Jeta e Profetit Muhammed a.s

Muhammed a.s.
Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. eshte pejgamberi i fundit te cilit Allahu xh.sh. i ka zbritur librin e bekuar Kur’anin. Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh. dhe besimtareve mysliman.

Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai 

Profeti Muhammed eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahu eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Murres, Murre eshte biri i Ka’abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma’dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Profetit Ibrahim a.s.

Prejardhja e Profetit Muhammed a.s. nga nena

Profeti Muhammed a.s eshte i biri i Emines (2), e bija e Uehbiut, Uehbiu eshte biri i Abdul Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Zehres, Zeraja eshte biri i Kilabit ( Hakim ibn Urue) qe ishte gjyshi i peste i Profetit Muhammed a.s nga e ema.

Fisi i Profetit Muhammed a.s.

Muhammedi a.s. eshte prej fisit Kurejsh. Kurejshet jane te njohur si njerez te mire, te urte dhe te sjelleshem. Kurejshet ishin te paret qe moren ne mbrotje Qaben e bekuar madje tregohet se nje person i quajtur Kusaj ishte personi qe i sherbente me se shumti Qabes. Ai ndertoj dhe shtepin e tij afer Qabes qe te kujdeset edhe me shume per te. Kjo shtepi quhej “Darun Nedu” d.m.th (shtepia e keshillimit).

Familja e Profetit Muhammed a.s.

Familja e Muhammedit a.s. quhet “Familja Hashemije” emer te cilin e ka marr nga gjyshi i tij i dyte i quajtur Hashim. Hashimi trashigonte disa ofiqe dhe ai me to u sherbente nevojtareve dhe besimtareve qe benin Haxh. Hashim do te thote; “thermues“. Ky emer ju vendos pasi Hashimi thermonte buken me leng mishi dhe nga bereqeti i tij ushqente haxhileret. Per kete ato e quajten “thermuesi”.
Hashimi ka qene i martuar me Selemen e bijen e Amrit nga fisi Beni Adij. Hashimi ka ndruar jete ne Gaza, ne Palestine. Selemja lindi nje djale ne Medine te cilit i vendosen emrin Shejbe (shejbe d.m.th: thinja, floket e bardha)
Shejbe u rrit tek dajet e tij ne Medine. Xhaxhallaret e Shejbes qe ndodheshin ne Mekke nuk dinin asnje gje. Me te mesuar per kete xhaxhallaret ( Muttalbi )  e moren nga Medineja dhe e sollen ne Mekke. Pas pak kohesh populli ne Mekke menduan se Shejbe ishte skllav i Mutalibit e nga kjo ato e quajten Abdul Muttalib (Skllavi i xhxhait te tij Muttalibit).
Abdulmutalibi ishte nje njeri shume i pashem, shume bujar dhe shume i respektuar e nga kjo banoret e quanin “dhenesi i madh”. Ai ushqente te varferit dhe hallexhit. E nga kjo ai quhej edhe “ushqyesi i njerezve”. Nje rast kur Abdulmutalibi po flinte shikoj nje enderr ku dikush e udhezonte qe te hapte pusin e Zemzemit. Keshtuqe Abdulmutalibi ka hapur pusin e ujit te njohur Zemzem. Gjithashtu ne kohen e Abdulmutalibit ka ndodhur edhe ngjarja e Elefantit.

Ngjarja e elefantit

Nje sundues nga Jemeni i quajtur Abraha El Ashrami u nis nga Jemeni me gjashtembedhjete mije ushtare te cilet kishin me vete disa elefat te cilet i perdornin per shtypje dhe shkaterim. Abraha ju drejtua Mekkes per te shembur Qaben. Kur arrit mes Muzdelifese dhe Minase ai urdheroj ushtrine per te shembur Qaben. Ne kete kohe Abraha filloj te plaçkise cfare gjente perpara. Nder keto ai plackiti edhe devet e Abdulmutalibit. Nga kjo Abdul Mutalibi i doli perpara Abrahase dhe i thote: Dua devet ! Ebraha tha: Une kam ardhur te shkateroj Qaben tuaj te shejte ndersa ti me lutesh per kthimin e deveve? Abdulmutalibi i thote: Devet me takojne mua ndersa Qabja i takon Allahut dhe Ai do e mbroje ate. Ne mengjesin e senesrmes Abrahaja u pergatit per te sulmuar Qaben, mirepo ne kete kohe Allahu i Madheruar dergon mbi ta zogj qe vinin tufe tufe e qe ne sqapat e tyre mbanin balte te gurezuar. Abraha urdheroj ushtaret qe te versulnin elefante, por elefantet ne vend qe te drejtoheshin nga Qabja ato merrin rrugen per tu larguar. Ndersa nga ana tjeter zogj vrisnin me gur ushtrin. Keshtu Allahu i Madheruar shkateroi ushtrine e Abrahase. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth nje apo dy muaj para se te lindte Muhammed a.s. Per kete ngjarje Allahu xh.sh thote:
A nuk e keni pare se cberi Zoti yt me pronaret e elefanit?A nuk ua beri pershtypje atyre te deshtuar?Dhe Allahu kunder tyre leshoi shpende qe vinin tufe tufe! Dhe i gjuanin ata me gure nga balta e gurezuar! Dhe ata i beri si gjeth i grimcuar, i shtypur.” (El Fil: 1-5)



Lindja e Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka lindur ne Mekke. Ai lindi ne mengjesin e dites se hene me dymbedhjete te rabiul evvel  (20 prill te vitit 571 pas Isase a.s.). Emrin ia vendosi Emineja pasi ajo kishte shikuar nje ender nje ze  (Meleku) e udhezonte per vendosjen e ketij emri. Ka trasmetime te tjera qe thone se emrin ia ka vendosur Abdul Mutalibi.

Ndodhi e veçante qe kan ndodhur me rastin e ditelindjes se profetit Muhammed a.s.

