Drejtoria e Vakëf Investimeve dhe Finanës pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në datat 17 – 18 qershor 2021, organizoi në Qytetin e Beratit, një “workshop” me të gjithë administratorët e myftinive në rang Republike.Ky workshop u organizua në kuadër të riorganizimit administrativ, miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-s, e cila konsiston në disa ndryshime në gjithë strukturën e administratoreve dhe kompetencave të tyre.Drejtori i Vakëf Investimeve dhe Fianës, z. Edison Hoti, shpjegoi në mënyrë të detajuar ndryshimet konkrete në Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të KMSH-s, si dhe u prezantua draft rregullorja e re e drejtorisë së Vakëf Investimeve dhe Financës.Prezantimi i platformës se re online, “E-prona”, risi kjo e drejtorisë përkatëse për t’iu përafruar sa më shumë inovacionit dhe zhvillimeve teknologjike të kohës, ishte pjesë e rëndësishme e këtij takimi.E-prona është ndërtuar për të siguruar një mirëfunksionim në kohë reale të proceseve të lidhura me administrimin, pronat, gjyqet dhe financën.Përgjegjësit e zyrës së vakëfeve (pronave), zyrës juridike pranë drejtorisë dhe zyrës së projekteve dhe investimeve shpjeguan në mënyrë të detajuar procedurat dhe projektet kryesore për të ardhmen, të lidhura me fushën e tyre.Një vëmendje të veçantë iu kushtua projektit në lidhje me proceset gjyqësore që rezultojnë nga trajtimi i pronës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kostos financiare, procesit të legalizimit dhe menaxhimit të projekteve dhe investimeve konkrete.Ditën ë dytë të këtij workshopi e përshëndeti edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.Një hapësirë E veçantë iu dedikua modelit islam të financave dhe sistemit bankar islam, temë për të cilën folën përfaqësuesit e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA).Duke qënë se data 18 përkoi edhe me ditën e xhuma, Kryetari Spahiu mbajti edhe hutben e javës në Xhaminë e Plumbit, Berat.
Burimi: https://www.kmsh.al/drejtoria-e-vakef-investimeve-dhe-finanes-prane-kmsh-organizoi-workshop-me-te-gjithe-administratoret-e-myftinive-ne-rang-republike/