Shqiptarja merr çmimin ndërkombëtar nga Shoqata Europiane për Mjekesine Atomike


Egesta Lopçi, studiuesja myslimane me origjinë shqiptare, por e diplomuar në Bolonja në vitin 2006, në kirurgji ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga “European Association of Nuclear Medicine”, për idetë e saj novatore në aplikimin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të kancerit të prostatës, shkruan gazeta “Shqiptaraja”.

Ndonëse thuajse e panjohur në Shqipëri, Egesta Lopçi është specializuar në 2011 për mjekësi nukleare dhe është mjaft e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë” Humanitas Clinical and Research Center” në Milano.

Ajo është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Hollandë e Britaninë e madhe për onkologjinë pediatrike.

/Drita Islame/

Leave a Reply