Jeta e Profetit Muhammed a.s

Muhammed a.s.

Muhammed a.s.

Kush eshte familja e Profetit Muhammed a.s.?

Para se te flasim mbi familjen e Profetit Muhammed a.s. duhet te kemi parasysh se Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh.

a). Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai 

Profeti Muhammed a.s. eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahi eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Mur-res, Murre eshte biri i Ka’abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma’dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Profetit Ibrahim a.s.

b). Prejardhja e Profetit Muhammed a.s. nga nena

Profeti Muhammed a.s eshte i biri i Emines (2), e bija e Uehbiut, Uehbiu eshte biri i Abdul Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Zehres, Zeraja eshte biri i Kilabit ( Hakim ibn Urue) qe ishte gjyshi i peste i Profetit Muhammed a.s nga e ema.

Fisi i Profetit Muhammed a.s.

Muhammed a.s. eshte prej fisit Kurejsh. Kurejshet jane te njohur si njerez te mire, te urte edhe te sjelleshem. Kurejshet ishin te paret qe moren ne mbrotje Qaben. Madje tregohet se nje person i quajtur Kusaj ishte personi qe i sherbente me se shumti Qabes. Ai ndertoi edhe shtepin e tij afer Qabes qe te kujdeset edhe me shume per te. Kjo shtepi quhej “Darun Nedu” d.m.th (shtepia e keshillimit).

Kush eshte familja e Profetit Muhammed a.s.?

Familja e Muhammed a.s. quhej “Familja Hashemije” emer te cilin e ka marr nga gjyshi i tij i dyte qe quhesh Hashim. Hashimi kishte trashiguar disa ofiqe dhe ai me to u sherbente besimtareve qe benin Haxh. Hashim do te thote “thermues“. Ky emer ju vendos pasi Hashimi thermonte buken me leng mishi dhe nga bujaria e tij ushqente haxhileret. Per kete ato e quajten “thermuesi“.
Hashimi ka qene i martuar me Selemen e bijen e Amrit nga fisi Beni Adij. Hashimi ka ndruar jete ne Gaza, ne Palestine. Selemia lindi nje djale ne Medine te cilit i vendosen emrin Shejbe (shejbe d.m.th: thinja, floket e bardha)
Shejbe u rrit tek dajet e tij ne Medine. Xhaxhallaret e Shejbes qe ndodheshin ne Meke nuk dinin asnje gje. Me te mesuar per kete Xhaxhallaret ( Muttalbi )  e moren nga Medineja dhe e sollen ne Meke. Pas pak kohesh populli ne Meke menduan se Shejbe ishte skllav i Mutalibit e nga kjo ato e quajten Abdul Muttalib (Skllavi i xhxhait te tij Muttalibit).
Abdulmutalibi ishte nje njeri shume i pashem. Ishte njeri shume bujar dhe shume i respektuar e nga kjo banoret e quanin “dhenesi i madh“. Ai ushqente te varferit dhe hallexhit. E nga kjo ai quhej edhe “ushqyesi i njerezve“.
Nje rast kur po flinte Abdulmutalibi pa nje enderr ku dikush e udhezonte qe te hapte pusin e Zemzemit. Keshtuqe Abdulmutalibi ka hapur pusin e ujit te njohur Zemzem. Gjithashtu ne kohen e Abdulmutalibit ka ndodhur edhe ngjarja e Elefantit.

Ngjarja e Elefantit

Nje sundues nga Jemeni i quajtur Abraha El Ashrami u nis nga Jemeni me gjashtembedhjete mije ushtare te cilet kishin me vete disa elefate. Abraha u drejtua drejte Mekes per te shembur Qaben. Kur arrit me Muzdelifese dhe Minase ai urdheroi ushtrine qe te pergatiteshin per te shembur Qaben. Ne kete kohe Abraha filloj te plackise cfare gjente perpara. Nder keto ai plackiti edhe devete e Abdulmutalibit.E nga kjo Abdul Mutalibi doli perpara Abrahase dhe i thote: Dua devete ! Ebraha tha: Une kam ardhur te shkateroi Qaben tuaj te Shejte ndersa ti me lutesh per kthimin e deveve? Abdulmutalibi i thote: Devete me takojne mua. Qabja i takon Allahut dhe Ai do e mbroje ate.Ne mengjesin e senesrmes Abrahaja u pergadit per te sulmuar Qaben mire po ne kete kohe Allahu i Madheruar dergon mbi ta zogj qe vinin tufe tufe e qe ne sqapat e tyre mbanin balte te gurezuar.Sunduesi urdheronte ushtaret qe te versulnin elefante, por elefantet ne vend qe te drejtoheshin nga Qabja ato drejtoheshin per tu larguar. Keshtu Allahu i Madheruar shkateroi ushtrine e Abrahase. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth nje apo dy muaj para se te lindte Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote:
A nuk e keni pare se cberi Zoti yt me pronaret e elefanit? A nuk ua beri pershtypje atyre te deshtuar? Dhe Allahu kunder tyre leshoi shpende qe vinin tufe tufe! Dhe i gjuanin ata me gure nga balta e gurezuar! Dhe ata i beri si gjeth i grimcuar, i shtypur.” (El Fil: 1-5)

Lindja e Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka lindur ne Meke. Ai lindi ne mengjesin e dites se hene me 12 (dymbedhjete) te rabiul evvel (20 prill te vitit 571 pas Isase a.s.). Emrin ia vendosi Emineja pasi ajo kishte shikuar nje enderr ku nje ze  (Melek) e udhezonte per vendosjen e ketij emri. Ka trasmetime te tjera qe thone se emrin ia ka vendosur Abdul Mutalibi.