Me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhen disa gjera te pazakonta. Nje poet i quajtur Hasan ibnu Thabit tregon se me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhesha tek disa hebrenne ne Mendine. Nje nga rabinet tek nje vend i lart (kull) e thote: O hebrenj! Sot eshte shfaqur ylli i Ahmedit (3) i cili do te shfaqej vetem me lindjen e tij dhe per askend tjeter.
Tregohet se profeti Muhammed a.s. qe i vogel ishte i shkathet, pra ka ecur shpejt (4) Kur gjyshi i Muhammedit a.s. Abdul Mutalibi mori lajmin e lindjes se nipit, nxotoj per tek ai, e mori ate dhe shkoj tek Qabja.
Nje ngjarje tjeter ishte ai i pallatit i 14 ballkoneve te Kisras se Persise u prish per shkak te dridhjeve.
Nga kjo dridhje tregohet se u zhduk edhe liqeni i quajtur Sava qe e cila tronditi pa masa mbretin Kisra. Per kete arsye pasi i mblodhi fallxhoret e magjistaret. Disa i than se prishja e pallatit dhe zhdukja e liqenit etj ka ndodhur per shkak se ka lindur nje profet.
Fiket zjarri i mexhuseve i cili mbahej ndezur cdo here, duke e konsideruar si te shenjte e zot.

Ngjarje tjeter ishte ajo e profetit Muhammed a.s. ne shkretetire

Ne ate kohe femijet e vegjel, qe nuk kishin shume qe kan lindur i dergonin ne shkretetire. Tregohet se gjate kohes se haxhit ne Meke vinin shume besimtar, dhe meqe gjuha ndikohej per shkak te te ardhurve , dhe me qellim qe femijeve tu ruhet gjuha e paster i dergonin jasht qytetit, pra tek fiset qe ndodheshin diku ne shkretetire, dhe ata qe merrnin femijet u jepej nje page e caktuar.Tregoget se mes te te ardhurve ne Meke ishte edhe Halimja . Halimja dhe bashkeshorti i saj Harithi kishin jete te veshtire, ishin te varfer. Halimja kishtenje femije per gjiri, dhe per shkak te varferis , me qellim qe te siguronte ndonje te hodh, kishte ardhur ne Meke qe te merrte ndonje femije qe ta ushqente e ta rriste. Per shkak te varferis, gjumshti i gjirit te saj me veshtirsi mjaftonte per femijne e saj. Tregohet se ajo kishte hipur nje gomar , i cili mezi ecte dhe ishte nisur per ne Meke. Kur arriten ne Meke edhe grat te tjera si Halimja u shperndan per te marr femije, por ato perzgjedhnin femijen e familjeve te pasura. Ne kete kohe aty ishte edhe nena e Profetit Muhammed a.s., dhe kur grat mesonin se Muhammedi a.s. ishte jetim nuk e merrnin. Ne anen tjeter Halimja nuk po arrinte te gjej ndonje femije, pasi paraqitja e saj tregonte varferi. Pasi u lodhen duke kerkuar, sebashku me bashkeshortin e tij u ulen per te pushuar. Duke biseduar bashkeshorti i thote Halimes: Si u be kjo pune keshtu? Vetem ne nuk arritem te kemi gje, do kthehemi me duar bosh. Harithi i tha, pse te mos marrim ate jetimin? Halimja pranoj dhe shkuan tek Emineja dhe pasi u dakortesuan Halimja merr Muhammedin a.s. dhe fillojne rrugen per ne shtepi. Pa filluar mir njohja me jetimin, Halimja filluan te verejne bereqetet e jetimit, pra te profetit Muhammed a.s. Tregohet se gomari filloj te ec me shpejt saqe ua kaloj te gjithe te tjereve. Dikush e pyeti: A eshte e njejta kafsh? Ajo tha: Po! Tregohet se gjate rruges gjiri i halimes filloj ti rrjedh gjumesht aq sa ngopi jo vetem femijen e saj, por edhe Muhammedin a.s. Pasi arriten ne shtepi, tregohet se deven e ligsh qe kishin filloj te marr veten e te shendoshet duke mbushur keshtu gjinjet me qumesht. Po ashtu edhe delet. Nderkohe delet e tjera nuk prodhonin gje. Kjo gje habiti te tjeter saqe thoni: Shikoni delet e Harithit e te Halimes, sa mir jane, a mos vall duhet ti kollosimin aty ku i kollosin ata. Ashtu ben, por perseri atyre delet nuk u prodhonin gje.
Halimja kishte vene re se Muhammedi a,s, rritej me shume se asnje bashkemoshatar i tij te fisit Benu Sad. Ndryshe nga femijet e tjere, Muhammedi a.s. shume shpejt filloj te mesoj arabishten e paster.
Pasi kaluan dy vite, Halimja e dergon profetit Muhammed a.s. tek Emineja. Pershkak te familjarizimit, urtesise, dhe bereqetit, Halimja i kerkoj Emines qe Muhammedin a.s. ta marr serish. Ne fillim Emineja nuk pranoj, por vendosmerija e Halimes beri qe Emineja tia jap serisht djalin.

Pastrimi i kraherorit te Profetit Muhammed a.s.

Pasi profeti Muhammed a.s. u kthye serisht ne shtepin e Harithit dhe Halimes, ndodhi ngjarje e hapjes se kraherorit te Profetit Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote: 
A nuk ta hapem Ne gjoksin tend? Dhe Ne hoqem prej teje harren tende, e cila shtypte shpinen tende. Dhe Ne , ta ngritem lart famen tende? E pa dyshim s epas veshtirsis eshte lehtesimi. Vertet pas veshtirsise vjen lehtesimi. E kur ta perfundosh obligimin, atehere mundohu me adhurim Allahut. Dhe vetem te Zoti yt perqendro synimin.” (El Inshirah)

