Trupi, shpirti dhe jeta jone shoqerore perfiton shume gjera me faljen e namazeve. Disa nga dobite e namazit jane:
Namazi na mundeson qe ta kujtojme Allahun ashtu sic Ai e meriton
Allahu i Larte na njofton se “shpirtrat tane do ta arrijne kulmin e qetesise vetem duke e perkujtuar Allahun.” Allahu xh.sh thote:
“O ju qe besoni! Kerkoni ndihme prej Allahut me durim dhe namaz! Padyshim qe Allahu eshte me ata qe durojne.” (Bekare, 153)
Perkujtimi i Zotit qe e duam me shume se cdo gje dhe perkujtimi i emrit te Tij, na e qeteson shpirtin dhe zemren e ngushtuar duke i dhene asaj prehje. Menyra me e bukur per te kujtuar Allahun eshte falja e namazit. Cdo namaz qe falim, na kujton Zotin tone. Si rrjedhoje, namazi eshte nje miresi e madhe. Pejgamberi yne i dashur shpejtonte per ta kryer sa me pare dhe me mire namazin, sepse ai e dinte shume mire vleren e kesaj miresie. Qetesine dhe lumturine qe perjetonte duke e kujtuar Zotin me faljen e namazeve, ai e ka shprehur duke thene: “Falja e namazit me ben te lumtur.”
Allahu xh.sh thote: “Shpirtrat gjejne qetesi vetem me perkujtimin e Allahut!” (Ra’d,28)
Namazi na ben te kujtojme diten e llogarise dhe te ahiretit
Ne kete bote, ka shume gjera qe i bejne njerezit te harrojne bote tjeter. Njerezit qe e harrojne ahiretin dhe nuk mendojne se nje dite do te japin llogari per gjithcka, mund te bejne cdo te keqe per interesin e vet. Atehere eshte e nevojshme nje paralamerues qe t’ua kujtoje atyre ahiretin. Namazi qe falim me vetedije dhe me kujdes na kujtojne pese here ne dite Allahun, diten e gjykimit dhe ahiretin, duke na larguar nga punet e keqija. Keshtu nuk demtojme as pasurine e njerezve te tjere, nuk ua lendojme zemren dhe as nuk ua cenojne te drejtat.
Namazi na pastron nga gjynahet
Namazi eshte momenti i takimit tone me Zotin. Kur falin namaz e dime qe kemi dale para Allahut. Kur duam te bejme nje pune qe eshte gjynah, heqim dore duke menduar se do te falim namaz dhe do te dalim para Allahut. Keshtu pastrojme zemren nga mendimet dhe ndjenjat e keqija dhe organe te tilla si doren dhe gjuhen nga sjelljet e keqija.
Namazi na mundeson te jemi te edukuar
Namazi eshte nje mundei shume e mire per te qene te vetedijshem per gjynahet dhe gabimet e bera si dhe per t’u penduar per to. Ne saje te namazit kerkojme falje nga Zoti yne. Ne dalim para Zotit pese here ne dite duke menduar se Ai eshte ne dijeni te gjerave qe bejme, prandaj dhe u kushtojme kujdes sjelljeve dhe veprimeve tona. Keshtu beheni njerez te moralshem.
Namazet i japin begati dites sone
Kur i falim rregullisht namazet, edhe diten e planifikojme sipas koheve te namazeve. Ende pa lundur dita, ngrihemi per te falur namazin e sabahut duke e filluar diten heret. Ndersa pjesa me e madhe e njerezve jane ne gjume, ne kemi perfunduar nje pjese te puneve tona. Ne kete menyre arrijme te perfitojme nga lutja e Pejgamberit tone te dashur i cili ka thene: “Zoti im! Begatoje kohen e agimit per umetin (popullin) tim!” Duke falur namazet e drejes dhe te ikindise ne oren me te dendura te punes, perkujtojme Allahun dhe çlodhim shpirtin toe. Mes namazeve pushojme, qetesohemi psikologjikisht dhe mbledhim energji per punet ne vazhdim. Per shkak se kemi punuar duke u clodhur, puna jone do te jete edhe me e begate. Pas faljes se namazit te akshamit dhe te jacise, bejme llogarine e dites dhe fleme me qetesine qe na jep permbushja e detyrave tona ndaj Allahut. Allahu xh.sh thote: “Fal namazin ne dy anet e dites dhe ne oret e nates afer dites.” (Bekare,153) “Padyshim qe namazi i laron njeriun nga te keqijat dhe imoraliteti.” (Ankebut,45)
Namazi na meson te jemi gjithmone te paster
Kur marrim abdest per te falur namain, ne pastrojme pjeset e trupit qe ndoten me shume ne jeten e perditshme. Ne i kushtome kujdes pastertise se trupit, te veshjes dhe te vendit ku do te falim namazin. Duke marr abdest ne i pastrojme dhe lajme disa here ne dite duart, fytyren dhe kembet. Keto na japim mundesi ta kthejme pastertine ne zakon.
Njehere Pejgamberi yne pyeti shoket:
“Si mendoni? Nese perpara deres se dikujt rrjedh nje lum ne te cilin ai lahet pese here ne dite, a do ti mbese ne trup ndonje papasterti? Shoket u pergjigjen:
Jo, asgje.
Ja pra, edhe pese kohet e namazit keshtu jane. Allahu, me pese kohet e namazit, i fshin te gjitha gjunahet.”
(Buhari, Mevakit 6, Muslim, Mesaxhid, 283)