Ndodhi te veçante qe kan ndodhur me rastin e ditelindjes se Profetit Muhammed a.s.

Me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhen disa gjera te pazakonta. Nje poet i quajtur Hasan ibnu Thabit tregon se me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhesha tek disa hebrenne ne Mendine. Nje nga rabinet tek nje vend i lart (kull) thote: O hebrenj! Sot eshte shfaqur ylli i Ahmedit (3) i cili do te shfaqej vetem me lindjen e tij dhe per askend tjeter.
Tregohet se profeti Muhammed a.s. qe i vogel ishte i shkathet, pra ka ecur shpejt (4) Kur gjyshi i Muhammedit a.s. Abdul Mutalibi mori lajmin e lindjes se nipit, nxotoj per tek ai, e mori ate dhe shkoj tek Qabja.
Nje ngjarje tjeter ishte ai i pallatit i 14 ballkoneve te Kisras se Persise u prish per shkak te dridhjeve.
Nga kjo dridhje tregohet se u zhduk edhe liqeni i quajtur Sava gje e cila tronditi pa masa mbretin Kisra. Per kete arsye pasi i mblodhi fallxhoret e magjistaret. Disa i than se prishja e pallatit dhe zhdukja e liqenit etj ka ndodhur per shkak se ka lindur nje profet.
Fiket zjarri i mexhuseve i cili mbahej ndezur cdo here, duke e konsideruar si te shenjte e zot.(Thuhet se ky zjarr qendronte i ndezur ne Baku-Azerbarxhan, vete fjala Baku do te thote zjarr.)

Ngjarje tjeter ishte ajo e profetit Muhammed a.s. ne shkretetire 

Ne ate kohe femijet e vegjel, qe nuk kishin shume qe kan lindur i dergonin ne shkretetire. Tregohet se gjate kohes se haxhit ne Mekke vinin shume besimtar, dhe meqe gjuha ndikohej per shkak te te ardhurve , dhe me qellim qe femijeve tu ruhet gjuha e paster, i dergonin jasht qytetit, pra tek fiset qe ndodheshin diku ne shkretetire, dhe ata qe merrnin femijet u jepej nje page e caktuar.
Tregoget se mes te te ardhurve ne Mekke ishte edhe Halimja . Halimja dhe bashkeshorti i saj Harithi kishin jete te veshtire, ishin te varfer. Halimja kishtenje femije per gjiri, dhe per shkak te varferis , me qellim qe te siguronte ndonje te hodh, kishte ardhur ne Mekke qe te merrte ndonje femije qe ta ushqente e ta rriste. Per shkak te varferis, gjumshti i gjirit te saj me veshtirsi mjaftonte per femijne e saj.
Tregohet se ajo kishte hipur nje gomar , i cili mezi ecte dhe ishte nisur per ne Mekke. Kur arriten ne Mekke edhe grat te tjera si Halimja u shperndan per te marr femije, por ato perzgjedhnin femijen e familjeve te pasura. Ne kete kohe aty ishte edhe nena e Profetit Muhammed a.s., dhe kur grat mesonin se Muhammedi a.s. ishte jetim nuk e merrnin. Ne anen tjeter Halimja nuk po arrinte te gjej ndonje femije, pasi paraqitja e saj tregonte varferi. Pasi u lodhen duke kerkuar, sebashku me bashkeshortin e tij u ulen per te pushuar. Duke biseduar bashkeshorti i thote Halimes: Si u be kjo pune keshtu? Vetem ne nuk arritem te kemi gje, do kthehemi me duar bosh. Harithi i tha, pse te mos marrim ate jetimin? Halimja pranoj dhe shkuan tek Emineja dhe pasi u dakortesuan Halimja merr Muhammedin a.s. dhe fillojne rrugen per ne shtepi. Pa filluar mir njohja me jetimin, Halimja filluan te verejne bereqetet e jetimit, pra te profetit Muhammed a.s. Tregohet se gomari filloj te ec me shpejt saqe ua kaloj te gjithe te tjereve. Dikush e pyeti: A eshte e njejta kafsh? Ajo tha: Po! Tregohet se gjate rruges gjiri i halimes filloj ti rrjedh gjumesht aq sa ngopi jo vetem femijen e saj, por edhe Muhammedin a.s. Pasi arriten ne shtepi, tregohet se deven e ligsh qe kishin filloj te marr veten e te shendoshet duke mbushur keshtu gjinjet me qumesht. Po ashtu edhe delet. Nderkohe delet e tjera nuk prodhonin gje. Kjo gje habiti te tjeter saqe thoni: Shikoni delet e Harithit e te Halimes, sa mir jane, a mos vall duhet ti kollosimin aty ku i kollosin ata. Ashtu ben, por perseri atyre delet nuk u prodhonin gje.
Halimja kishte vene re se Muhammedi a,s, rritej me shume se asnje bashkemoshatar i tij te fisit Benu Sad. Ndryshe nga femijet e tjere, Muhammedi a.s. shume shpejt filloj te mesoj arabishten e paster.
Pasi kaluan dy vite, Halimja e dergon profetit Muhammed a.s. tek Emineja. Per shkak te familjarizimit, urtesise, dhe bereqetit, Halimja i kerkoj Emines qe Muhammedin a.s. ta marr serish. Ne fillim Emineja nuk pranoj, por vendosmerija e Halimes beri qe Emineja tia jap serisht djalin.