Tregohet se vellai prej gjiri te profetit Muhammed a.s. shkon tek profeti Muhammed a.s. i cili me vrap shkon ne shtepi dhe u thote prinderve: Dy burra te veshur me te bardha dhe e mbyten.
Menjehere Harithi dhe Halimja dolen nga shtepia per te shkuar tek vendi ku ndodhej profeti Muhammed a.s. Kur arriten , shikuan Muhammedin a.s. si te friksuar dhe te zbehur ne fytyre. Te dy e pyeten: Cfare ke? Muhammedi a.s. tha: Erdhen dy burra te veshur me te bardha. Me shtrin pertoke me hapen kraherorin, (5) e pastruan ate me uje zemzemi dhe pastaj e mbyllen gjoksin duke e qepur. (6) Kur Helimja degjon dhe shikon shenjat e qepjes u shqetesua tej mase, e tha: Kam frik se jane shpirtat e lig, ta dergojme Muhammedin tek nena e tij,dhe keshtu vepruan. Kur arriten i thone nenes se Muhammedi a.s.: Ja tek e keni djalin, shendosh e mir! E habitur Eminja i pyet: Cfare ka ndodhur (pasi Halimja me pare me kembengulje kerkonte ta rimarr ne shtepi Muhammedin)? Halimja tha: Kishim frik se mos do i ndodh ndonje gje. Por kjo pergjigje nuk e binde Eminen, duke u then: Mos u friksuat nga shpirtat e lig? Halimja tha: Po. Ne kete rast Emines ju kujtua zeri qe kishte degjuar teksa ishte shtatzene me Muhammedin a.s. qe i thoshte: “…Kerkon nga Zoti yt qe ta mbroj djalin tend…” dhe e merr Muhammedin a.s., ndersa Harithi me Halimen kthehen ne shtepi.

Kujdestaria e Profetit Muhammed a.s.

Nje dite Emineja e mori Muhammedin a.s.dhe u nisen per ne Medine. Ne kete udhetim i shoqeronte Abdul Mutalibi dhe Ummu Ejmeni. Qendrojne per disa muaj ne Meke dhe gjate kthimit per ne Medine vizitojne varrin e Abdullait (babi i  Muhammed a.s.) . Gjate rruges semuret shume Emineja. Gjendja e Emines u perkeqsua dhe ajo vdiq ne vendin e quajtur Ebua vend ne te cilin eshte edhe varrosur.
Dy vite pas vdekjes se Emines, Profetit Muhammed a.s. i vdes edhe Abdulmutalbi i cili vidiq ne moshen 80 vjecare. Me pas kujdestarin e mori xhaxhai i tij i quajtur Ebu Talibi(7). Ebu Talibi nuk ishte i pasur, por me te marr ne kujdestari  Muhammed a.s. Allahu beri qe bereqeti dhe miresia te shtohej ne shtepin e tij. Duke shikuar gjendjen e veshtir, edhe Profeti Muhammed a.s. filloj te punoj. Fillimisht ai filloj si bari delesh. (8) Ne lidhje me kete profeti Muhammed a.s ka thene: “Nuk ka te Derguar te Allahut e te mos kete kullotur dele.” (Buhari)

Ne lidhje me kete tregohet se nje here Muhammedi a.s. sebashku me nje shok po kullosnin delet jasht Mekes. Ata degjuan muziken e nje dasme. Muhammedi a.s. i thote shokut: Kur nuk kam degjuar nje dasem te till, prandaj mi shiko pak delet qe te shikoj kete dasem. Muhamedi a.s. iu afrua dasmes, dhe duke e shikuar dasmen e ze gjumi. Pas nje kohe, rrezet e diellit i prishin gjumin. Perseri, diten tjeter apo duten e dyte kishte nje dasem tjeter, dhe serisht Muhammedi a.s. i kerkoj shokut qe ti shikoj delet pasi deshironte te shikonte dasmen, pasi dasma tjeter i shkoj pa e shikuar, por edhe kete here i ndodhi e njejta gje. Sipas dijeteve, gjumi ishte shenje e Zotit xh.sh i cili nuk e linte Muhammedin a.s. te shikoj dasma ne te cilat kishte gjera te pahishme.

Ngjarja me Behiren

Kur Muhammedi a.s. ishte rritur, tregohet se  xhaxhai i tij Ebu Talibi do shkonte per tregti ne Sham, per kete Muhamedi a.s. iu lut qe ta marr me vete, dhe Ebu Tali pranoj. Ky ishte udhetimi i pare qe Muhammedi a.s. do zhvillonte jasht Mekes. Kur arriten ne Sham, ndaluan afer nje manastri katolikesh. Kryeprifti dallon karvanin, dhe teksa ato po leviznin ai vren nje re e cila qendronte siper tyre. Behira urdheron sherbyesit qe te pergatit ushqim per mysafir, dhe ne te njejten kohe dergon nje person per ti ftuar tregtaret e karvanit njekohesisht e porositur qe: “Paperjashtim te vine te gjithe njerezit qe shoqerojne karvanin.” Ebu Talibi pranoj ftesen e Behires, dhe bashk me shoqeruesit e tij futen ne manastir, pervec Muhammedit a.s. te cilin e lejne  te ruajne mallin.
Teksa kaloj nje kohe ne gostin e shtruar nga Behira, edhe pse Behira me hetim shikonte te gjithe te pranishmit se mos ndonjeri ka dicka te vecante, por nuk arriti te dalloj gje. Behira dinte se ishte koha ku pritej te vinte nje i derguar nga Zoti. Behires ju rikujtua perseri shenja qe kishte shikuar (re) dhe pyet mysafiret: Mos keni lene ndonje jasht? U pergjigjen: Kemi lene dike qe te ruaj gjerat e karvanit. Behira kerkoj qe edhe ai te jete pjese e gostis. Sapo profeti Muhammedi a.s. u shfaq para Behires, ai filloj ta pyes dhe si provokim pytjen e nise: Pash Latin dhe Uzan…, profeti Muhammedi a.s. nderhyri e tha: Mos mu beto ne Latin dhe Uzan pasi ata qe urrej me shume jane keto dy idhuj.
Behira i thote: Atehre te betohem ne Zot. Muhammedi a.s. tha: Po betohu ne Zot!
Dhe pasi Behira mori pergjigjen e shume pyetjeve, i kerkoj Muhammedit a.s. qe ti tregoj shpinen e tij. Muhamedi a.s. i tregoj, dhe ne kete cast Behira dallon vulen e Profecise (9). Behira menjehere ndryshoj fytyren e tij pasi njohu vulen e profetisise dhe ju drejtua Ebu Talibit: Cfare e ke kete djal? Ebu Talibi i thote: Eshte djali im! Behira i thote: Ska mundesi, babai i ketij djali nuk eshte gjall. Ebu Talibi i thote: Po, eshte djali i  vellait tim. Bahira i thote; Tani , po. Duke u siguruar ne shenjat qe ai dinte. Pasi u sigurua se ai ishte profeti, i thote Ebu Talibit: Pa e shikuar hebrenjte e Shamit, merr nipin dhe kthehu ne Meke pasi ato do e njohin dhe do e vrasin. Edhe pse Ebu Talibi u friksua, nuk e degjoi Behiren, por Muhammedin a.s. sebashku me shoqerues e kthen ne Meke.

