Myftiu i Pukës priti në takim përfaqësuesen e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore

Sot më, 08 qershor 2026, Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani, priti në një takim zyrtar Përgjegjësen e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Pukë, znj. Klea Ahmetaj.
Gjatë takimit znj. Ahmetaj prezantoi shërbimet që ofron institucioni që ajo përfaqëson, duke theksuar se ndihma juridike falas synon të mbështesë qytetarët dhe shtresat në nevojë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të përfitojnë shërbime juridike.
Nga ana e tij, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani e falënderoi znj. Ahmetaj për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim institucional në funksion të mbështetjes së komunitetit.

Leave a Reply