Pastrimi i kraherorit te Profetit Muhammed a.s. (Pastrimi-“operacioni”)

Pasi profeti Muhammed a.s. u kthye serisht ne shtepin e Harithit dhe Halimes, ndodhi ngjarje e hapjes se kraherorit te Profetit Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote: 
A nuk ta hapem Ne gjoksin tend? Dhe Ne hoqem prej teje harren tende, e cila shtypte shpinen tende. Dhe Ne , ta ngritem lart famen tende? E pa dyshim s epas veshtirsis eshte lehtesimi. Vertet pas veshtirsise vjen lehtesimi. E kur ta perfundosh obligimin, atehere mundohu me adhurim Allahut. Dhe vetem te Zoti yt perqendro synimin.” (El Inshirah)

Tregohet se vellai prej gjiri i Profetit Muhammed a.s. shkon tek Profeti Muhammed a.s. i cili pasi shikoj ckishte ngjare me vrap shkon ne shtepi dhe u thote prinderve:
“Dy burra te veshur me te bardha dhe e mbyten.”
Menjehere Harithi dhe Halimja dolen nga shtepia per te shkuar tek vendi ku ndodhej profeti Muhammed a.s. Kur arriten , shikuan Muhammedin a.s. si te friksuar dhe te zbehur ne fytyre. Te dy e pyeten:
Cfare ke?
Muhammedi a.s. tha: Erdhen dy burra te veshur me te bardha. Me shtrin pertoke me hapen kraherorin, (5) e pastruan ate me uje zemzemi dhe pastaj e mbyllen gjoksin duke e qepur. (6)
Kur Helimja degjon dhe shikon shenjat e qepjes u shqetesua tej mase, e tha:
“Kam frik se jane shpirtat e lig, ta dergojme Muhammedin tek nena e tij, dhe keshtu vepruan.
Kur arriten i thone nenes se Muhammedi a.s.:
Ja tek e keni djalin, shendosh e mir!
E habitur Eminja i pyet: Cfare ka ndodhur (pasi Halimja me pare me kembengulje kerkonte ta rimarr ne shtepi Muhammedin)?
Halimja tha: Kishim frik se mos do i ndodh ndonje gje. Por kjo pergjigje nuk e binde Eminen, duke u then: Mos u friksuat nga shpirtat e lig?
Halimja tha: Po. Ne kete rast Emines ju kujtua zeri qe kishte degjuar teksa ishte shtatzene me Muhammedin a.s. qe i thoshte: “…Kerkon nga Zoti yt qe ta mbroj djalin tend…” dhe e merr Muhammedin a.s., ndersa Harithi me Halimen kthehen ne shtepi.

Kujdestaria e Profetit Muhammed a.s.

Nje dite Emineja e mori Muhammedin a.s.dhe u nisen per ne Medine. Ne kete udhetim i shoqeronte Abdul Mutalibi dhe Ummu Ejmeni. Qendrojne per disa muaj ne Meke dhe gjate kthimit per ne Medine vizitojne varrin e Abdullait (babi i  Muhammed a.s.) . Gjate rruges semuret shume Emineja. Gjendja e Emines u perkeqsua dhe ajo vdiq ne vendin e quajtur Ebua vend ne te cilin eshte edhe varrosur.
Dy vite pas vdekjes se Emines, Profetit Muhammed a.s. i vdes edhe Abdulmutalbi i cili vidiq ne moshen 80 vjecare. Me pas kujdestarin e mori xhaxhai i tij i quajtur Ebu Talibi(7). Ebu Talibi nuk ishte i pasur, por me te marr ne kujdestari  Muhammed a.s. Allahu beri qe bereqeti dhe miresia te shtohej ne shtepin e tij. Duke shikuar gjendjen e veshtir, edhe Profeti Muhammed a.s. filloj te punoj. Fillimisht ai filloj si bari delesh. (8)
Ne lidhje me kete profeti Muhammed a.s ka thene: “Nuk ka te Derguar te Allahut e te mos kete kullotur dele.” (Buhari)

Ne lidhje me kete tregohet se nje here Muhammedi a.s. sebashku me nje shok po kullosnin delet jasht Mekes. Ata degjuan muziken e nje dasme. Muhammedi a.s. i thote shokut:
Kur nuk kam degjuar nje dasem te till, prandaj mi shiko pak delet qe te shikoj kete dasem. Muhamedi a.s. iu afrua dasmes, dhe duke e shikuar dasmen e ze gjumi. Pas nje kohe, rrezet e diellit i prishin gjumin. Perseri, diten tjeter apo diten e dyte kishte nje dasem tjeter, dhe serisht Muhammedi a.s. i kerkoj shokut qe ti shikoj delet pasi deshironte te shikonte dasmen, pasi dasma tjeter i shkoj pa e shikuar, por edhe kete here i ndodhi e njejta gje. Sipas dijeteve, gjumi ishte shenje e Zotit xh.sh i cili nuk e linte Muhammedin a.s. te shikoj dasma ne te cilat kishte gjera te pahishme.