Martesa e Profetit Muhammed a.s. 

Pas nje kohe Muhammed filloi pune ne karvanet tregetare pasi gjendja e familjes nuk ishte e mire. Karvanet e tregetise kishin pronare nje grua e quajtur Hatixhe. Pas marrjes se Muhammedit a.s. ne pune vihet re se tregetia eshte lulezuar dhe po ecte ne menyre shume te mire. Nderkohe qe filloi te ndigjohen zerat se shkak per kete eshte Muhammed a.s. Kjo gje i ra ne vesh edhe Hatixhes te ciles me par i kishte vdekur bashkeshorit. Pasi mori te dhenat mbi Muhammedin a.s. ajo vendosi qe ti dergonte dike dhe ti transmetohet propozimi per martese.
Keshtu ne moshen 25 vjecare Muhammed u martua me Hatixhen qe ishte ne moshen 40 vjecare. Ka transmetime qe thuhet se ka qene edhe 28 vjecare.
Me Hatixhen Profeti Muhamme a.s. pati keto femije: KasimiZejnebeRukijaUmmu KulthumiFatimja dhe Abdullai. Tre djamt (Pra Kasimi, Abdullahi dhe Ibrahimi) i kan vdekur te vegjel. Ndersa tre vajzat e Profetit Muhammed a.s. kan nderuar jete para tij ndersa Fatimja jetoi gjashte muaj pas vdekjes se Muhammedit a.s.

Shenjat e Profetesise se Muhammedit a.s.

Muhammed a.s. qe ne moshe te vogel eshte takuar e biseduar me Xhibrailin a.s. Keshtu Muhammed a.s. filloi te shqetesohej kur shikonte njerzit qe benin vepra haram. E nga kjo ai filloj te qendronte ne vetmi. Ai qendronte ne vetmi ne malin Nur ne te cilin ndodhet shpella e quajtur Hira.
Ne moshen 40 vjecare fillojne ti shfaqen shenjat e Profetesise. Filloi te shikonte endra te ndritura e te mira e ashtu sic i shikonte edhe i dilnin ne realitet.
Ne kete kohe kur Profeti qendronte ne vetmi , e tregohet se nje gur i jepte atij Selam.

Fillimi i zbritjes se Kur’anit nga Allahu i Madheruar tek Muhammedi a.s. – Shpella Hira

Kur Muhammed a.s. arriti moshen 40 vjecare  pikerisht  ne muajin e shejte te Ramazanit ndodhej ne shpellen Hira ku po i bente adhurim Allahut te Madheruar. Gjate kesaj kohe i vjen papritur meleku Xhebralil a.s.
Transmetohet nga Aishja r.a. e cila tregon:
“Ne fillim profeti Muhammed a.s. e ka marr vahjin (zbulesen) ne forme endrash te mira ku i vinte nje ndricim. Aishja thote: Nje nate erdhi hz. Muhammed a.s. dhe tha: “Me erdhi meleku Xhebrail dhe me tha: Lexo! iu pergjigja: Une nuk di te lexoj. Xhebraili me shtrengoi aq fort sa mu zu fryma. Pastaj me leshoi dhe me tha: Lexo! Une i thashe: Nuk di te lexoi. Atehere Xhebraili me kapi e me shterngi perseri . Pastaj me leshoi edhe me tha: Lexo! Une i thash nuk di te lexoj. Kete gje e beri tre here e pastaj me tha: “Lexo, me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje pike gjaku te ngjizur. Lexo! se Zoti yt eshte me bujari. Ai e mesoi njeriun te shkruaj me pene. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte.”  Pastaj shkoi tek Hatixha e tha: Me mbuloni! Me mbuloni!”  (Buhari, Muslim etj)

Thirrja ne Islam

Pasi filloi ti vinin ajetet e Kur’anit nga Allahu i Madheruar, Muhammed a.s. filloi ti vendoste ne zbatim . Ne kete kohe njerzit nuk adhuronin Allahun e Madheruar. Ne kete problemet zgjidheshin vetem me shpate e grate perdoreshin si skllave. Madje kur nje guar linte nje vajze ato e quajnin per turp, keshtuqe vajzat qe lindnin i varroseshin te gjalle. Morali ne kete kohe ishte i rrenuar. Duke shikuar kete hz. Muhammed a.s. filloj thirrjen ne Islam se pari ne familjen e tij. Keshtuqe menjehere i besuan disa njerez ku permend;
1. E para qe e besoj ishte Hatixhja
2. Ebu Bekr Siddik
3. Ali ibn Ebi Talibi
Kjo ishte koha qe  Muhammed a.s. bente thirrje ne islam ne menyre te fshehte.
Pasi kaluan tre vite  Muhammedi a.s. filloi te bej thirrje ne fene Islame haptazi. Me fjalet dhe keshillat e Profetit Muhammed a.s. gjeten veten e tyre shume fise. Keshtu ato zun te flasin fjale te urta, te miqesoheshin dhe filluan adhurimin ndaj Allahut te Madheruar. Por kjo gje ju solli atyre rebelimin e jobesimtareve te cilet hartuan nje plan per ndeshkimin e ndjekesve te Muhamme a.s.

Ndeshkimi ndaj myslimaneve, ndjekesve te Muhammedit a.s.

