Një delegacion italian viziton Xhaminë e Et’hem Beut


Princi Karl i Burboneve i dy Siçilive, Duka i Kastros, Grand Master i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, së bashku me Eminencën e tij Renato Raffaele Cardinal Martino, Grand Prior, i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, të shoqëruar nga një delegacion i gjerë, vizituan sot xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet.

Aty ata u pritën nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, i cili i njohu ata me historikun e Xhamisë së Et’hem Beut, si dhe me rolin dhe rëndësinë e saj si simboli Islamit në Shqipëri.

Nga ana e tyre kryesuesit e këtij delegacioni shprehën vlerësimet e tyre për arkitekturën mbresëlënëse të kësaj Xhamie si dhe vlerat që ajo mbart si monument kulture.

2 Dhjetor 2013

/Drita Islame/

Leave a Reply