Modeli i familjes vatër e besimit

Prindër dhe fëmijë besimtarë e falënderues ndaj Allahut, prindër dhe fëmijë punëmirë, prindër dhe fëmijë që përballojnë së bashku vështirësitë e jetës, prindër që përkujdesen e luten për fëmijët dhe fëmijë që respektojnë e luten për prindërit. Tamam ashtu siç e modelon familjen Allahu në formën e një lutjeje: “Zoti im! Më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bëj të mirë pasardhësit e mi! Unë pendohem tek Ti dhe unë jam me myslimanët! Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre, duke i radhitur me banuesit e xhenetit. Ky është premtim i vërtetë që u është premtuar” (Kur’an, 46/15-16).

Marr nga “Drita Islame” ne fb.

12

Leave a Reply