
Sot (25 korrik 2025), me propozim zyrtar të Bashkisë Pukë, është miratuar në Këshillin e Bashkisë Pukë një ditë feste e quajtur: “Festa e Ditës së Bamirësisë Pukjane”.
Meqenëse në këtë mbledhje është përmendur disa herë edhe emri i xhamisë, ndjejmë detyrimin të sqarojmë besimtarët mysliman dhe opinionin publik se:
Myftinia Pukë nuk është informuar, as nuk është pyetur apo konsultuar në lidhje me këtë nismë. Për më tepër, në transmetimin e drejtpërdrejtë (live) u përmend se do të mblidhen të ardhura edhe nga xhamia, çfarë është plotësisht e pavërtetë dhe e mohojmë kategorikisht një gjë të tillë. Garantojmë besimtarët se: Asnjë gjë nuk do jepet.
Për këtë dhe jo vetëm, Myftinia Pukë nuk do e njohë këtë vendim pasi nuk është gjithë përfishirës dhe i mirë menduar. Po ashtu, ftojmë besimtarët tanë myslimanë, që të mos e njohin këtë vëndim, i cili nuk i është nënshtuar konsultës publike dhe aktorëve real të bamirësisë.
Bamirësia është vlerë fisnike, akt solidariteti ndaj nevojtarëve, e jo festë për të thith fonde apo për të krijuar ndasi të ndryshme shoqërore.