Myftinia Puke dhe shoqata Istanbul shperndan pakon e ramazanit ne Rrape

Ne kuader te muajit ramazan 2017, Myftinia Puke me mbeshtetjen e shoqates Istanbul beri shperndarjen e disa pakove me ushqimore ne Rrape, Rryp, Memaj, Hadroj dhe disa pako ne qytetin e Pukes. Perfitues te ketyre pakove me ushqime ishin femijet jetim, familjet qe skan te ardhura etj.

Ne shperndarjen e pakove ushqimore mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani , kreu i Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj dhe Anetari i Keshillit te Myftinise Puke per Rrapen Astrit Mataj.

Gjate fjales se pershendetjes dhe urimit te ramazanit kreu i shoqates Istanbul Ridvan Seferaj nder te tjera tha: “Falenderoj Myftiun qe u ba shkak qe ne te jemi sot ketu bashke me ju . Shoqata jone jo vetem ne Shkoder , Puke por edhe ne shume qytete te Shqiperise organizon projekte te ngjashme sociale. Ju uroj muajin e madherueshem te Ramazanit , agjerim dhe lutje te pranuara tek Allahu.”

Me kete rast Myftiu Gezim Kopani falenderoj shoqaten Istanbul per ndihmen e dhene ketyre familjeve te zones Administrative Rrape pasi shume familja jetojne ne kushte te veshira ekonomike. Cdo here shoqata Istanbul ka qene prane dhjetra familje ne rrethin e Pukes dhe per kete Ju jemi mirenjohes. Po ashtu Myftiu Gezim Kopani e cilesoi muajin Ramazan si muaji ne te cilin duhet te tregojme respekt per njeri tjetrin dhe te jemi ndihmetar  ndaj njeri tjetrit dhe ne menyre te vecante ndaj njerezve ne nevoj. Prandaj muaji ramazan eshte muaji ne te cilin shtrihet dora e ndihmes.

Ramazan 2017

19239689_1905375336396604_1010303509_n 20170606_193212 20170606_193246 19190864_1905375329729938_551084991_n

 

Leave a Reply