Njoftim: Konkurs për Thirrjen e Ezanit

Duke marrë parasyshë rolin dhe rëndësinë që feja jonë e bukur, Islami, i kushton thirrjes së parë për në adhurimin e namazit, pra Ezanit, si dhe nevojën që kemi ne si komunitet dhe si shoqëri Shqipëtare për thirrjen në mënyrë sa më të bukur dhe profesionale të tij, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizoi një konkurs për “Thirrjen e Ezanit”, ku do të marrin pjesë kandidatë Muezin nga e gjithë Shqipëria. Grupmosha e kandidatëve do të jetë 15 deri në 25 vjeç.

Faza e parë: Lajmerimi prane Myftinive perkatese për të marr pjesë në këtë konkurs të “Thirrjes së Ezanit”

Faza e dytë: Çdo myftini do të organizoi një konkurs në një datë të caktuar brënda muajit Qershorë me kandidatet e atij qyteti apo vendi, ku sipas rastit do të marrin pjesë edhe një anëtarë kryesie. (cdo myftini, sipas mundësive, mund të medoi nga një dhuratë të vogël për çdo pjesmarrës)

Faza e tretë: Pas mbarimit të çdo konkursi lokal brenda muajit Qershorë, ditën e Shtunë, më datë 17 Korrik 2021, ora 10 00, në ambientet e Universitetit Bedër, Tiranë, do të organizohet konkursi final.

Perveç Myftinieve Elbasan, Diber, Gjirokaster, Tirane, Kukes, Shkoder, Berat, Korçe, Durres, Kavaj kapaciteti i kandidatëve të cilët do të pranohen nga çdo myftini tjetër do të jetë 1 kandidat.

Konkursi final në Tiranë do të jetë një organizim serioz, ku do të përshëndetet nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu dhe me pjesëmarrje të 3 personave kompetent të kasaj fushe në rolin e Jurisë e cila do të përcaktoi edhe fituesit.

VEMENDJE!
Për rrethin e Pukës afati i regjistrimit në konkurs do jetë deri me datë 24 qershor 2021 për të vazhduar më pas me daten e konkursit pranë Myftinisë Pukë e më pas ne fazat e tjera.

Shënim: Për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në konkursin final do të ketë nga një dhuratë, ndërsa për 3 çmimet e para, dhurata do të jetë më specifike.

Ndjekja e këtij konkursi në rrethin e Pukës do të bëhet Myftiu Gëzim Kopani dhe në tërsi nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Tauland Bica

Duke shpresuar që ky organizim të jetë i hajrit dhe ti shërbei fesë tonë të bukur.

Faleminderit!

Leave a Reply