Fillon ndërtimi i banesave nga fondi i tërmetit

Fillon ndërtimi i banesave nga fondi i tërmetit

Fillon ndërtimi i banesave nga fondi i tërmetit

Komuniteti Mysliman i Shqiërisë ka nisur implementimin e fondit të mbledhur nga tërmeti.

Nisja e punimeve ka filluar në fshatin Ndroq të Tiranës. Shtëpia pas tërmetit ishte e pabanueshme. Familja që jetonte aty përbëhej nga 5 anëtarë dhe pas rënies së tërmetit është strehuar tek të afërmit e tyre.

Kryefamiljari me lot në sy tregon momentet drithëruese të tërmetit: “Nga njëra anë kisha prindërit e moshuar e të pamundur dhe nga ana tjetër kisha fëmijët, nuk dija nga të shkoja më parë, ngelëm të gjithë të ngrirë, por desh Zoti banesa nuk u shemb të na zinte brenda, pavarësisht dëmtimeve që kishte marrë.”

Ata e pritën me një entuziazëm të jashtëzakonshëm fillimin e punime për banesën e tyre të re duke e shoqëruar me lutje të shumta dhe falënderime të përzermërta për të gjithë donatorët që mundësuan ndërtimin e shtëpisë së tij.

Drejtori i Vakf-Investimeve dhe Finances në KMSH, z. Edison Hoti tha se ky është një amanet i donatorëve që po çohet në vend.

KMSH-Ndertimi i shtepiave-Termeti1

“Ne vërtetë ndjehemi mirë që po çojmë këtë amanet të donatorëve tanë në vend dhe gëzohemi me lumturinë e kësaj familjeje, por nga ana tjetër kur shikojmë që pikërisht në këtë fshat ku ne po ndërtojmë janë edhe dhjetra shtëpi të dëmtuara e të pabanueshme. Shikimet në sytë e banorëve të cilët të drejtohen gjithë shpresë se ndoshta një ditë edhe ata do të bëhen me shtëpi ku të mblidhen me familjet e tyre si më parë, na vendos brenda një rrethi tjetër përgjegjësie”, tha ndër të tjera z. Hoti.

Sensibilizimi ka qenë mbreslënës nga të gjithë. Me të vërtetë janë mbledhur fonde por nevoja është akoma shumë e madhe. Ajo nuk mbaron me kaq por do të vazhdojë për një kohë të gjatë, sidomos në planin ndërtimor.

Komuniteti Musliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që kontribuan në mbledhjen e fondit të tërmetit dhe të mbështetjeve të tjera pranë njerëzve në nevojë.

Profeti Muhammed (a.s) thotë: “Sadakaja më e mirë është ajo e cila është e paktë, por e vazhdueshme.”

Allahu jua shpërbleftë!

Burimi: Komuniteti Mysliman i Shqiperise

 

Leave a Reply

Falet namazi i Kurban Bajrami ne qytetin e Pukes

Eshte kryer falja e namazit te Kurban Bajramit ne qytetin e Pukes. Falja e namazit u krye duke respektuar rreguallat protokllora te ceremonise se Kurban Bajramit por dhe te rregullave te diktuar nga covid-19. Ritet fetare u drejtuar nga imami i xhamise Beser Sokoli dhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera […]