Analiza e punës 2009

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2009
(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise Puke)

 

-Aspekti Fetare

Myftinia e rrethit Puke per muajin janar-dhjetor 2009 ka zhvilluar nje seri aktivitetesh me karakter “forcim” te besimit. Me se shumti aktivitet jane organizuar ne data te shenura islame si netet e medha, mevludi, muaji Ramazan dhe kurban bajrami. Jane kryer regullisht faljet e namazave, xhumave, teravive, bajrameve ne Xhamin e qytetit te Pukes. Dy namazet e bajrameve u kryen nga H.Ibrahim Hoxha ndersa hytbet Myftiu Gezim Kopani. Jane implementuar projekte per forcimin e besimit ne zemrat e besimtareve te fshatit Iballe, Fush-arrez, Qerret. Ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke ka shperndar literatura te ndryshme si per fillestar po ashtu edhe per intelektualet.

-Aspekte te ndryshme

Myftinia e rrethit te Pukes ka bere nderhyrje ne mirembatje te objekteve si: lyrje, pajisje te reja si hinka, boksa etj. Ne menyre te rregull jane zhvilluar mbledhjet e keshillit te Myftinise se rrethit Puke ku jane shtjelluar projekt ide, programe si dhe problematikat e ndryshme qe dalin gjate veprimtarise se institucionit tone. Me orjentimin e Myftiut Gezim Kopani dhe te kujdesit te tij kan filluar grumbullimi i fakteve historike islame. Myftiu Gezim Kopani ka kerkuar nga xhemati, besimtaret dhe antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit te Pukes grumbullimin e informacioneve gojore, referencave, fotografive qe flasin per xhamiat, mejtepet, imamet, myezinet dhe Myftite e rrethit te Pukes.

Me date 11 gusht 2009 Myftinia e rrethit Puke organizoi nje eskursion me nxenesit e kur’anit. Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresen e H.Sh.Shamia Shkoder  eshte bere e mundur regjistrimi i disa medresisteve nga qyteti i Fush-arrezit dhe nga fshati Qerret. Po ashtu eshte mundesuar dergimi i nje studenti per studime te larta ne Bursa te Turqise. Jane mbajtur seminare per netet e medha dhe ne vecanti per muajin Ramazan ku i vecante ka qene seminari i organizuar ne Fush-arrez me titull: “Muaji Ramazan dhe adhurimet.”

Me date 23.07.2009 me nr.prot.43 Myftinia Puke i ka dhene Flete Mirenjohje prof.Xhemal Malçi (antar i Keshilli i Myftinise Puke) me motivacion: “Per kontributin e dhene ne pasqyrimin e fakteve historiko islame per kultet dhe klerin mysliman, pasqyruar kete ne libri “Kabashi, Puka qe ne Lashtesi 2“.

Pune e konsiderueshme eshte bere ne grumbullimin e fakteve historike per Imamet  e xhamise Koder Hani Puke, Qerret, Kabash, Micoj, Iballe etj. Po ashtu edhe historiku i xhamise Koder Hani Puke, Qerret, Kabash, Lajthize, Truen, Iballe. Informacione te kenaqshme jane grumbulluar edhe per Mejtepet e Pukes si: Mejtepi i Pukes, Qerretit, Kabashit, Iballes, Kryeziut.

Me nje shkrese te vecante Myftiu Gezim Kopani ka kerkuar nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke per grumbullimin e fakteve historiko-islame duke perfshire Xhamiat, Mejtepet, Imamet, Myezinet etj.

-Aspekti i Pronave

Myftinia e rrethit Puke gjate ketij viti ka arritur te certifikoj  si prone “Vakuf” ne fshatin Qerret. Me certifikimin e tokes ne kete  fshat te Xhamise se fshatit Qerret i hapet rruga e punes per fillimin e ndertimit te xhamise se ketij fshati. Siperfaqja e certifikuar esht 10660 m2.

Po ashtu gjate ketij viti ka nisur procesi i blerjes se tokes per rreth 1 dylym ne zonen e Bashkise se Fush-arrezit. Toka dhe ndertimi i xhamise do te mbulohet nga shoqata “Istanbul”.

Pergatiti

Gezim Kopani
(Myfti i Pukes)

Afrim Laçi
(Antar i Keshillit te Myftinise Puke)

 

Miratoi
Keshilli i Myftinise se rrethit te Pukes

Leave a Reply