Ne numrin 8-te te revistes “Kultura Islame” te vitit 1940 eshte publikuar poezia “Lindjes profetike” kushtuar Muhammedit a.s. te cilen po e publikojme si me poshte shenon:
“Rebiyl-evvel e dymbedhjeta dite
Gjithesise mbare ç’i solli nje drite
Driten, qe ndriçoi gjithe hapsiren
Diellin, qe i çduku botes erresiren.
Levdime te qofshin, o i Madhi Zot!
Se çdo gje ne bote s’e krijove kot.
Permbi gjithe krijesat mbret bere njerezine
I dhurove mendjen edhe diturine.
Por ah! Sa mjereim! ky njeriu i gjore
Dhuratat e Tua s’diti t’i perdore.
S’diti t’i perdore neper pun’te mira,
Por i shperdoroi neper marrezira.
Meshirove shum-o Ti qe s’ke shok tjeter,
Per ta udhehequr dergove profetër,
Dergove Udh-heqsa Udhen te deftojin,
Ne rrug’te shpetimit njerezit te drejtojin.
***
Koha po kalonte, bota po zhvillohesh,
Por nje pjes’e njerezve s’deshte te drejtohesh
Dhe keshtu mbi toke filloi ngaterresa,
U-perhap zullumi, zu te zhdukej besa.
Udh-heqsat e Zotit kushe si dergjonte
Veq nje pjes’e e vogel bukur qe gjykonte.
Arriti nje kohe qe njerin e gjore
E kellisin gjalle Brenda mu ne vorre.
Erresira boten shum e kish mbuluar
Dhe padituria shume e kish pushtuar.
Me teper se kurre duhej t’u shpresonte
Qe krijuesi i Madh Profet te dergonte.
Marr nga libri: “Periodiku shqiptare Islam (Gjysma e pare e shk.XX) autor Dr.Farush Rexhepi , fq.254