Kur njeriu i bindet Allahut xh.sh. duke derguar ne vend urdherat e Tij, nje person i till do behet i devotshem. Ne rangun e te devotshmeve futen edhe ato qe agjerojne muajin e Ramazanit.Allahu xh.sh. thote:
“O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim , ashtu sic ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem.” (El Bekare , 183)
Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. thote:
“Ai qe agjeron nje dite per hire te Allahut, Allahu do ia largoj fytyren e tij prej zjarrit te xhehenemit per 70 vjet.” (Muslim)
Ndersa ne nje hadith tjeter thote: “Agjerimi per hire te Allahut eshte mburoje, qe e mbron njeriun nga zjarri.” (Taberani)
Profeti Muhammed a.s. thote: “Kush e agjeron ramazanin me besim e shprese ne Allahun, Allahu ia fal atij gjitha gjynahet e kaluara.” (Buhari)
Nesaiu transmetoh se nje here Ebi Umame r.a. i ka thene Muhammedit a.s; “Me porosit mua per ndonje pune e cila te vlej shume tek Allahu xh.sh. Muhammedi a.s. i thote: “Duhet te agjerosh, pasi nuk ka gje tjeter qe i ngjan atij apo aqe afrohet me te.”
Punet e mira qe behen gjate muajit Ramazan ka vlere me te madhe se sa ne muajit e tjere. Keshtu ne nje hadith kudsij Muhammedi a.s. thote: Per cdo pune te mire njeriu shperblehet me dhjete fish e deri ne shtete here me shume, me perjashtim te agjerimit. Agjerimi eshte per Mua thote Allahu dhe vetem Une shperblej per te. Robi im le ushqimin dhe pijen, per Mua, atehere vetem Une e shperblej ate
Ata qe per hire te Allahut xh.sh. kryejne agjerimin Allahu xh.sh. ka vendoshur ne xhennet nje dere e cila quhet Rejjan.
Nga Sehl bin Sad r.a, kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ne xhennet ndodhet nje dere e cila quhet Rejjan. Diten e kijametit tek kjo dere hyjne vetem agjeruesit dhe askush tjeter. Tek kjo dere u thuhet: Ku jane ata qe agjeruan? Ne kete moment do te ngrihen agjeruesit dhe nuk do hyje askush tjeter per vec tyre. Kur te perfundojne agjeruesit , ajo dere do mbyllet dhe nuk do hyje askush me.” (Buhari, Muslim)
Punet e mira me te cilat kenaqet Allahu xh.sh, fshin punet e keqija. Keshtu Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Gabimet qe mund te bej njeriu ne familjen e tij, me pasurin e tij apo me fqinjin e tij, i fshijne namazi , agjerimi dhe sadakaja.” (Buari, Muslim)
Me agjerimin e muajit Ramazan , myslimani fiton kenaqesin dhe qetesin shpirterore. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ai qe agjeron ka dy gezime; Nje kur ben iftar dhe nje kur do te takohet me Zotin e tij.” (Buhari & Muslim)
Miresit e ramazanit jane aq te medha saqe vete agjerimi do kerkoj tek Allahu xh.sh. meshire e mbrojtje per agjeruesin. Sic e dim ne muajin ramazan ka filluar zbritja e Kur’anit i cili gjithashtu do bej ndermjetesim tek Allahu xh.sh. per lexuesit e tij.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Agjerimi dhe Kur’ani do kerkojne meshire per agjeruesin apo lexusin e tyre. Agjerimi do thote: O Allahu im! (Kete person) Gjate agjerimit e kam ndaluar nga ushqimet dhe marredheniet intime , prandaj pranoje ndermjetesimin tim. Ndersa Kur’ani do thote: “E kam penguar te fleje gjate nates, prandaj pranoje ndermjetesimin tim.” (Hakimi)
Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit, Allahut xh.sh ka leshuar nje nate e quajtur Kader e cila ka vleren me shume se nje muaj. Kushdo qe brenda dhjete diteve te fundit te muajit ramazan arrin te gjej naten e Kadrit me lutje , ibadete, istigfare etj, konsiderohet sikur e ka bere kete per njemije muaj. Po nese kete arrin disa here gjate jetes se tij? Pra vlerat e muajit ramazan jane vertet te shumta.
Nga Ebu Hurejre r.a. kemi se Muhammedi a.s. ka thene: “Ju erdh muaji ramazan, muaj i bekuar. Allahu xh.sh. ju ka urdheruar te agjeroni. Ne kete muaj hapet dyert e xhennetit dhe mbyllent dyert e xhehenemit. Ne kete muaj lidhen shejtanet. Ne kete muaj eshte nata e cila eshte me e mire se nje mije muaj. Kush privohet nga kjo miresi, ai eshte vertet i humbur.” (Nesai)
Allahu xh.sh. thote;
“Ne e zbirtem ate (Kur’anin) ne naten e Kadrit. E c’te beri ty te dijsh se cfare eshte nata e e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me vlefshme (rendesishme) se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre ne(ate nate) zbresin meleket dhe shpirit (Xhibrili) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit.” (El Kader, 1-5)