Inagurohet xhamia e fshatit Qerret Pukë

      Nën një atmosfere të mrekullueshme festive u zhvillua ceremonia e inagurimit të xhamisë së fshatit Qerret Pukë. Ceremonia e inagurimit u hap me Hymnin Kombëtar për të vijuar më pas pjese Kur’anore si dhe një pjesë hyrse nga nxënësit e mejtepit të xhamisë Qerret.1111

Në këtë ceremoni nderuan me pjesmarrjen e tyre N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërise Bujar Spahiu, N/Kryetari i Kuvendit të Shqipërise Shpetim Idrizi, Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Bahri Sejdiu dhe Kasim Kerguri, Myftiu i Tiranës  Ylli Gurra, Myftiu i Malsisë së Madhe Edmir Smalaj, Myftiu i Lezhës Agim Terziu, Kreu i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, Kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja, Kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, Imam nga qytet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falenderoi Zotin, të pranishmit për pjesmarrjen falenderoj donatorin e kësaj xhamie të nderuar Sait Fishta për këtë mrekulli që sot është ngritur në këmb në fshatin Qerret. Kjo faltore e Allahut do shpërndaj paqen, dashurin. Ka dasht Allahut xh,sh që Sait Fishtës tia hap zemren për ndërtimin e kësaj Xhamia. Allahu xh.sh ia shperbleftë me xhennet.. Kjo ditë është e ditë feste e gëzimi për të gjithë besimtarët mysliman të fshatit Qerret por edhe më gjërë.

Më pas aktivitetin e përshendeti N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu në emer të KMSh dhe krutarit H.Skender Bruçaj “…kam nderin tju percjell në këtë ditë gëzimi, në këtë ditë inagaurimi urimet më të mira për këtë vatër të kulutures dhe dijes.Begatit me të medha janë objektet e kultit. “

Në emer të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emër te Myftiut Naim Ternava përfshendeti Bahriu Sejdiu i cili ndër të tjera tha: “Ky është një siharic për  besimtarët, për ato që do ta zbukurojne këtë xhami me paqe , me harmoni, tolerance. Lus Allahun xh,sh që ta shpërblej donatorin e kësaj xhamie.”

Aktivitetin e përshendeti kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj i cili tha: “Eshtë kënaqesi që marr pjesë në inagurimin e kësaj shtepie të Zotit. Zoti deshi dhe sjelli një donator si Sait Fishta që bëri realitet këtë objekt.”

Aktivitetin e përshendeti Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Myftiu i Malsisë së Madhe Edmir Smalaj, Myftiu i Lezhës Agim Terziu, Kreu i Shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj dhe kreu i Fondacionit Mirësia Korab Kaja, Imam nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në fjalen e tij Sait Fishta tha: “Falenderoj Zotin që më bani mua shkak për ndërtimin e kësaj xhamie. Uroj fshatin Qarret ta gezojne këtë xhami edhe inshalla sa me shume besimtar uroj të këtë ky vend.”

Ceremonia ishte e gershetuar me interpretime të ndryshme si dhe ilahi.

Në fund N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, N/Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Shpetim Idrizi, Sait Fishta dhe Bahri Sejdiu bënë prerjen e shiritit të inagurimit të xhamisë së fshatit Qerret.

Aktiviteti u mbyll me faljen e namazit të drekës që e drejtoi  n/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

Qerret-Pukë; 21 maj 2017

DSC_2960 DSC_2962

20170521_125419 20170521_125354

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DSC_0060 DSC_2923

  DSC_2873 DSC_2898

 

DSC_0002 20170521_114457 20170521_114143 DSC_0039 DSC_0045

 

DSC_2831 DSC_2851 DSC_2861 DSC_2890 DSC_2911 DSC_2892 DSC_2900 DSC_2905 DSC_2911 DSC_2876 DSC_2883

DSC_2857 DSC_2863 DSC_2867

DSC_2843

DSC_0057 DSC_0062

 

DSC_2846 20170521_115221

DSC_0039 DSC_2826 20170521_114508 18622306_1363892810363417_7559713832668373516_n

 

DSC_2814 DSC_2817 DSC_2819 DSC_0014 DSC_2958

 

DSC_2798 DSC_2799 20170521_112512
  

 

 

 

 

Leave a Reply

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre 1523-2017

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre Nga; Gezim Kopani , Myfti i Pukës Abstrakt Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia […]