U shtrua ne qytetin e Pukes iftari tradicional qe shoqata Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul shtron prej vitesh ne kete qytet. I pranishem ne kete iftar ishte Myftiu i Pukes Gezim Kopani sekretari i Shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti etj.
Hapja e iftarit u be me thirrjen e ezanit te cilin e kendoj nxenesi i medreses H.Sh.Shamia Shkoder Leonard Kopani, me pas ne fund te iftari pershendeti Myftiu Gezim Kopani dhe Bledjan Mehmeti.
Myftiu Kopani nder te tjera tha: “…Prej 5 vitesh shoqata Istanbul organizon shtrimin e iftarit tradicional ne qytetin e Pukes dhe per kete e falenderoj shoqaten Istanbul e cila ndodhet prane myslimaneve te zones tone jo vetem me kete iftar por edhe me projekte kulturore, arsimore sic eshte Mejtepi i Pukes dhe ai i Fushe Arrezit si dhe sot ne kuader te muajit te Ramazanit u shperndan disa pako me ushqime ku perfitues jane rreth 100 familje…”
Ndersa ne fjalen e tij sekretari i Shoqates Istanbul Beledjan Mehmeti tha: “…Shoqata jone sebashku me Myftinin e Pukes prej vitesh zhvillojme aktivitete te ndryshme ne Puke nderto eshte edhe ky i sotshmi. Edhe ne vijim do kemi bashkepunime sic i ceku edhe Myftiu.”
Per kontributin e dhene shoqata Istanbul eshte vlersuar ne vitin 2015 nga Bashkia Puke me titullin “Mirenjohja e Qytetit”
Puke, ramazan 2018