Jobesimtaret duke shikuar se me fjale dhe kercenime gojore nuk po korrnin sukses ato vendose qe te ndeshkonin te gjithe ato qe ju besojne fjaleve te Muhammed a.s. keshtu filluan ndeshkimet ndaj myslimaneve.
Nder ndeshkimet me te renda jane keto:

1. Ndeshkimi i Bilal ibn Ribahi r.a.

Bilali ishte skllav tek Umeja. Nje dite Umeja veren se Bilali kishte zene besim ne hz. Muhammed a.s. dhe per kete vendosi ndeshkimin e Bilalit.
Ndeshkimi i pare
Umeja mori nje litar ia lidhi perqafe Bilalit dhe e dergoi tek femijet e saj qe te luanin me te. Ne kete kohe Bilali thoshte: “Allahu eshte nje” “Allahu eshte nje”
Ndeshkimi i dyte:
Kur dielli kaloi ne kupen e qiellit e mori Bilalin  dhe e shtrine me shpine  pertoke nderkohe qe guret dhe rera ishin pervelues. Umeja i thoshte: “Ky ndeshkim do jete per ju derisa te vdesesh nese nuk e mohon  Muhammedin dhe besimin e tij.” Kjo vazhdoj per disa dite.
Nje dite kur po ndeshkohej Bilali kalon atypari Ebu Beker dhe kur shikoj vuatjet e Bilalit vendosi qe ta blej ate nga Umeja. Keshtu Bilali shpetoi nga ai ndeshkim.

2.  Ndeshkimi i Habbab ibn Ereti
Habbabi ishte zene rob gjate nje lufte dhe me vone e blen si skallv nje grua e quajtur Ummu Enmari. Hababi ishte farketar. Ai ndigjoi per fjalet qe thoshte Muhammedi a.s. dhe vendosi qe ti besoj atij. Mirepo kjo gje i ra ne sy edhe Ummu Enmari e cila vendosi qe ta ndeshkonte.
Ndeshkimi qe i vendosi Ummu Enmari ishte shume i ashper. E mori Ummu Enmari Habbabin dhe e lidh me pas me nje hekur te skuqur mire ia vendoste ne shpine Habbabit. Madje kishte raste qe e vendosnin edhe mbi prush vetem se ai te mohonte  Muhammedin a.s. Por kjo gje nuk ndodhi.
Keto ndeshkime permenden hollesisht ne jeten e myslimaneve te pare, te cilet i kalon numeri 18. Hidherimi i jomyslimaneve u shtua edhe me shume kur vun re se ndjekesit e Muhammed a.s. po shtoheshin keshtu ato vendosen krijimin e nje atentati ndaj tij.
Ato i bejne magji duke e hedhuar ate ne nje pus. Me pas gjate nje trueze Muhammed a.s. e gostisin me nje dele te helmuar.Por te gjithe keto e shume atentate te tjera shkuan bosh.
Pas shpetimit te profetit Muhammed a.s. nga atentatet jomyslimanet vendosen ndeshkime ne tersi per te gjithe ato qe besojne Muhammedin a.s. keshtu qe u zhvillua edhe emigrimi i pare. Ne kete Hixhret moren pjese 12  burra dhe 4 gra.
Pas Hixhretit te pare, disa Kurejshe dolen ne qytetin e Mekkes dhe shikuan hz. Muhammedin a.s ne Qabe dhe ju afruan atij. Ne kete kohe Muhammed a.s i kishte zbritur surja En Nexhm.

Profeti Muhammed a.s. ne shpellen Eth Theur

Kur filloi predikimi i Islamit haptazi edhe planet kunder Hz.Muhammed a.s. filluan te shtoheshin. Keshtu idhujtaret vendosen te vrasin Profetin Muhammedin a.s.
Ato nje nate rrethuan shtepin e  Muhammedit a.s. Ne kete kohe ai ndodhej ne shtepi me Aliu r.a . Profeti Muhammed a.s. e mori vesh qe ishte rrethuar ne shtepi dhe i thote  Aliut r.a qe te ulej ne shtratin e vet. Pas kesaj Muhammed a.s. i vjen meleku Xhebrail i cili e meson Muhammed a.s. se si mund te dale nga shtepia duke thene ajetin e Sures Jasin.

Allahu xh.sh thote: Ne kemi vene perpara tyre e prapa tyre mbulese dhe ua kemi zene syte,prandaj ata nuk shohin” (Jasin: 09)

Pas kesaj Muhammed a.s. shkoi tek shtepia e Ebu Bekrit. Me pas atu ju drejtuan malit Theur ku ndodhet edhe shpella me te njejtin emer.
I pari ne shpell hyri Ebu Bekri me qellim qe te sigurohej se nuk ka ndonje dem per Muhammedin a.s.

Ebu Bekri mbylli disa vrima me rrobat e tij ndersa nje vrime e mbylli me kemben e tij, pas kesaj ai ftoi hz. Muhammedin a.s. qe te futet mbrenda. Ato qendruan aty per tre dite.
Njeren nga keto net teksa Profeti Muhammed a.s. me koken mbeshtetur ne prehrin e Ebu Bekrit po pushonte ndodh dicka. Ebu Bekrit i bie nje lot ne fetyren e Muhammedit a.s. e cila e zgjoi nga gjymi. Muhammedi a.s. e pyet , cfare ke ? Ebu Bekri thote: Asgje , me kafshoi nje agrep . Ne kete moment Profeti Muhammed a.s. merr pershtymen e tij dhe lyen vendin ku ishte kafshuar. Ketu Profeti Muhammed a.s. ka lexuar Ajetul Kursi.
Bashke me Profetin a,s. dhe Ebu Bekrin ishte edhe  nje shok tjeter qe quhej Abdullah ibn Ebu Bekri i cili ishte nje djal shume i zgjuar.Ai cdo mengjes heret largohej nga shpella dhe kalonte ne qytet per te mesuar se cfare planesh kane bere idhujtaret. Ushqimin ua dergonte nje rrogetar i Ebu Bekrit qe quhej Amir ibn Fehir i cili ruante disa dele. Ai ecte neper gjurmet e Abdullah iben Ebu Bekrit me qellim qe te mos linte gjurme.

Idhujtaret qe rrethuar shtepine e Muhammed a.s. prisnin mengjesin kur do te dilte Muhammed a.s.  , por ne duart e tyre ra Ali r.a. te cilen e dhunuan me qellimin qe tju tregonte se ku eshte ndodhet  Muhammed a.s. por Ali u thonte se nuk di gje.

