Ne Shkoder
Familja e shquar Puka ne Shkoder, tre brez imam te nderuar
Familja myslimane Puka ne Shkoder eshte deshmi se kudo kane shprehur, perkushtim per t’i sherbyer komunitetit te tyre mysliman si qytetar te denje ne nje shoqeri te emancipuar.
Mulla Hysen Puka
Mulla Hysen Puka sherben me devotshmeri ne xhami te Shkodres. Humanizmi i tij u tregua edhe kur shprehu perkrahje dhe interesim per djalin e tij , Halilin per t’ia permbushur deshiren per arsimim te larte ne Stanboll. Per kete pari ndihmuen e Myftinise se Shkodres.
Hafiz Halil Puka (1880-1945)
Halil Hysen Puka pati fatin e mire te arsimohej ne mejtep nen kujdesin e te diturit e te ndriturit Mulla Medoja dhe te myderrizit te nderuar Hafiz Halil Bushatit ne medresen e Pazarit. Perfundimet e larta ne mejtep e medrese i dhane mundesi te vazhdonte studimet e larta ne Stanboll, ku diplomohet duke fituar edhe titullin elavdishem “Hafiz“, Hafiz Halil Puka. Si kthehet ne Shkoder, krijon edhe nje bibloteke, te cilen e pasuron vazhdimisht me ndihmen e teologeve te degjuar nga Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, Persia e Pakistani, me te cilet mbante korrespondence. Bibloteka e tij dhe korrespondenca pa kufi me dijetare eshte nje mesazh se dituria dhe veprimtaria intelektuale nuk mund te jete e suksesshme dhe e dobishme pa literaturen bashkekohore.
Hafiz Halil Puka per afaro 40 vjet shermben imam ne Xhamite e Shkodres, si edhe ne Berat e Vlore ne muajin e Ramazanit, gjithmone ne bashkepunm e mirekuptim me koleget e besimtaret. Per nivelin e tij te larte teologjik, perkushtimin e besim; per aftesi organizues e drejtuese; per urtesi caktohet Zv/Myfti i Shkodres. Sa pershkruhet me siper me 1993 eshte dekoruae me Dekret te Presidencial me Udherin “Naim Frasheri” te klasit I.
Hysni Hafiz Puka
Hysni Hafiz H.Puka, brezi i trete i kesaj famijeje te mirenjohur, vijon sherbimin per besimin islam ne kuadrin e Myftinise se Shkodres. Si mbaron me sukses medresen e Shkodres, sherben mesues i saj, myezin ne xhamine Plake te Parruces. Duke pare aftesiste e tij Myftinia e Shkodres e cakton sekretar te saj. Ai punoi me zell per pergatitjen e korit per kendimin e Mevludit sa e quajten “Bilbili i Mevludit”
Ajo qe e dallon familjen Hafiz Puka ne Shkoder eshte qendrimi tolerant me besimet e tjere, respektimin e tyre, sic eshte tradite ne Puke, vendlindjen e te pareve te vete, si edhe ne Shkoder. (F.Luli, I.Dizdari, N.Bushati- Ne kujtim te brezave, Shkoder 1997 fq.226)
Ne Kukes
Haxhi Hafiz Sulejman Laçi (1856-1937)
Laçajt jane shquar per besimtare edhe ne Kukes, Bardhoc, ku kane shkuar prej Puke qe para 200 vjetesh. Mulla Halim Laçi beri emer jo vetem si imam, por edhe si atdhetare i shquar per pavaresine e lirine e Atdheut. Per te nipin, Sulejman Laçin, tregoi interesim e kujdes te vecante per t’i dhene arsimim te plote islam. Medresen e perfundoi shkelqyeshe ne Prizren. Keshtu qe fitoi te drejten per te ndjekur studimet e larta ne Stanboll. Atje u shqua per studime: filozofike, teologjike, prandaj me t’i kthuer ne Prizren emerohet keshilltar (nasi) per arsimin ne administraren shteterore te Prizrenit, ku punoi per 10 vjet (1900-1910). Ai hapi shkolla shqipe ne rrethinat e Prizrenit, dhe te Lumes ne Kukes. Me vone ai u emeruar profesor ne Universitetin e Stanbollit ku per 20 vjet (1910-1930) dha leksionet e tij duke perballuar vitet e moshes mbi 70 vjecare. Ne moshen 74 vjecare kthehet ne vendlindje, ku sherbeu Myfti i Kukesit derisa vdiq. Roli i tij gjeti jehohe edhe ne studimet e Prof.dr.sh.Hoxhes (Sh.Hoxha, Kerkime per besimet fetare ne Lume. Tirane, 2005, fq.215)