Guri i zi (Qabja)

Më shumë se pesë mijë vjet më parë, babai i profetëve, profeti Ibrahim (paqja qoftë mbi të) ndërtoi Qaben duke përmbushur urdhrin e Allahut. Ai (paqja qoftë me të!) e ndërtoi edhe me ndihmën e djalit të tij më të vogël, Ismailit (paqja qoftë me të!). Ja se si përshkruhet në Kur’an ndërtimi i Qabes:
“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes, luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!” (Kur’ani, 2:127)
Babai dhe djali, besimtarë të sinqertë të Zotit Një, po përpiqeshin ta ndërtonin me zemër të ngrirë (për myslimanët kjo është shkalla më e lartë e përkushtimit, pasi frika dhe droja shprehin besimin e pastër te Allahu). Ata kishin droje se Allahu nuk do t’ua pranonte shërbesën e tyre të përvuajtur. Ky është thelbi i monoteizmit, një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë myslimanët. Kur ndërtesa kishte shkuar gjer në një farë lartësie, Ibrahimi (paqja qoftë me të!) i kërkoi të birit një copë guri për të shënjuar cepin e ndërtesës. Ndërkohë që i biri po kërkonte gurin, engjëlli Xhibril u shfaq me një gur nga xheneti.
Ibrahimi (paqja qoftë me të!) e mori gurin dhe e vuri në vendin e duhur, dhe i tillë qëndron atje sot e kësaj dite. Është një gur qiellor, nuk është aspak gur tokësor. U zgjodh prej Allahut për Shtëpinë e Tij të Shenjtë (Qaben).
/kmsh.al/

Leave a Reply