Njoftim: Me 25 shkurt 2020 fillojnë 3 muajt e Mirë

Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se me date 25 shkurt 2020 fillojne tre muajt e Mire; 1.Rexhep, 2. Shaban dhe 3.Ramazan.
Allahu xh.sh thote:
“Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte” (Et Tevbe 36)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman.

Pervec muajit Ramazan Allahu xh.sh na ben me dije edhe per kater muaj te mire te cilet jane: muajt jane: Dhul KideDhul HixheMuharrem dhe Rexhep. 

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajit.” (Buhari)

Me fillimin e muajit Rexhep vjen edhe Nata e Mire Regaib e cila eshte me 27 shkurt 2020

 

Leave a Reply

Falet namazi i Fiter Bajramit ne qytetin e Pukes

Nen nje atmosfer ndryshe nga heret e tjera eshte falur namazi i Fiter Bajramit ne qytetin e Pukes. Qe ne oret e para te mengjesit dhjetra besimtare nen kujdesin e distancimit social te diktuar nga covid-19 i jane drejtuar xhamise se qyetit te Pukes per kryer faljen e Fiter Bajramit. Ceremonia fetare u drejtuar nga […]