Takim me besimtarët dhe qytetarë e rrethit Pukë është nisma e bërë publike nga Myftiu Gëzim Kopani

Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)


Në hytben e kësaj xhumaje (18 korrik 2025), Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani njoftoj besimtarët mbi disa nisma të tij , që me lejen e Allahut synon të zhvilloi një herë në vit. Kjo nisme quhet: “Takim me besimtarët dhe qytetarët e rrethit Pukë”.
Qëllimi është përfshirja dhe afrimi edhe më i madh i besimtarëve me islamin dhe xhaminë, duke përfshirë të dy gjinitë, intelektualët, si dhe pukjanët e larguar nga vendlindja, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Takimi i parë do të zhvillohet më 25 korrik 2025, në xhaminë e Kodër Hanit, para faljes së namazit të akshamit.
Më tej, do të vijojnë edhe takime të tjera sipas këtij plani:

• Takim me emigrantët dhe të larguarit nga rrethi i Pukës
• Takim me intelektualë, biznesmenë, operatorë turistikë etj.
• Takim me përfaqësues të profesioneve të ndryshme etj

Nëpërmjet kësaj nisme Myftiu dëshiron që myslimanët e rrethit Pukë të zhvillojnë një lidhje edhe më të ngushtë me islamin dhe me Myftininë, të njihen me aktivitetet që ajo zhvillon, si dhe të angazhohen më shumë në dobi të njëri-tjetrit, qytetarëve dhe Atdheut tonë.
Dhe në mbyllje Myftiu mbyllet me urimin:

Allahu na dhëntë sukses !

Leave a Reply