Nga mrekullit e Kur’anit te bekuar eshte edhe ajo se si ai shpjegon ne detaje krijimin e njeriut.
Ne Kur’an Allahu xh.sh. thote:
“Ne e krijuam njeriun prej nje ajke (lengu), te palces se baltes. (El Muminun, 12) Prej nje gjaku te ngjizur (El Alak, 02) “E pastaj , e beme ate pike fare dhe e vendosem ne nje vend te sigurt (miter). Me pas, piken e fares e beme cop gjaku (droçkë gjaku), e pastaj e beme copez mishi, me ate copez mishi bem eshtrat, pastaj i veshem eshtrat me mish dhe pastaj e beme ate njeriun tjeter (duke i futur shpirtin). I lartesuar eshte Allahu, me i miri Krijues!” (El Muminun, 13-14) “Pastaj ju , pas kesaj do te vdisni, e pastaj, ju me siguri qe do te ringjalleni ne Diten e Kijametit. Ne kemi krijuar mbi ju shtat qiej dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj krijesave Tona.” (El Muminun 15-17)
Ndersa profeti Muhammed a.s. ka thene: “Çdonjerit prej jush i mblidhet krijimi ne mitren e nenes se tij per dyzet ditet e para, pastaj behet si gjak i ngjizur, e pastaj ajo behet cop mishi, pastaj dergohet nga Allahu xh.sh. meleku per ti vendos shpirtin ne trupin e tij, dhe udherohet per shkrimin e kater çeshtjeve: Riskun, kohen e vdekjes , veprat e tij dhe rruget e jetes (i bekuar apo jo)…” (Buhari)
Me kete mrekulli te krijimit te Allahut xh.sh. dhe shume krijimeve te tjera te pafund Allahu xh.sh. pyet:
“Kjo eshte veper e krijimit te Allahut, me tregoni pra mua se ç’krijuan ata te tjeret pos Tij? Jo, asgje, pra idhujtaret jane nje humbje te pafund (te sigurit).” (Llukman, 11)
(Myfti i Pukes)