Personalitet urojne besimtaret mysliman te Pukes me rastin e Fiter Bajramit

Drejtues institucionesh , personalitete dhe deputet dhe kreret e forcave polikike i jane drejtuar gjate dites se sotme Myftinise Puke per te uruar besimtaret myslimane te rrethit te Pukes.20160705_093412

Me kete rast uroi kreu i PD-se per rrethin e Pukes Prel Gjoni, Kryetarja e LSI – Puke Sajmira Laci, deputeti i LSI per Qarkun Shkoder Agron Cela, Kreu i Bashkise Fushe Arrez Fran Tuci , kreu i PS-Puke Marash Kola dhe Kreu i Bashkise Puke Gjon Gjonaj.

Ne viziten e tij keu i PD-se Prel Gjoni tha: “…Keto jane dite gezimi per te gjithe. Puka eshte shembull i harmonise dhe realisht eshte e veshtire te dallosh dallimet fetare pasi te gjithe festojme sebashku.”

Kryetarja e LSI Sajmira Laci tha: “Kjo eshte dite e vecante per ato qe agjerune muajin e Ramazanit. Ne cdo here i kemi festuar bashke festat.”

Deputeti i LSI per Qarkun Shkoder Agron Cela tha: “Sot kisha kenaqesi te vi ne Puke per te uruar myslimane per festen e Fiter Bajramit. Me kete rast uroj te gjithe myslimanet ketu ne Puke, Fushe Arrez per nje feste te gezuar dhe te bashkuar me njeri tjetrin. Me kete rast deputeti mori persiper rindertimin e Xhamise se Rrypes e cila me pare ka qene Mesxhid.”

Kreu i Bashkise Fushe Arrez Fran Tuci tha: “Realisht keto jane raste te vecanta. Ne cdo here kemi uruar njeri tjetrin pa dallim fetare. E till eshte edhe festa  Fiter Bajramit.”

Kreu i Bashkise Puke Gjon Gjonaj i shoqeruar nga N/Kryetari Astrit Kuci premtoi ne zgjidhjen e problemeve hipotekore qe ka xhamia e re e qytetit te Pukes duke premtuar ne certifikimin e tokes se ketij kulti.

05.07.2016

20160705_084858 20160705_085946 20160705_090558 20160705_093412 20160705_083941 20160705_090915 20160705_092601

Leave a Reply