Ngjarja me Behiren

Kur Muhammedi a.s. ishte rritur, tregohet se  xhaxhai i tij Ebu Talibi do shkonte per tregti ne Sham, per kete Muhamedi a.s. iu lut qe ta marr me vete, dhe Ebu Tali pranoj. Ky ishte udhetimi i pare qe Muhammedi a.s. do zhvillonte jasht Mekes. Kur arriten ne Sham, ndaluan afer nje manastri katolikesh. Kryeprifti (Behira) veren karvanin, dhe teksa ato po leviznin ai vren nje re, e cila qendronte siper tyre. Behira urdheron sherbyesit qe te pergatit ushqim per mysafir, dhe ne te njejten kohe dergon nje person per ti ftuar tregtaret e karvanit, por duke i dhene nje porosi: “Paperjashtim te vine te gjithe njerezit qe shoqerojne karvanin.” Ebu Talibi pranoj ftesen e Behires, dhe bashk me shoqeruesit e tij futen ne manastir, pervec Muhammedin a.s. te cilin e lan tek plackat e tregtis per ti ruajtur.
Teksa kaloj nje kohe ne gostin e shtruar nga Behira, edhe pse Behira me hetim shikonte te gjithe te pranishmit se mos ndonjeri ka dicka te vecante, por nuk dallon gje. Behira dinte se ishte koha ku pritej te vinte nje i derguar nga Zoti. Behires ju rikujtua perseri shenja qe kishte shikuar (re) dhe pyet mysafiret: Mos keni lene ndonje jasht? U pergjigjen: Kemi lene dike qe te ruaj gjerat e karvanit. Behira kerkoj qe edhe ai te jete pjese e gostis. Sapo profeti Muhammedi a.s. u shfaq para Behires, ai filloj ta pyes dhe si provokim pytjen e nise: Pash Latin dhe Uzan…, profeti Muhammedi a.s. nderhyri e tha: Mos mu beto ne Latin dhe Uzan pasi ata qe urrej me shume jane keto dy idhuj.
Behira i thote: Atehre te betohem ne Zot. Muhammedi a.s. tha: Po betohu ne Zot!
Dhe pasi Behira mori pergjigjen e shume pyetjeve, i kerkoj Muhammedit a.s. qe ti tregoj shpinen e tij. Muhamedi a.s. i tregoj, dhe ne kete cast Behira dallon vulen e Profecise (9). “Behira menjehere ndryshoj fytyren e tij pasi njohu vulen e profetisise dhe ju drejtua Ebu Talibit: Cfare e ke kete djal?
Ebu Talibi i thote: Eshte djali im!
Behira i thote: Ska mundesi, babai i ketij djali nuk eshte gjall.
Ebu Talibi i thote: Po, eshte djali i  vellait tim.
Bahira i thote; Tani , po.”
Duke u siguruar ne shenjat qe ai dinte. Pasi u sigurua se ai ishte profeti, i thote Ebu Talibit: Pa e shikuar hebrenjte e Shamit, merr nipin dhe kthehu ne Meke pasi ato do e njohin dhe do e vrasin. Edhe pse Ebu Talibi u friksua, nuk e degjoi Behiren, por Muhammedin a.s. sebashku me shoqerues e kthen ne Meke.

Martesa e Profetit Muhammed a.s. 

E shkruar: “Muhammed”

Pas nje kohe Muhammed filloi pune ne karvanet tregetare pasi gjendja e familjes nuk ishte e mire. Karvanet e tregetise kishin pronare nje grua e quajtur Hatixhe. Pas marrjes se Muhammedit a.s. ne pune vihet re se tregetia eshte lulezuar dhe po ecte ne menyre shume te mire. Nderkohe qe filloi te ndigjohen zerat se shkak per kete eshte Muhammed a.s. Kjo gje i ra ne vesh edhe Hatixhes te ciles me par i kishte vdekur bashkeshorit. Pasi mori te dhenat mbi Muhammedin a.s. ajo vendosi qe ti dergonte dike dhe ti transmetohet propozimi per martese.
Keshtu ne moshen 25 vjecare Muhammed u martua me Hatixhen qe ishte ne moshen 40 vjecare. Ka transmetime qe thuhet se ka qene edhe 28 vjecare.
Me Hatixhen Profeti Muhamme a.s. pati keto femije: KasimiZejnebeRukijaUmmu KulthumiFatimja dhe Abdullai. Djamt i kan vdekur te vegjel. Tre vajzat e Profetit Muhammed a.s. kan nderuar jete para tij ndersa Fatimja jetoi gjashte muaj pas vdekjes se Muhammedit a.s.

