Sot date 18 janar 2014 , ne qytetin e Fush-arrezit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e pare te Keshillite te Myftinise se rrethit Puke per vitin 2014 me kete rend dite: 1).Analiza e punes per vitin 2013 2).Plani i punes per vitin 2014 3).Te ndryshme.
Mbledhja u hap me leximin e nje pjese nga Kur’ani i shejte e kenduar nga imami i xhamise se re Puke Bekim Sokoli. Me pas Keshilli i Myftinise Puke miratoi rendin e dites. Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjate vitit 2013 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloj disa aktivitete te rendesishme ku permend simpoziumin me teme: “Shembulli i Profetit Muhamed a.s” ku mori pjese kancelari i K.M.SH-se Ali Zaimi, Perfaqsues zyrtare te Medreses Shkoder. Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Medreses Shkoder per tre muaj u zhvillua emisioni televiziv “Fjale Zemre“. Ky program u nderua me pjesmarrjen e N/Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu, imam dhe teolog nga Shkodra etj. Aktivitete te rendesishme jane zhvilluar gjate muajit maj dhe qershor ne Fush-arrez, Puke dhe Qerret. Domethenes ka qene grumbullimi i fakteve historike nga Xhemal Meçi, Gezim Kopani, Afrim Laçi mbi jeten islame nder vite ne rrethin e Pukes ku permend: Jeten e Imam Sadik Prishtines, Historia e xhamise se fshatit Iballe, Jeta e hoxhe Isuf Arif Hoxhes, Historiku i xhamise se fshatit Lajthize dhe Jeta e imam Osman Hoxha i Fletit. Gjate muajit amazan, Myftinia e rrethit Puke ka arrit te shtroj disa iftare me agjeruesit pukjan. Te gjitha keto aktivitete jane bere fale mbeshtetjes qe ka pase Myftinia Puke nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise, shoqata Islame si dhe nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke te cilet i falenderoj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Rrapen, Besnik Lluka gjate fjales se tij nder te tjera tha: “Piksepari falenderoj Myftiun e Pukes per punen e shkelqyer qe po bene ne perhapjen e fese islame ne gjithe rrethin e Pukes. Ne jemi rrethi i madh , dhe hallet jane te shumta, por me mbeshtetjen e njeri-tjeterit ne, mund te arrim realizimin e shum aktiviteteve.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Iballen Tahir Kapeta nder te tjera tha: “Punet qe po ben Myftinia Puke jane domethenese, por gjate vitit 2014 duhet nje pune me e madhe per fshatin e Iballes, pasi kemi shume nevoj, per zhvillimin e aktiviteteve islame, per restaurimin e xhamise se Iballes etj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Fush-arrezin Basri Selimaj nder te tjera tha: “Ne si keshill , por edhe Myftinia Puke kemi punuar per ndertimin e Xhamise se Fush-arrezit. Sic e kemi diskutuar edhe ne mbledhjet e tjera , Fush-arrezi vazhdon te vuaj mungesen e xhamise. Ju e dini se per ritet fetare ne marrim makinat dhe vime ne Puke vetem se nuk kemi xhami ketu. “
Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e bere gjate vitit 2013 ku Myftinia Puke ka arrit te ndihmoj me pako ushqimore dhe jo vetem rreth 700 familje ne nevoj, paraplegjik-tetraplegjik dhe familjet ne gjak.
Me perfundimin e mbledhjes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vendosi:
-Miratimin e analizes se Myftinise se rrethit Puke per vitin 2013
-Miratimi i planit te punes per vitin 2014
-Rishqyrtimin e pagave te personelit te Myftinise se rrethit Puke.
-Ndihmimi i rreth 80 familjeve te varfera me pako ushqimore
-Nderhyrje per restaurim ne xhamine e fshatit Iballe.
-Zgjedhja e perfaqsuesve te Myftinisese se rrethit Puke ne fshatrat: Flet, Xathe dhe Uji i ftohte Lajthize.
-Vendosja e emrit te ri per xhamin e re te qytetit te Pukes.
-Dhenijen “Çertifikate Mirenjohje” per kontributin e dhene ne Myftinine e rrethit Puke per: Prof. Xhemal Meçi (Antar i Keshillit te Myftinise Puke prej vitesh), Çertifikate Mirenjohje pas vdekejes per Imam Zenenl Hoxha (Ish-Myfti i rrethit te Pukes) dhe Çertifikate Mirenjohje per imam Sadik Prishtina (ish-imam ne xhamin e fshatit Kabash)
Myftinia e rrethit Puke
Fush-arrez
18 janar 2014