Mesazh urimi i Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e Fiter Bajramit

Bismilahir Rahmanir Rahim!

Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!

Te nderuar besimtare mysliman te rrethit Puke!

Es selamu Alejkum!

Ne keto çaste te fundit te muajit Ramazan, si dhe ne kete nate te Bajramit, kam kenaqesin te uroj besimtaret mysliman te rrethit Puke e me gjere; Per hajer festen e Fiter Bajramit!

Per nje muaj ishim te bashkuar ne agjerimin e muajit ramazan, ne kryerjen e puneve te mira, ne faljen e namazeve , leximit te Kur’anit, shtrimin e iftareve, dhenien e sadakase, duke u kthyer keshtu, njerez te dashur me njeri-tjetrin. Keto virtyte duhet ti mbajme edhe jasht muajit ramazan, qe te jemi te dashur tek Allahu xh.sh.

Prandaj lus Allahun xh.sh te na kete pranuar ibadetet tona, lutjet dhe inshaAllah kemi marr shperblimin e Allahut xh.sh. !

Me atmosferen e shpreses se shperblimit te Allahut xh.sh, ju uroj festen e Fiter Bajramit, duke uruar qe ta kaloni te lumtur e te bashkuar.

Urim i veçant shkon per te gjithe myslimanet pukjan qe ndodhen ne emigrim duke uruar ata dhe ne qe jemi ketu; Nga mot per hajer festen e Fiter Bajramit!

Myftiu i Pukes

Gezim KOPANI

 

Puke; 03.06.2019

Leave a Reply