Shenjat e Pofetesise se Muhammedit a.s.

Muhammed a.s. qe ne moshe te vogel eshte takuar e biseduar me Xhibrailin a.s. Keshtu Muhammed a.s. filloi te shqetesohej kur shikonte njerzit qe benin vepra haram. E nga kjo ai filloj te qendronte ne vetmi. Ai qendronte ne vetmi ne malin Nur ne te cilin ndodhet shpella e quajtur Hira.
Ne moshen 40 vjecare fillojne ti shfaqen shenjat e Profetesise. Filloi te shikonte endra te ndritura e te mira e ashtu sic i shikonte edhe i dilnin ne realitet.
Ne kete kohe kur Profeti qendronte ne vetmi , e tregohet se nje gur i jepte atij Selam.

Fillimi i zbritjes se Kur’anit nga Allahu i Madheruar tek Muhammedi a.s.

Kur Muhammed a.s. arriti moshen 40 vjecare  pikerisht  ne muajin e shejte te Ramazanit ndodhej ne shpellen Hira ku po i bente adhurim Allahut te Madheruar. Gjate kesaj kohe i vjen papritur meleku Xhebralil a.s.
Transmetohet nga Aishja r.a. e cila tregon:
“Ne fillim hz. Muhammed a.s. e ka marr zbulesen ne forme endrash te mira ku i vinte nje ndricim. Aishja thote: Nje nate erdhi hz. Muhammed a.s. dhe tha: “Me erdhi meleku Xhebrail dhe me tha: Lexo! iu pergjigja: Une nuk di te lexoj. Xhebraili me shtrengoi aq fort sa mu zu fryma. Pastaj me leshoi dhe me tha: Lexo! Une i thashe: Nuk di te lexoi. Atehere Xhebraili me kapi e me shterngi perseri . Pastaj me leshoi edhe me tha: Lexo! Une i thash nuk di te lexoj. Kete gje e beri tre here e pastaj me tha: “Lexo, me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje pike gjaku te ngjizur. Lexo! se Zoti yt eshte me bujari. Ai e mesoi njeriun te shkruaj me pene. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte.”  Pastaj shkoi tek Hatixha e tha: Me mbuloni! Me mbuloni!”
(Buhari, Muslim etj)


Thirrja ne Islam

Pasi filloi ti vinin ajetet e Kur’anit nga Allahu i Madheruar, Muhammed a.s. filloi ti vendoste ne zbatim . Ne kete kohe njerzit nuk adhuronin Allahun e Madheruar. Ne kete problemet zgjidheshin vetem me shpate e grate perdoreshin si skllave. Madje kur nje guar linte nje vajze ato e quajnin per turp, keshtuqe vajzat qe lindnin i varroseshin te gjalle. Morali ne kete kohe ishte i rrenuar. Duke shikuar kete hz. Muhammed a.s. filloj thirrjen ne Islam separi ne familjen e tij.Keshtuqe menjehere i besuan disa njerez ku permend
1. E para qe e besoj ishte Hatixhja
2. Ebu Beker Siddik
3. Ali ibn Ebi Talibi
Kjo ishte koha qe  Muhammed a.s. bente thirrje ne islam ne menyre te fshehte.
Pasi kaluan tre vite  Muhammedi a.s. filloi te bej thirrje ne fene Islame haptazi. Me fjalet dhe keshillat e Profetit Muhammed a.s. gjeten veten e tyre shume fise. Keshtu ato zun te flasin fjale te urta, te miqesoheshin dhe filluan adhurimin ndaj Allahut te Madheruar. Por kjo gje ju solli atyre rebelimin e jobesimtareve te cilet hartuan nje plan per ndeshkimin e ndjekesve te Muhamme a.s.

Ndeshkimi ndaj Myslimaneve, ndjekesve te Muhammedit a.s.

Jobesimtaret duke shikuar se me fjale dhe kercenime gojore nuk po korrnin sukses ato vendose qe te ndeshkonin te gjithe ato qe ju besojne fjaleve te Muhammed a.s. keshtu filluan ndeshkimet ndaj myslimaneve.
Nder ndeshkimet me te renda jane keto:

1. Ndeshkimi i Bilal ibn Ribahi r.a.
Bilali ishte skllav tek Umeja. Nje dite Umeja veren se Bilali kishte zene besim ne hz. Muhammed a.s. dhe per kete vendosi ndeshkimin e Bilalit.
Ndeshkimi i pare
Umeja mori nje litar ia lidhi perqafe Bilalit dhe e dergoi tek femijet e saj qe te luanin me te. Ne kete kohe Bilali thoshte: “Allahu eshte nje” “Allahu eshte nje”
Ndeshkimi i dyte:
Kur dielli kaloi ne kupen e qiellit e mori Bilalin  dhe e shtrine me shpine  pertoke nderkohe qe guret dhe rera ishin pervelues. Umeja i thoshte: “Ky ndeshkim do jete per ju derisa te vdesesh nese nuk e mohon  Muhammedin dhe besimin e tij.” Kjo vazhdoj per disa dite.
Nje dite kur po ndeshkohej Bilali kalon atypari Ebu Beker dhe kur shikoj vuatjet e Bilalit vendosi qe ta blej ate nga Umeja. Keshtu Bilali shpetoi nga ai ndeshkim.