Pastaj ato u drejtuan drejte shtepise se Ebu Bekrit ku takuan vajzen e tij te quajtur Esma. Ebu Xhehli e pyet: Ku eshte babai yt me Muhammedin ? Esmaja thote: Nuk di gje! Ne kete moment Ebu Xhehli e godet ashper Esmane.
Pas disa kerkimeve te shumta idhujtaret nxjerrin nje lajmerim qe thoshte:
“Kushdo qe do na tregoj se ku eshte Muhammedi a.s. ne do e shperblejme me 100 deve.”
Disa njerez vershuan me qellim per te gjetur Muhammedin a.s. por e kote. Disa arriten edhe deri tek shpella Theur.
Kur Ebu Bekri shikoj se idhujtuaret kishin gjetur adresen e tyre filloj te frikesohej. Ne kete rast Hz. Muhammed a.s. i thote Ebu Bekrit:
O Ebu Beker! Pse shqetesohesh prej dy personave kur i treti eshte Allahu? Mos u tremb! Allahu eshte me ne!

Kurejshet rane ne sexhde bashke me Muhammedin a.s.

Transmetohet prej Iben Mesudit se ka thene: “Ishte hz. Muhammed a.s. ne Qabe ku erdhen Kurejshet e Muhammed a.s. filloj te kendoj ajtetin : “Pra, beni sexhde per Allahun dhe adhurojeni Ate!” Pasi e lexoi kete ajet hz. Muhammed a.s. ra ne sexhde e bashke me te edhe Kurejshet. Kjo erdhi natyrshme pasi ato nuk kishin ndigjuar fjale kaq te arta dhe kaq prekese e nga kjo rane ne sexhede...” (Buhari)
Kur e moren vesht emigrantet e pare qe u larguan per ne Habesh qe Kurejshet kishin rene ne sexhde bashke me Muhammedin a.s. u rikthyen edhe nje here ne Mekke. Por ndodh rizemerimi i Kurejsheve.
Kurejshet u penduan per sexhden e tyre e keshtu ato vendosen qe te benin tortuara ndaj myslimaneve. Muhammed a.s. udheroi ndjekesit qe te udhetonin peresi per ne Habeshe.Kesaj radhe numeri i emigranteve te dyte ishte me i madh.
Me pas ato vendosen nje bllokade ndaj te gjithe atyre qe ndjekin Muhammedin a.s. por pas nje kohe e hoqen bllokaden. Pas heqjes se bllokades Muhammed a.s. perjeton nje vit hidherimi.

Viti i hidherimit

Pasi mbushi 80 vjec Ebu Talibi semuret rende.  Gjate kesaj kohe qe ishte i semure i kerkonin Ebu Talibit qe te derzonte hz.Muhammedin a.s. por ai nuk e beri kete gje.
Nje here nje grup shkuan tek Ebu Talibi dhe i than: O Ebu Talib, thuaj Muhammedit qe te mosh ofendoj zotat tane ose perndryshe do marrin ndeshkim. Ebu Talibi therreth Muhammedin a.s. dhe i tregon, por  Muhammed a.s i thote: “O xhaxhai im! Une i ftoj vetem ne nje fale e cila eshte: “Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut.” Ithtaret i thane: O Muhammed !Ti nje fjale te vetem kerkon?Hz. Muhammed a.s. i thote: Po! Ata thane: “Per xhaxhain tend ne edhe dhjete fjale do ti pranojme, por cila eshte kjo fjale? Muhammed a.s. tha: Te besoni se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut.Itharet te merzitur u ngriten ne kembe dhe thane: ” A mendon o Muhammed ti besh Zotat nje Zot te vetem?Vertet kjo eshte e cuditshme.” (Sad; 05)

Pas vitit te hidherimit, shkurtimisht po permend ate cfare ka ndodhur para vdekjes se Muhammedit a.s.;
– Shkuarja ne Taif.
– Udhetimi i Isras dhe Miraxhit
– Beslidhja e pare e Akabes
– Beslidhja e dyte e Akabes
– Forimi i shtetit
– Ndertimi i xhamis
– Lufta e Bedrit
– Lufta e Uhudit
– Lufta e Hendekut
– Lufta kunder Benu Kurejdhe
– Marveshja e Hudejbisjes
– Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. derguar disa mbreterve si; Herakliut, Kisras, Nexhashiut etj.
– Bejteja e Dhatu Kared
– Lufta e Hajberit
– Lufta e Mutes
– Clirimi i Mekes
– Beteja e Hunejnit dhe Tabukut
– Haxhi i lamtumires

Profeti Muhammed a.s. dhe mrekullia e henes

Nje nder suret e Kur’ani eshte surja El Kamer qe do te thote Hënë.  U quajt keshtu pasi ndarja e henes eshte nje nder mrekullit e medha te profetit Muhammed a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: “Momenti (ora) ( i katastrofes se pergjithshme) eshte afruar, e hena eshte çare (ne dysh).”  (El Kamer: 01)

Pasi kishte kaluar rreth 8 vite nga shpallja nje grup kurejshesh , nje nate vendosen te shkonin tek Profetit Muhammed a.s. ku i kerkuan: “Nese me te vertet je Pejgamber, ndaje Henen ne dysh apo gjysem, e nese e ben kete ne do te besojme.”

Enesi r.a. tregon: “Popilli i Mekes i kerkoi Profetit Muhammed a.s. t’u tregonte atyre nje mrekulli. kesht ai u tregoi atyre mrekullin e çarjes se henes ne dysh.” (Buhari, 4867)

Ata nate hene ishte e plot dhe shume rezatuese. Pas kembeguljes se tyre per te treguar nje mrekulli, Profeti Muhammed a.s. luti Allahun xh.sh. qe tia mundesonte kete mrekulli dhe pas kesaj Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne kemb dhe doren e tij ia drejtoj henes e cila filloj te ndahet ne dy pjese.
Duke menduar se kerkesa e tyre ishte e pa realizueshme, jobesimtaret thane: Kjo eshte magji.

Allahu xh.sh thote:  “Po ata (idhujtaret) edhe nese e shohin ndonje argument (mrekulli) zbrapsen e thone: Kjo eshte magji e vazhdueshme.” (El Kamer, 02)

Mirepo kete mrekulli nuk e shikuan vetem ky grup njerezish po edhe te tjeret. Keshtuqe gjysma e henes kaloj malin Saffa e gjysma tjeter ne malin Kaikan.

