Nata e “Mire” Regaib eshte nata qe lidh naten e enjte me diten e xhuma.Ne te njejten kohe fillon edhe muaj Rexhep pastaj Shanan dhe me pas Ramazan.
Ne lidhje me netet e mira ka qendrime te ndryshme. Ka qe thone se mungojne transmetimet qe flasim per naten e mire Regabib dhe ate Berat ose jane transmetime te dobeta. Megjithate keto nete e Mira vijojne te shkruhen ne kalendarin islam te shum vendeve si ne Shqiperi, Ballkan etj.
Ne lidhje me naten Regaib kemi nje trasmetim qe disa e quajne te dobet ku Profeti Muhammed a.s. ne lidhje me muajin Rexhep ka bere kete lutje (dua):
“Allahumme berik lena ri rexheb ve shaban ve beligna ramadan” d.m.th: Allahu im! Na beko me muajin rexhep dhe shaban dhe na mundesi te arrijme muajin Ramazan.”m (Ibn Hambel)
Po ashtu eshte edhe nje trasmetim tjeter ku Enes b. Malik transmeton se Muhammedi a.s. ne lidhje me disa muaj ka bere kete dua:
“O Allahu im! Me bej te jetoj me miresi dhe ibadat muajin rexhep dhe shaban dhe me meshiren Tende me drejto me mundeso, me fut ne muajin Ramazan.” (Ahmedi 1/259)
Cfare duhet bere?
Myslimani cdo here e ka obligim ti drejtohet Allahut xh.sh. me adhurim, ibadet, tevbe (pendim) duke dhene sadka,duke u larguar nga haramet dhe duke vepruar pune te mira. Keto jane ato gjera qe myslimi duhet ti bej edhe ne muajit e shenjte e netet e mira.
Muajt e shenuar dhe netet e shenuara i shikoj si nxites dhe perkujtim per myslimanet ne kryerjen e ibadeteve ndaj Allahut xh.sh. ne shkuarjen ne xhami per te fal namaz me xhemat, ne kryerjen e puneve te mira etj.
Duhet sqaruar se transmetimet per naten Regaib dhe Bera jane te dobeta dhe ka shume trillime qe behet si psh; ne zonen tone disa marrin hudhren dhe e fusin ne xhep me qellim qe mos ze ndonje e keqe. Ky lloj veprimi nuk ka asnje lidhe me fene islame dhe as me netet e mira islame.
Pjese e shkeputur nga hytbja e mbajtur per xhuma ne xhamin e qytetit te Pukes nga Myftiu Gezim Kopani
Marr nga: https://gezim-kopani.blogspot.com/2011/05/miresia-e-nates-se-pare-regaib.html