2.  Ndeshkimi i Habbab ibn Ereti
Habbabi ishte zene rob gjate nje lufte dhe me vone e blen si skallv nje grua e quajtur Ummu Enmari. Hababi ishte farketar. Ai ndigjoi per fjalet qe thoshte Muhammedi a.s. dhe vendosi qe ti besoj atij. Mirepo kjo gje i ra ne sy edhe Ummu Enmari e cila vendosi qe ta ndeshkonte.
Ndeshkimi qe i vendosi Ummu Enmari ishte shume i ashper. E mori Ummu Enmari Habbabin dhe e lidh me pas me nje hekur te skuqur mire ia vendoste ne shpine Habbabit. Madje kishte raste qe e vendosnin edhe mbi prush vetem se ai te mohonte  Muhammedin a.s. Por kjo gje nuk ndodhi.
Keto ndeshkime permenden hollesisht ne jeten e myslimaneve te pare, te cilet i kalon numeri 18. Hidherimi i jomyslimaneve u shtua edhe me shume kur vun re se ndjekesit e Muhammed a.s. po shtoheshin keshtu ato vendosen krijimin e nje atentati ndaj tij.
Ato i bejne magji duke e hedhuar ate ne nje pus. Me pas gjate nje trueze Muhammed a.s. e gostisin me nje dele te helmuar.Por te gjithe keto e shume atentate te tjera shkuan bosh.
Pas shpetimit te profetit Muhammed a.s. nga atentatet jomyslimanet vendosen ndeshkime ne tersi per te gjithe ato qe besojne Muhammedin a.s. keshtu qe u zhvillua edhe emigrimi i pare. Ne kete Hixhret moren pjese 12  burra dhe 4 gra.
Pas Hixhretit te pare, disa Kurejshe dolen ne qytetin e Mekkes dhe shikuan hz. Muhammedin a.s ne Qabe dhe ju afruan atij. Ne kete kohe Muhammed a.s i kishte zbritur surja En Nexhm.

Kurejshet rane ne sexhde bashke me Muhammedin a.s.

Transmetohet prej Iben Mesudit se ka thene: “Ishte Muhammed a.s. ne Qabe ku erdhen Kurejshet e Muhammed a.s. filloj te kendoj ajtetin : “Pra, beni sexhde per Allahun dhe adhurojeni Ate!” Pasi e lexoi kete ajet hz. Muhammed a.s. ra ne sexhde e bashke me te edhe Kurejshet. Kjo erdhi natyrshme pasi ato nuk kishin ndigjuar fjale kaq te arta dhe kaq prekese e nga kjo rane ne sexhede...” (Buhari)
Kur e moren vesht emigrantet e pare qe u larguan per ne Habesh qe Kurejshet kishin rene ne sexhde bashke me Muhammedin a.s. u rikthyen edhe nje here ne Mekke. Por ndodh rizemerimi i Kurejsheve.
Kurejshet u penduan per sexhden e tyre e keshtu ato vendosen qe te benin tortuara ndaj myslimaneve. Muhammed a.s. udheroi ndjekesit qe te udhetonin peresi per ne Habeshe.Kesaj radhe numeri i emigranteve te dyte ishte me i madh.
Me pas ato vendosen nje bllokade ndaj te gjithe atyre qe ndjekin Muhammedin a.s. por pas nje kohe e hoqen bllokaden. Pas heqjes se bllokades Muhammed a.s. perjeton nje vit hidherimi.

Viti i hidherimit

Pasi mbushi 80 vjec Ebu Talibi semuret rende.  Gjate kesaj kohe qe ishte i semure i kerkonin Ebu Talibit qe ta derzonte Muhammedin a.s. por ai nuk e beri kete gje.
Nje here nje grup shkuan tek Ebu Talibi dhe i than:
O Ebu Talib, thuaj Muhammedit qe te mosh ofendoj zotat tane ose perndryshe do marrin ndeshkim. Ebu Talibi therreth Muhammedin a.s. dhe i tregon, por  Muhammed a.s i thote: “O xhaxhai im! Une i ftoj vetem ne nje fale e cila eshte: “Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut.” Ithtaret i thane: O Muhammed ! Ti nje fjale te vetem kerkon? Muhammed a.s. i thote: Po! Ata thane: “Per xhaxhain tend ne edhe dhjete fjale do ti pranojme, por cila eshte kjo fjale? Muhammed a.s. tha:
Te besoni se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut.” Itharet te merzitur u ngriten ne kembe dhe thane: ” A mendon o Muhammed ti besh Zotat nje Zot te vetem?Vertet kjo eshte e cuditshme.(Sad; 05)

