Duaja e Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e Fiter Bajramit

Duaja me rastin e Fiter Bajramit bere nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani

“O Zoti i Gjithesise! O Allahu im !

Ne roberit e tu ne kete dite te bekuar te Fiter Bajramit kerkojme Mirsite e Tua, driten Tende !

O Allah! Per nje muaj per Ty agjeruam, na prano agjerimin tone !

Per Ty u lutem, na prano lutjet tona !

Per Ty beme vepra te mira, na i prano ato

Na prano namazet, sadaket tona !

O Allah ! Na i fal gjynahet dhe gabimet tona !

O Allahu ! Na bej prej njerezve te lumtur, dhe largoje te keqen nga ne !

Na ruaj nga fatkeqsit !

Na ruaj nga termet dhe furtunat !

Na ruaj demet e ujit dhe zjarrit !

Na ruaj Atdheun tone !

Na ruaj besimin tone !

Na ruaj familjen tone !

Na ruaj rinin tone nga veset e liga si alkoli , droga e krimi !

Na lumturo zemrat tona, familjen tone dhe shoqerin tone !

Na bej njerez te drejte !

Na bej besimtare me namaze, agjerime e sadaka !

O Zot ! Te lutemi ne kete dite per me shume miresi, paqe e lumturi dhe mireqenje !

O Zoti yne! Bekoi familjet tona, femijet tane !

O Zoti yne! Ndihmoje ate qe eshte ne veshtiresi !

O Zot! Largoje dhunen dhe s’miren nga zemrat dhe familjet tona !

O Zot na i fal gjynahet dhe na bej prej banoreve te xhennetit !”

 

Xhamia Puke
Fiter Bajrami

25 qershor 2017

Leave a Reply

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre 1523-2017

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre Nga; Gezim Kopani , Myfti i Pukës Abstrakt Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia […]