Tregim “Cfare do qe te besh, ate do gjesh”


Tregohet se nje here e nje kohe ne nje qytet nje i varfer u thoshte njerezve qe i dilni perpara:

“Kush ka bere dicka, patjeter do ta gjeje ate qe ka bere.” Nje grua degjon fjalet e ketij njeriu te varfer dhe e inatosur nga keto fjale, me ane te cilave ai kerkonte ndihme, pergatit nje tepsi me byrek ne te cilin kishte futur helm. Byrekun ia jep te varferit duke i thene:
-Merre kete byrek sepse sapo e kam pjekur.
Plaku i varfer i cili nuk ishte ne dijeni te helmit qe ndodhej brenda ne byrek i pergjigjet gruas:
-Allahu xh.sh ta shperblefte! Me pas, ai merr byrekun, e fut ne cante dhe duke u ulur prane nje cezme ne te dale te qytetit, behet gati per te ngrene byrekun. Nderkohe, aty prane kalon nje ushtar i cili e sheh byrekun dhe i thote plakut te varfer:
-Po vdes nga uria. Te lutem, a me jep pak nga byreku yt?
Te varferit i erdhi keq per ushtarin e uritur dhe ia jep atij te gjithe byrekun qe ia dhe gruaja ndersa vete nxjerr nje kore buke te thate, e fut ne uje dhe me pas fillon ta haje. Nderkohe, ushtari qe ishte kthyer nga nje udhetim i gjate, e ha byrekun menjehere. Me pas, ai pi edhe pak uje, e falenderon plakun e varfer dhe vazhdon rrugen e tij.
Ndersa ushtari ende nuk kishte arritur ne shtepi, fillon te ndjeje nje dhimbje ne stomak. Ai shtrihet ne toke dhe perplaset aty nga dhimbja. Nena e tij e cila kishte vite qe nuk e kishte pare te birin, kur e sheh ate skene fillon te bertase dhe te ulerase. Me lot ne sy ajo pyet djalin e saj:
-Biri ime! Cfare te ka ndodhur?
Djali fillon ti tregoje:
-Pak me pare , po vija me shpejtesi per te takuar sa me pare. Perpara se te vija ketu, ne te dalte te qytetit pranje nje cezme pasnje nje plak qe po pergatitej per te ngrene. Ne fakt, edhe une isha i uritur dhe i kerkova atij dicka per te ngrene. Ai isht zemermire dhe menjehere me dha byrekun e tij qe kishte ndersa vete filloi te hante buken e thate te cilen e njomi ne uje. Sapo u largova nga ai, me filluan dhimbjet e stomakut.
Gruaja e kuptoi se djali i saj kishte ngrene byrekun e helmatisur qe kishte pergatitur per plakun e varfer dhe thote:
-A e shikon se cfare me ndodhi? Biri im! Une te kam helmuar ty. Ne byrekun qe ti ke ngrene, une kisha hedhur helm.

Marr nga: http://gezim-kopani.blogspot.com/

Leave a Reply