Agjerimi i muajit te Ramazanit

33

Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte detyrim (farz) per secilin mysliman me moshe te rritur dhe te afte psikisht dhe fizikisht, poer cdo vit gjate tere jetes. Fars eshte, po ashtu, agjerimi kaza i diteve te paagjeruara te Ramazanit me arsye ose pa arsyete justifikueshme.

Keshtu, po qe se dikush nuk agjeron, ose e prish ate sepse eshte i semure ose duke udhetuar, do t’i zevendosje pas Ramazanit ne nje kohe te pershtatshme, nje per nje, ditet e paagjeruara. Njelloj vepron edhe femra, e cila gjate Ramazanit eshte me te permuajshmet e grave ose lehone.

Sipas kalenderit henore, muaji i Ramazanit eshte muaji i nente i vitit. Eshte muaji te cilin Allahu i Lartesuar e ka permendur ne Kur’an si njoftim per fillimin e zbritjes se tii ne kete muaj dhe si porosi per agjerimin e tij, duke thene;

Muaji i Ramazanit eshte ai ne te cilin ka zbritur Kur’ani , qe eshte udherrefyes per njerezit dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i se vertetes nga genjeshtra). E pra, kushdo nga ju qe deshmon kete muaj, le te agjeroj!(Bekare, 185)

Nga Syneti – tradita e Pejgamberit a.s. veçojme;

Pejgamberi a.s. ka thene:

Islami eshte i ngritur mbi pese shtylla; Deshmia se nuk ka zot tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Tij, falja e namazit, dhenia e zekatit, agjerimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes per ata qe kane mundesi.” (Trasnmetojne Buhari, Muslimi , Tirmidhiu)

Nga tradita profetike duhet te permendim edhe faktin se Muhammedi a.s. ne vecanti nga koha kur agjerimi u be fraz, ardhjes se Ramazanit i gezohej tej mase, madje shokeve te tij sikur u jepte sihariq duke u thene:

Ju erdhi Ramazani, muaji me plot begati, Allahu jua ka bere detyrim agjerimin e tij, ne te hapen dyert e Xhennetit, nderkaq mbyllen ato te xhehenemit, ne te mbyllen (prangosen) shejtanet, Ne te ka nje nate qe eshte me e vlefshme se sa nje mije muaj tjere!(Trasmentojne Nesaiu, Bejhakiu dhe Ahmedi nga Ebu Hurejreja)

Dhe jo vetem kaq, por ky muaj, krahas begatise se agjerimit qe iu dhurohet besimtareve, ai cilesohet edhe si muaji i lutjeve dhe pendimit, muaji i durimit dhe i shperblimeve , i paqes dhe i dashurise mbare njerezore. Ai eshte muaj i bujarise, meshires dhe i humanizmit. Andaj, besimtari kurre nuk eshte i sinqerte, me bujuar dhe me i dlire se sa ne kete muaj!

Perveç agjerimit te Ramazanit, eshte faqrz te kryhen edhe kefaretet te cilat kryhen permes agjerimit, si kefareti per ndonje dite te paagjeruer te Ramazanit pa justifikim sheriatik, apo edhe kefareti kur njeriu e vret dike pa dashje, kefareti i dhiharit etj.

 

Marr nga:  “Ilmihal i zgjeruar” Tirnan, Prishtin , Shkup – 2018, faqe 344-346, botuar nga Komunitetit Mysliman i Shqiperise, Kryesia e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves dhe Bashkesia Fetare Islame e Republikes se Maqedonise.

Leave a Reply