Nëna, si edukatore e një populli është një nga themelet e familjes. Ajo është aq shumë e shtrenjtë në këndvështrimin islam, saqë i dërguari i Allahut (a.s.) në një hadith thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”
Nëna me dorën e saj të shtrenjtë, edukon një popull, formon bërthamën e shoqërisë dhe themelin e familjes. Është një qenie tek e cila fëmijët kthehen në folenë e tyre plot dashuri dhe ngrohtësi.
Në këtë këndvështrim, Islami i ka dhënë nënës një vlerë të tillë, ku Profeti (a.s.) thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”
Nëna, e cila merr këtë veçori, me përkushtim ka një funksion shumë të madh në arsimimin e fëmijës. Potenciali në shpirtin e nënës është krijuar nga Allahu (xh.xh.) me butësi, mëshirë, përpikëri dhe saktësi. Nëna në natyrën e saj është me të vërtetë një mësonjëtore dhe një edukatore. Për atë detyra më e rëndësishme duhet të jetë edukimi i fëmijëve. Allahu e ndan nga të dashurit në Ditën e Kiametit atë të cilin e ndan nënën nga fëmija i saj. Në hadithin e mësipërm shfaqet qartë roli i nënës për edukimin e fëmijës.
Ndërkohë që nëna vepron me përkushtim, edhe babai duhet të jetë i kujdesshëm në punën e tij, duke mbushur një hapësirë në familje. Në shumë raste babai është jashtë shtëpie, ndërsa nëna është në çdo moment me fëmijën e vet.
Sipas kërkimeve që janë bërë, del konkluzioni se arsimimi i fëmijës fillon që në barkun e nënës. Mendimet, ndjenjat dhe veprimtaria e nënës ndikon në foshnjën e saj. Nëna dhe babai duhet të mundohen njëkohësisht për arsimimin e fëmijës, duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të jenë kundra njëri-tjetrit për arsimimin e fëmijës. Mbasi fëmija të ketë ardhur në jetë, mjafton edhe një e prekur e nënës mbi trupin e tij, që ai të marrë butësinë dhe ngrohtësinë e saj.
Prandaj nëna duhet t’i japë shumë rëndësi mënyrës së jetesës së saj, moslënies pasdore të fesë (besimit), mënyrës së ngrënies dhe pirjes, të folurit dhe të ndenjurit.
Mënyra e arsimimit të fëmijës është natyrore. Ajo i ngjason një aparati fotografik ku pozon çdo gjë që shikon. Në këtë periudhë kohe fillon dhe formohet dinamika e natyrës së fëmijës.
Duhet të jetojmë duke i marrë parasysh të gjitha këto gjëra. Duhet që të jemi të disiplinuar dhe të jetojmë një jetë të programuar dhe të planifikuar.
Ne jemi ata çka mbollën të parët tanë. Në të ardhmen do të jenë trashëgimtarët tanë, të cilët do të jenë e ardhmja e kombit. Atëherë le të përgatisim fidanë të tillë që në të ardhmen të jenë jo vetëm pemë me gjethe dhe lule të bukura, por për më tepër pemë frytdhënëse.
/Revista Drita Islame/