Fjala e kreut të KMSH-së H.Skender Bruçaj në simpoziumin e zhvilluar në Pukë më 11.11.2017

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!DSC_9521

I nderuar Myfti i Kosovës Naimef. Tërnava

I nderuari Myfti i Pukës Gëzim Kopani

Të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor,

Motra dhe vëllezër!

Falënderimet dhe lavdërimet e pafundme i takojnë Allahut te Lartësuar, Krijuesit tëGjithësisë, që e nderoi njeriun me mirësinë e të qenit rob i të Madhëruarit, duke e zbukuruar atë me aftësi dhe cilësi të veçanta!

Të nderuar të pranishëm,

Myslimani e ka obligim fetar kërkimin e diturisë nga momenti kur vjen ne ketë botë deri tek momenti i shtegtimit nga kjo bote kalimtare, në botën e përtejme. Ne si myslimanë, e dimë shumë mirë se, shkollat, mejtepet, medresetëjanë një laborator jete, janë vende te mësimit, të edukimit dhe të skalitjes së virtyteve dhe cilësive më të mira të nevojshme për jetën. Mbi këtë filozofi e me këtë vizion u hapen mejtepet pothuajse në të gjitha xhamitë e qendrave tëmëdha të banimin në trevat shqiptare.

Mejtepet që u hapen në të gjitha trevat Shqiptare kishin për qëllim mësimin e fëmijëve dhe rinisë me kulturën islame. Ato njihen si ndër institucionet edukativo-arsimore më të vjetra në rajon dhe janë përhapur me ardhjen e Islamit në trojet tona. Mejtep ose Mektebe i thonë një vendi të caktuar për arsimin e fëmijëve. Mejtepet që kanë qenëpranë xhamive ose te integruara me ambientet e xhamive,përveçedukimit të brezave tërinj me edukate fetare, ata kanë edukuar tërinjtë me edukate morale,me vlerat e atdhedashurisëdhe njëkohësisht kanëshërbyer si mësonjëtore te gjuhës dhe kulturës shqipe.

Ne arsimin Islam ndër vite, në rastin e Mejtepeve të Pukës dallojmë përgatitjen e disa hoxhallarëve (pra imamëve) që dhanë kontribut te vyer ne xhamitë  e rrethit  Pukë ku mund te përmend; imam Musa Dizdarin (Myftiu i parë i Pukës), imam Zenel Hoxha (po ashtu Myfti), Isuf Hoxha, imam, Osman Hoxha, imam i cili ka rënë dëshmor nëmbrojte të Atdheut, Nel Hoxha, imam etj.

Komunizmi dënoi me pushkatime, me burgosje dhe me internime klerikët etre feve kryesore. Prej tyre 60, imamë, hoxhallarë u dënuan me burgim ose pushkatim dhe mbi 1100 xhami dhe objekte fetare u shkatërruan e u kthyen nëgërmadha. Komunizmi goditi rëndë besimin, edukimin e njeriut dhe mbi te gjitha njerëzit e fesë. Pas komunizmit KMSH u gjet e papërgatiturpër tëpërballuar nevojat e besimtarëve myslimanëpër njohuri fetare. Vlen të falënderojmë kontributin e jashtëzakonshëm që kanë bërëimamët dhe hoxhallarët, vëllezërit tanë të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i ardhur në ndihmë KMSH-së nëpërmbushjen e misionit të tij fisnik nëpërcjelljen e mesazhit të fesë Islame në çdo cep të Shqiperise.Imamë dhehoxhallarë të ngarkuar me përgjegjësi nga Bashkësia Islame e Kosovës, siç ishte rasti i Adem Ademit në Pukë,  qëndruan me vite të tëra duke shërbyer në kushte tëvështira në qëllimin e lartë fisnik, edukimin e brezave të rinj që nuk e njihnin fenë me njohuri dhe edukate fetare, por në tënjëjtën kohë duke skalitur tek brezat e rinj edhe vlerat e moralit,atdhedashurisë dhe vëllazërisë mes vëllezërve të një gjaku pa dallim feje.

Të nderuar tëpranishëm,

Tre armiqtëkryesore që epengojnë progresin dhe zhvillimin e një kombi janë injoranca, varfëria dhe përçarja e brendshme. Injoranca, padituria e cila është një problemi serioz, mund ti kundërvihemi me arsimim, edukim, dhe kjo ka qenë gjithmonë rruga më e drejtë për t’i shërbyer vendit tonë. Tani që ne jetojmë në një botë globale, edukimi është mënyra më e mirë për t’i shërbyer njerëzimit dhe për të vendosur një dialog me qytetërimet dhe kulturat e tjera. Varfëria mund të mposhtet përmes punës dhe investimit në kapitalin njerëzor, ndërsapërçarja e brendshme përmes bashkimit, vëllazërimit, dialogut dhe tolerancës. Zgjidhja e çdo problemi në këtë jetë varet plotësisht nga krijesat njerëzore. Arsimimi dhe edukimi i njeriut me edukatën fetare dhe morale bazuar në vlerat tona tëpërbashkëta universale është mjeti më efektiv për të eliminuar problemet e shoqërisë dhe për të arritur paqen sociale.

Sot pas tre dekadash liri besimi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe mbarë hapësira shqiptare, por jo vetëm, janë krenarë për, mejtepet, medresetë në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, si dhe Universitetin Bedër. Institucione arsimore këto, qësynojnënjë sistem arsimor i cili përfshin ndriçimin e mendjes me dituri dhe mbushjen e zemrës dhe shpirtit me besim e virtyte. Një botëkuptim i tillë që e lartëson nxënësin mbi krahët e dijes dhe besimit dhe e shtyn atë të fitojë pëlqimin e Zotit duke i shërbyer shoqërisë e njerëzimit, do të jetë shumë i vlefshëm për brezat e ardhshëm. Prania e këtyre institucioneve tregon rëndësinë që Komuniteti Mysliman i jep arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, të frymëzuar nga fjala e parë e Zotit në Kur’an “LEXO”.

Zoti ju bekoftë!

Ju faleminderit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Haxhi Skender Bruçaj

*Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.Skender Bruçaj në hapje të simpoziumit “Mejtepet e Myftinise Pukë dhe roli i tyre.” Pukë 11 nëntor 2017.

Leave a Reply