Njoftim: Me dt. 2 prill 2019 eshte nata e dyte e bekuar Miraxh

Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke se me date 02 prill 2019, dite e marte eshte nata e dyte e bekuar e Miraxhit. Syfyri mbyllet ne oren 04:43 ndersa iftari behet ne oren 19:13 min.

Miraxhi apo Isra eshte udhetimi te cilin Allahu xh.sh. ia beri Profetit Muhammed a.s. nga Qabja e bekuar drejt xhamis el Aksa dhe per te vazhduar bashke me Xhebrailit dhe burakun deri ne Sidretul Munteha.

Tregohet se: “Teska Profeti Muhammed a.s. ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafshe te quajtur burak. Hapi i kesaj kafse (qe ishte me e madhe se gomari dhe me i vogel se mushka) ishte aq e shpejte saqe nuk kishte mundesi ta shikoje me sy.” (Buhari,Muslimi)

Ne kete udhetim Profeti Muhammed a.s. shikoj xhennetin dhe xhehenemin. Ne menyre te permbledhur po paraqesim transmetimin qe vjen prej Ebu Dherr r.a. i cili e pyeti Muhammedin a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit.
Profeti Muhammed a.s. nder te tjera i thote:
Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte meleku Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapi gjoksin dhe ma pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim).
Pastaj Xhibrili me solli nje kafshe te bardh qe quhej “Burak”…. me pas u nisem drejt xhamis el Aksa dhe me pas drejte qiellit.
Duke ju afruar qiellit Xhebraili thote: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush eshte rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas dhe me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje ka kryesoret e Melekeve te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe eshte me ju kush eshte ?
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vend ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati.
Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte “fitrah” ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi.” (Teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten se cfare te ka urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh ku ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)

 

Leave a Reply