
Nepermjet nje postime ne median sociale , Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka publikuar per here te pare godinen e vjeter te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash – Puke, duke sjell nje pamje me te plote te mejtepit ne krahasim te fotografis se vitit 1977. Ne vijim mund te lexoni postimin e publikuar nga Myftiu Gezim Kopani
“Mejtepi i xhamisë së fshatit Kabash , Pukë.
Ky objekt ka vlerë të veçantë historike dhe arsimore e fetare për fshatin Kabash. Pikërisht në këtë mejtep ka nisur zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe, duke u shndërruar në një nga vatrat e para të dijes në zonë dhe jo vetem.
Po në këtë mejtep u hap për herë të parë zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Ndër mësuesit e parë që kontribuan në arsimimin e brezave padallim ishte Hoxhë Sadiku, i cili njëkohësisht shërbente edhe si imam i xhamisë së fshatit Kabash, duke bashkuar fenë dhe dijen në shërbim të komunitetit.
Mejtepi ndodhej përballë xhamisë së fshatit Kabash, ndërsa fotografia i përket vitit 1970, duke ruajtur një dëshmi të çmuar të historisë arsimore , fetare dhe kulturore të zonës.”