Pas vitit te hidherimit, shkurtimisht po permend ato cfare kan ndodhur para vdekjes se Muhammedit a.s.;
– Shkuarja ne Taif.
– Udhetimi i Isras dhe Miraxhit
– Beslidhja e pare e Akabes
– Beslidhja e dyte e Akabes
– Formimi i shtetit
– Ndertimi i xhamis
– Lufta e Bedrit
– Lufta e Uhudit
– Lufta e Hendekut
– Lufta kunder Beni Kurejdhe
– Marveshja e Hudejbisjes
– Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. derguar disa mbreterve si; Herakliut, Kisras, Nexhashiut etj.
– Bejteja e Dhatu Kared
– Lufta e Hajberit
– Lufta e Mutes
– Clirimi i Mekes
– Beteja e Hunejnit dhe Tabukut
– Haxhi i lamtumires

Vdekja e Profetit Muhammed a.s.

Para vdekjes Profeti Muhammedi (10) a.s. brei haxhin e Lamtumires. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i thote: “Sot kam persosur fen tuaj, e kam plotesuar fen tuaj dhe zgjodhe islamin fen tuaj!
Para vdekjes tregohet se Muhammedin a.s. filloj ti dhimb koka dhe e kapi temperatur e madh. (Disa thonte se Muhamedi a.s. u helmua pasi nje grua cifite i kishte dhene mish deleje te helmuar).
Temperatura ju shtua, dhe urdheroj qe ti sjellin uj ne shtat en, e te perzir me uthull tia hidhnin trupit.
Diten ne te cilen vdiq Muhammedi a.s. nuk doli dot per namazin e sabahut , te cilen e fali Ebu Bekri r.a. Teksa ishte ne kete gjendje, Muhammedi a.s.kerkoi qe tia largonin perderin qe te shikon njerezit te fal namazin. Kur i shikoj buzeqeshi. Per shkak te mungeses se Muhammedit a.s. imam ne namazin e sabahut, xhemati u shqetesua dhe nuk largoheshin nga xhamia. Muhammedi a.s. degjoj zhurm qe vinte nga xhamia. Pyeti arsyen? I than xhamti eshte i shqetesuar per ty! Ketu Muhamedi a.s. kerkoj qe ta ngrejne, dhe pasi lidhi koken,(Sipas Enesit r.a. kemi se Fatimja r.a. i ka thene Muhammedit a.s: “Ah babai im! Sa shume po vuan! Muhammedi a.s. i thote: Prej sot, babai yt nuk do te vuaj me!“) doli para shokve (xhematit) qe tju flas per here te fundit.
Pasi i keshilloi qe te falin namazin, te trajtone mir bashkeshortet e juaja, pasi ato jane amaneti i Allahut xh.sh. Nder te tjera trasnemtohet se Muhammedi a.s. u thote: Njeri prej njerezve te Allahut xh.sh. eshte pyetur: A deshiron te jetosh sa te duash ne kete dynja apo deshiron te shkosh tek Allahut xh.sh? Ky njeri zgjodhi Allahun xh.sh. ! Te pranishmit nuk e kuptuan me perjashtim te Ebu Bekrit r.a. i cili filloj te qaj me ze. Me pas te pranishmit e kuptuan se ai njeri qe zgjodhi Allahun xh.sh. ishte profeti Muhammed a.s.
Me pas Muhammedi a.s. keshilloj te jeni vellezer me njeri tjeterin, te ndihmojne njeri tjeterin etj, i keshilloj qe te mbahen pas Kur’anit dhe tradistes se tij. Pasi perfundoj fjalen e tij, te pranishmit qanin, keshtu Muhammedi a.s. u tha: Nuk e di nese do jetoj shume gjat, ne qofte se i kam hyre ne hak , e ftoj te vij e ta marr hakun, para se te dal para Allahut xh.sh. Nese kam ofenduar , le te marr hakun e tij. Teksa te gjithe ishin duke qajt, dhe kishte kapluar qetesia, degjohet nje ze nga fundi qe thote: “Mua me ke hyr ne hak o i Derguari i Allahut!”, te gjithe u habiten. Muhamedi a.s. i kerkoj qe ti afrohet e te marr hakun. Personi qe foli me nxitim kishte vendosur te puth doren e Muhammedit a.s. e ta perqafonte. Muhamedi a.s. e pyeti: Perse e bere kete? Ai tha: Doja qe lekura ime te prek per here te fundit lekuren tende!
Tregohet se Muhammedi a.s. Fatimen r.a. e donte shume, sa here qe ajo hynte ne dhomen e Muhammedit a.s. Muhamedi a.s. qohej ne kemb, e puthte dhe i kerkonte qe te ulej ne vendin e tij, por kete here nuk ndodhi ashtu. Kur Fatimja hyri brenda , dhe shikoj gjendjen, tha: “Ah babai im! Cfar ka ndodhur keshtu?Muhammedi a.s. i kerkoj qe te ulet e te mos fol ashut. Muhamedi a.s. i kerkoj e ti afroj veshin, e kur i tha dicka, Fatimja filloj te qaj. Dhe pasi Fatimja u qetesua Muhammedi a.s. i kerkoj qe ti afroj persi veshin qe ti thote dicka, por kete rast Fatimja qeshi. (Kur me vone e kan pytur Aishen r.a.se cfar i ka thene Muhamedi a.s. kur ajo qau, Fatimja i ka treguar se Muhammedi a.s. i ka treguar se ka ardhur casti per tia dorzuar shpirtin Allahut xh.sh. , heren e dyte pse qeshe? Ajo tha; Mos u merzit, se personi i pare qe do takoj boten tjeter je ti. Fatimja vdiq pas gjasht muajsh.)

