Një delegacion nga Ministria e Brendshme e Turqisë vizituan sot Xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet.
Delegacioni përbëhej nga Ndihmës Sekretari i Ministrisë së Brendshme të Turqisë, z. Enver Salihoglu, zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit turk, z. Zeki Çatalkaya dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Brendshme, z. Abdurrahman Korucu.
Ata u pritën nga Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra, i cili i njohu ata me historikun e kësaj xhamie e cila është kthyer në simbolin e islamit në Shqipëri, si dhe në simbolin e rezistencës ndaj komunizmit, pasi ajo është ndër të paktat objekte kulti e cila i shpëtoi shkatërrimit që mbolli regjimi komunist.
Gjithashtu Myftiu Gurra i dhuroi z. Enver Salihoglu një panoramë të kësaj xhamie, të cilën ai premtoi se do ta mbajë në zyrën e tij. Ndërsa Salihoglu i dhuroi myftiut Gurra një suvenir me logon e Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
11 Nëntor 2013
/Drita Islame/