Per here te pare pas 54 vitesh falet namazi i xhumas ne fshatin Trun te Njesise Administrative Blerim, Fushe Arrez, Puke.Faljen e namazit te xhuma e beri Myftiu Gezim Kopani i cili ne hytben e xhumas foli mbi rendesin e adhurimit ndaj Allahut xh.sh.Emocione te shumta percollen te moshuarit te cilet nuk nguruan te falenderojnë Myftiun per faljen e namazit te xhumas pasi sipas tyre prej 54 vitesh ne fshatin tone nuk eshte kryer falja e xhumase. Po ashtu ne emer te fshatit beri nje falenderim edhe Kryeplaku i fshatit Turn Isuf Selmani.Fshati Trun eshte nje nga fshatrat me te larget nga qyteti i Pukes. Si ne shume fshatra te tjere dhe fshati Trun ka pas xhami e cila ka qene e ndertuar mes fshatrash me qellimin per ti sherbyer disave prej tyre.