Xhamia e Kodër Hanit tërheq dhjetëra vizitorë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025


Sipas të dhënave të regjistruara në Xhaminë e Kodër Hanit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, kjo xhami ka pritur 148 vizitorë. Përfaqësuesit e Myftinisë Pukë tregojnë se vizitorëve u ka bërë përshtypje:
-Vjetërsia dhe vendodhja e veçantë e xhamisë
-Roli që kjo xhami ka pasur në shuarjen e konflikteve të ndryshme, përfshirë gjakmarrjen
-Historia e hoxhës që mbolli “manin e zi” (e njohur si mani i xhamisë), si dhe historia e kronit të askerit(ushtarit)
-Historitë e hanëve , llogorja e vjeter , vend marrja e abdestit etj.

Vizitorët e xhamisë kanë qenë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të besimeve të ndryshme fetare, njëkohësisht nuk kanë munguar as vizitorët e huaj, kryesisht nga Gjermania, Austria dhe Polonia.

Ndërkohë , Myftinia Pukë disa aktivitete me karakter të veçantë si: festat zyrtare, predikime me rastin e netëve të mira, celebrime të çifteve të reja etj i zhvillon në xhamin e Kodër Hanit.

Në vitin 2023, Myftinia Pukë përuroi rindërtimin e Xhamisë së Kodër Hanit, e cila konsiderohet një nga xhamitë më të vjetra të ndërtuara në veriun e Shqipërisë.

11 gusht 2025

Leave a Reply