Kush e ka per detyrim dhenien e sadakas se fitrit?

sadaka

Per te dhene sadakan e fitrit eshte i detyruar (e ka vaxhib) myslimani, pavaresisht nese eshte i vogel ose i rritur, mashkull ose femer, i shendoshe ose jo, perkatesisht nese e ploteson nisabin e kerkuar. Nisabi i nevojshem per sadakan e fitrit eshte po ajo mase sikurse te zekati, ndonese me kete rast nuk kerkohet kalimi i nje viti, gjegjesisht nuk kerkohet qe personi ta kete zoteruar nje vite te plote. Mjafton qe ne fund te ramazanit te zoteroje nisabin e me shume dhe te detyrohet me sadakan e fitrit. Shprehur edhe me saktesisht, sasia e nisabit eshte sasia e barabarte me 91.6 gr ar ose 700 gr argjend.

Nga sa u permend me siper , mund te konstatojme se cdo besimtare duhet qe sadakan e fitrit ta jape per veten e tij si dhe per ata qe i ka nen kujdestarin e tij. Burri duhet te jape sadkan e fitrit per gruan dhe femijet e tij dhe te tjeret qe i ka nen mbikeqyrje. Prindi eshte i detyruar te jap sadakan e fitrit per femijet e djalit te tij (niperit) por jo edhe per femijet e vajzes (niperit), vecse nese jane te varfer dhe nuk kane babane. Gjithashtu detyrohet te jape sadakan e fitrit edhe per robin e tij , per nenen e femijeve te tij. Ne kushtet tona, kete detyrim e kryen kryefamiljari (i zoti i shtespis)

Per vitin 2019 Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka vendosur qe per person Sadakaja e Fiterit te jete 300 lek.

 

Leave a Reply

Drejtues te institucioneve , vizite urimi me rastin e Bajramit ne Myftinin e Pukes

Me rastin e festes se Fiter Bajramit drejtues te institucioneve vendore te rrethit te Pukes kan zhvilluar vizite ne Myftinine e Pukes per te percjellur mesazhet e urimit me rastin e kesaj feste. Te paret qe uruan ishin perfaqesuesit e Famullise Puke te kryesuar nga Dod Boci i cili percolli urimet ne emer te Kishes […]