Nga momenti i fundit ne dhome hyn Abdurrahman ibn ebu Bekr r.a. i cili ne dore kishte nje mizvakt. Muhamedi a.s. me shenje kerkoj mizvakun me qellim qe tia pastronin gojen. Ashti i mbeshtetur ne kraherorin e Aishes r.a.  fjalet e fundit ishin: “Namazin, Namazin, Namazin dhe ata qe i keni nen kujdestarin tuaj. O Zot! Me fal mua! Me meshiro! Me afro tek Madheshtia Jote!” (Ebu Davudi, Ibn Maxhe etj) dhe pasi ka thene keto , Muhamedi a.s. ka thene shehadetin dhe se vdekja eshte e veshtire.
Pasi Muhammedi a.s. vdiq ne duart e Aishes r.a. ka qendruar me te per disa qaste. Me pas ka dal e ka thene: Muhamedi a.s. i derguari i Allahut ka vdekur!
Profeti Muhammed a.s. ka vdekur paraditen e dites se hene te dates 12 Rebiul Evel ne moshen 63 vjecare.

Pergatiti
Gezim KOPANI
(Myfti i Pukes)
Shenim: Marr nga http://gezimkopani.com/2019/05/04/jeta-e-profetit-muhammed-a-s/

______
1. Kur Abdullahu u rrit, babai i tij vendosi ta martoj, duke i zgjedhur per bashkeshorte te Abdullahut Eminen vajzen e Vehbiut qe ishte prej fisit Benu Menaf. Emineja ishte rritur tek dajallaret e saj ne Mendine (Jethrib). Abdullahu u martua me Eminin ne qytetin e Medines. Pas nje kohe ata u shperngulen duke jetuar ne qytetin e Mekkes. Disa muaj pasi Eminja ngeli shtatzene vdese bashkeshorti i saj Abdullahu.
2.Kur Emineja ngeli shtatzene shikoj nje ender sikur lind nje djal dhe bashke me djalin edhe nje drit e cila do ndriconte gjithe vendin (shamin). Tregohet se gjate endres Emineja degjonte nje ze qe i thoteshte : “Kerko mbrojtje nga Allahu per kete femije, qe ta ruaj nga e keqja.” Medje tregohet se ky ze i ka treguar edhe cfare emri ti vendos. Keshtu me 12 te muajit Rabiul Evel (i cili njihet edhe si viti i elefantit), dite e hene u lind profeti Muhammed a.s.
3.Ahmed eshte nje nga emrat e profetit Muhammed a,s, paralajmeruar nga profeti Isa a.s.
4.Tregohet se ai ka lindur i paster ( i bere synet) dhe me kerthize te prere.
5.Sipra trasmetimeve , tregohet se Muhammedi a.s. pasi eshte rritur, ka treguar kete ngjarje duke u thene: “..me nxorren zemren, te cilen e lane ne nje tas te mbushur me uj Zemzemi. Nga ajo nxoren dicka te zeze, dhe pas e hoqen thane: “Kjo ishte pjese e keqe, pjesa e shejtanit ne trupin tend.
6.Tregohet se , kur Profeti Muhammed a.s. ishte duke treguar kete ngjarje, u tregon shokeve shenjat qe kishte ne kraheror. Enesi r.a thote: “Une e kam pare shenjat e asaj qepeje ne gjoksin e Muhammedit a.s.”
7.Ebu Talibi ishte i verfer dhe femijet e ndihmonin per te perballuar jeten, por Ebu Talibi ishte person me autoriten dhe ndikim ne gjithe Meken.
8.Tregohet se kete pune e ka bere nga mosha 8 vjecari derisa u be 20 vjec.
9.Ne fakt ai ishte nje nisha, zeshkan mes dy shpatullave, me qime si lulja dhe perreth shume quka.
10. I derguari i Allahut xh.sh. pervec emrit Muhammed , kishte edhe keto emra;
2.Ahmed , 3.Mahi , 4.Hashir, 5.Akib, 6.Mustafa, 7.Nebiju Rrahme, 8.Nebiju Teube, 9.Nebiju Melhem (njeriu i luftrave , per daven e tij)

Leave a Reply

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloj nje takim me nxenesit e Mejtepit Puke

Sot 16 nentor 2019, Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloj nje takim ne Mejtepin e Pukes. Takimi filloj me grupin e pare te ketij Mejtepi ku zhvilloj nje ore mesimi ne forme takimi dhe bisede per te vijuar me pas takimin me grupin e dyte te Mejtepit. Aktualisht ne rrethin e Pukes jane te hapura […]