Jeta e Imam Sahit Hoxha ( 1894-1976)
Sahit Hoxha ishte prej fshatit Lejthize. Mesimet e para i mori ne mejtepin e “Koderhanit” Puke. Me hapjen e mejtepit ne Gryke-Kabash, ku mesohej edhe gjuha shqipe, vazhdoi per 3 vjet ne fshatin Kabash.
Mejtepin e Kabashit e kreu shkelqyeshem. Me interesimin e imam Sadik Prishtines, perfundon Medresene e Shkodres. Pati tregetar shkodrane, qe e ndihmuan ekonomikisht qe te perfundonte medresene. Ne fillim e pati te veshtire. Ato pak pare qe pati, iu mbaruna. Deshira per te vazhduar studimet islame ishin aq te medha sa filloi te shkonte ne mesim pa ngrene. Duke ecur, i bie te fiket prej urie. Kalimtaret e ndihmojne te ngrihet.
Tregtari bamires Man Tepelia i siguroi bursen. Ai mbeti gati anonim, por bujaria e tij ndihmoi nje medresist qe te behet imam, nje prej imameve me te shquar e me te perkushtuar te Pukes.
Me 1936-1937 sherbeu imam ne Mes Myselin te Shkodres , 1938 imam ne fshatin Micoj te Pukes. Me 1930-1940 sherbeu imam ne Vaspas. Plot 26 vjet (1941-1967) imam Sahit Hoxha sherbeu si imam ne xhamin e fshatit Kabash Puke.
Gjate viteve ne sherbim, gjithmone ka qene i gatshem, serioz dhe i kujdesshem ne cdo sherbim fetare. Gjate “LANCL” shtepia e tij ishte nje nga bazat e luftes. Edhe pse ne gjendje ekonomike te renduar ishte bujar e mikprites.
Imam Sahit Hoxha vdiq ne vitin 1976 ne moshen 82 vjecare.
Pergatiti: Gezim Kopani
Autore: Xhemal Meçi, Gezim Kopani
Burimi: Xhemal Meçi, Arkivi i Myftinise Puke, antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke dhe Gezim Kopani