Keshtu Ebu Xhehli tha: Ai nuk mund ti bej magji te gjitheve, e te presim kur te vijne njerezit e tjere (Albadaih) nese edhe ata e ka shikuar nje gje te tille. Kur erdhen edhe njerezit e tjere treguan te njejten gje. E pas kesaj ata idhujtaret thane: “Sa magji e madhe kjo e Muhammedit”. Pas kesaj Allahu xh.sh zbriti ajetet e sures El Kamer.

Hytbja e Lamtumires mbajtur nga Profetit Muhammed a.s. para se te nderronte jete
Pasi Allahu xh.sh. beri detyrim (farz) haxhin, profeti Muhammedi a.s. zhvilloi haxhin e pare e te fundit pasi Profeti a.s. aty mbajti edhe fjalen e fundit drejtuar xhematit. Hytbja e lamtumires u krye ne vitin e dhejte te hixhretit. Kur eshte nisur per te kryer haxhin profeti Muhammed a.s. kishte me vete rreth njeqind deve per ti bere kurban. Gjate rruges profeti Muhammed a.s. u foli besimtareve mbi haxhin. Kur arriten tek vendi i quajtur Dheulhulejfe Muhammedi a.s. u thote bashkeudhetareve te tij:
I derguar nga Allahu xh.sh me erdhi sonte Xhebraili i cili me urdheroi: Fal namazin ne kete lugin te bekuar dhe thuaj se ke bere qellim (nijet) per haxh, edhe per umre.” (Buhari)

Ne kete vend Muhammedi a.s. fali dy rekate namaz per ihram. Ne fund falenderoi Allahun xh.sh duke bere tesbih dhe madherime (tekbir), nder te tjera profeti Muhammed a.s. tha:
Allahu im! Bema kete haxh te mir e te pranueshem, ku te mos kete hipokrizi dhe popullaritet!“( Ibn Maxhe)
Pasi hyri ne ihram i thote shokeve se kush ka vendos te bej haxhin apo umren te thote: ” Lebejk Allahumme lebej; lebejke la sherike lebejk. Innel hamde, ve niamete , vel mulk la sherike lek. dmth: Nen urdherin tend o Allahu yn! qe ska te dyte; Lavderimi, begatite , pushteti e pasuria jane te Tuat.” (Buhari)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: “Allahu im! Shotoje nderin, madheshtine, bujarin dhe paraqitshmerin kesaj Shtepie (Qabe) Shtoja nderin, bujarin, paraqitshmerin, bekueshmerin dhe miresin edhe atyre qe me haxh dhe umre e respektojne ate!” (Ibni Sad)
Profeti Muhammed a..s iu afrua Gurit te Zi ku syt ju mbushen me lot, dhe nga cepi i gurit filloj tavafin. Ne tre rrotullimet e para eci shpejt, ketu ai ka thene ajetin: “Zoti yne! Jepna neve te mira edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (ahiret) dhe na mbro nga ndeshkimi i xhehenemit!”ne arabisht: “Rabbena etina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar.” (El Bekare 201)
Me pas fal dy rekate tek Mekami i profetit Ibrahim a.s. dhe pasi u kthye serisht tek guri i zi u kthye nga Omeri r.a. te cilit i thote:
O Omer! Ti je nje burre i fort! Mos i mundi te dobetit duke i shternguar njerezit te arrije tek Guri i Zi! As mos u shqeteso vete, as mos shqeteso te tjeret! Ne gjesh hapsir puthe Gurin e Zi, ne te kunderten bej vetem shenjen e ferkimit me duar dhe puthjes, kendo fjalen e Nisjes (Lebjekun) bej madherime (tekbir) dhe ec!” (Ahmedi)
Me pas profeti Muhammed a.s. doli nga Qabja ku shkoj tek kodra Safa ku tha ajetin “Nuk ka dyshim se Safa dhe Merve jane nga shenjat e Allahut” (El Bekare 158)
Me pas aty filloj ecjen dhe kthimin mes dy kodrave. Me filloj tahlil  dhe tekbire nga tre edhe shtat here duke thene: “Nuk ka zot tjeter vec Allahut qe eshte nje dhe i vetem. Ai ska te ngjashem e te barabarte! Pasuria dhe pushteti jane te tij, lavderimi i takon vetem atij! Ai ngjall dhe vdes! Ai ka fuqi per cdo gje! Nuk ka zot tjeter vec Allahut! Allahu e zbatoi premtimin, e ndihmoi robin (njeriun) e vet, i shkaterroi i vetem te gjitha ushtrite e mbledhura per keq e armiqesi.” (Ibn Maxhe)
Pastaj nga Safa kalon ne kodren Merve dhe kur arriti ne mes filloj te shpejtoj pak ecjen, me pas beri ecje normale. Ne kthim tha: “O Zot, me fal mua dhe ki meshire per mua! Ti je mi madhi me bujari!
Ne diten e peste te qendrimit ne Meke, hyp ne deve dhe shkon ne Mina ku fal namazin e drekes, ikindis, akshamit dhe jacise dhe mengjesin e dites dites tjeter. Me pas u nis per ne Arafat.
Pasi profeti Muhammed a.s. perfundoi ritualin e haxhit ne Arafat mbajti Hytben e Lamtumires ku sot ndodhet nje xhami.

HYTBJA E LAMTUMIRES
“O njerez!
Me degjoni me kujdes ato qe do ju them ! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !
 
O njerez!
Ashtu siç eshte shenjte kjo dite, ashtu siç eshte i shenjte ky muaj, ashtu siç eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, çdo lloj dhunimi i tyre eshte i ndaluar!
 
Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!
 
Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia jap te zotit! Eshte hequr çdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi, as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe (ndalu) çdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.
 
Shoke te mi!
 
Jane hequr plotesisht te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.
 
O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e rivendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, veç ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!
 
O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grat si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, çdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.
 
Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!

O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer , e motra. Nuk lejohet cenimi i çfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!

Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon e drejta e vetes tuaj!

O njerez!

Çdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!

O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur’an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin (me pare ishte e detyruar, ndersa Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament…) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter veç zoterise se tij, e zete zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmit e njerezve te tille!

O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.

O besimtar!
Po ju le nje amanet nese mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur’ani libri i Allahut!

O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!

O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!

Me pas Muhammedi a.s. tha:

O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; çkeni per tu thene?

Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme ne plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguat ne vend duke na porositur dhe keshilluar.

Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?

Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!

Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!”  (Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)

Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur’anor te sures El Maide qe thote:
Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, perveç asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therrur per idhuj dhe u eshte ndaluar te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahut. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntin Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fal shume dhe eshte Meshirues.” (El Maide, 03)

 

Vdekja e Profetit Muhammed a.s.

Para vdekjes Profeti Muhammedi (10) a.s. beri haxhin e Lamtumires. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i thote: “Sot kam persosur fen tuaj, e kam plotesuar fen tuaj dhe zgjodhe islamin fen tuaj!” Para vdekjes tregohet se Muhammedi a.s. filloi ti dhimb koka dhe e kapi nje temperatur e madh.
Diten ne te cilen vdiq Muhammedi a.s. nuk doli dot per namazin e sabahut , te cilen e fali Ebu Bekri r.a. Teksa ishte ne kete gjendje, Muhammedi a.s.kerkoi qe tia largonin perderin qe te shikon njerezit te fal namazin. Kur i shikoi buzeqeshi. Per shkak te mungeses namazin e sabahut te Profetit Muhammed a.s. beri qe  xhemati te shqetesohen aq sa nuk largoheshin. Muhammedi a.s. degjoi zhurm qe vinte nga xhamia. Pyeti arsyen? I than xhamti eshte i shqetesuar per ty dhe nuk largohen! Ne kete momente Profeti Muhamedi a.s. kerkoj qe ta ngrejne, dhe pasi lidhi koken ,(Sipas Enesit r.a. kemi se Fatimja r.a. i ka thene Muhammedit a.s: “Ah babai im! Sa shume po vuan! Muhammedi a.s. i thote: Prej sot, babai yt nuk do te vuaj me!) doli para shokve (xhematit) qe tju flas per here te fundit.
Pasi i keshilloi qe te falin namazin, te trajtone mir bashkeshortet pasi ato jane amaneti i Allahut xh.sh. Nder te tjera trasnemtohet se Muhammedi a.s. u thote: Njeri prej njerezve te Allahut xh.sh. eshte pyetur: A deshiron te jetosh sa te duash ne kete dynja apo deshiron te shkosh tek Allahut xh.sh? Ky njeri zgjodhi Allahun xh.sh. ! Te pranishmit nuk e kuptuan me perjashtim te Ebu Bekrit r.a. i cili filloj te qaj me ze. Me pas te pranishmit e kuptuan se ai njeri qe zgjodhi Allahun xh.sh. ishte profeti Muhammed a.s.
Me pas Muhammedi a.s. keshilloj te jeni vellezer me njeri tjeterin, te ndihmojne njeri tjeterin etj, i keshilloj qe te mbahen pas Kur’anit dhe tradistes se tij. Pasi perfundoj fjalen e tij, te pranishmit qanin, keshtu Muhammedi a.s. u tha: Nuk e di nese do jetoj shume gjat, ne qofte se ndonjerit i kam hyre ne hak , e ftoj te vij e ta marr hakun, para se te dal para Allahut xh.sh. Nese kam ofenduar , le te marr hakun e tij. Teksa te gjithe ishin duke qajt, dhe kishte kapluar qetesia, degjohet nje ze nga fundi qe thote: “Mua me ke hyr ne hak o i Derguari i Allahut!”, te gjithe u habiten. Muhamedi a.s. i kerkoj te afrohet e te marr hakun. Personi qe foli me nxitim ju afrua dhe i puth doren Profetit Muhammed a.s. dhe perqafoj. Muhamedi a.s. e pyeti: Perse e bere kete? Ai tha: Doja qe lekura ime te prek per here te fundit lekuren tende!
Tregohet se Muhammedi a.s. Fatimen r.a. e donte shume, sa here qe ajo hynte ne dhomen e Profetit a.s. Muhamedi a.s. ngrihej ne kemb, e puthte dhe i kerkonte qe te ulej ne vendin e tij, por kete here nuk ndodhi ashtu. Kur Fatimja hyri brenda , dhe shikoi gjendjen shendetsore te Profetit a.s. i tha: “Ah babai im! Çfare ka ndodhur keshtu? Muhammedi a.s. i kerkoi te ulet e te mos flas ashtu dhe pastaj i kerkoj ti afroj veshin, e kur i tha diçka, Fatimja filloi te qaj. Dhe pasi Fatimja u qetesua Muhammedi a.s. i kerkoj qe ti afroi persi veshin qe ti thote diçka, por kete rast Fatimja qeshi. Me vone e kan pytur Aishen r.a.se çfare i ka thene Muhamedi a.s. kur ajo qau, Fatimja ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene se ka ardhur çasti per tia dorzuar shpirtin Allahut xh.sh. , heren e dyte pse qeshe? Ajo tha; Profeti a.s. me tha: Mos u merzit, se personi i pare qe do takoj boten tjeter je ti. Fatimja vdiq pas gjasht muajsh.

Nga momenti i fundit te jetes se Profetit a.s. hyn ne dhome Abdurrahman ibn ebu Bekr r.a. i cili ne dore kishte nje mizvakt. Profeti Muhamed a.s. me shenje kerkoi mizvakun me qellim qe tia pastronin gojen. Ashtu i mbeshtetur ne kraherorin e Aishes r.a.  tha fjalet: “Namazin, Namazin, Namazin dhe ata qe i keni nen kujdestarin tuaj! O Zot! Me fal mua! Me meshiro! Me afro tek Madheshtia Jote!” (Ebu Davudi, Ibn Maxhe etj) dhe pasi ka thene keto , Muhamedi a.s. ka thene shehadetin dhe se vdekja eshte e veshtire. Fjala e fundit e Profetit Muhammed a.s. ishte madherimi i Allahut xh.sh. Profeti Muhammed a.s. vdiq ne duart e Aishes r.a., dhe ashtu ka qendruar per disa momente.  Me pas ka dal e ka thene: Muhammedi a.s. i derguari i Allahut i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh!
Profeti Muhammed a.s. ka vdekur paraditen e dites se hene te dates 12 Rebiul Evel ne moshen 63 vjeëare.

Shenim: Ky eshte nje pershkrim i shkurter i jetes se profetit Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Leave a Reply