Vjion me sukses mesimi islam ne Mejtepet e Pukes

Qerret

Sipas planit te Punes se Myftinise Puke ne fushen e arsimit, vijon me sukses mesimi islam ne rrethin e Pukes. Ne procesin mesimore jane te gershetuar mesimi teorik me ate praktik, kjo e praktikuar ne vend ku ka xhami. Mesimet ndiqen nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili zhvillon edhe procesin mesimore per nxenesit e mejtepeve. Pavaresisht kohes, dhe kushteve ku zhvillohet mesimi, numri i nxenesve eshte i kenaqeshme. Aktualisht ne Mejtepin e fshatit Qerret marrin mesim 20 nxenes, ne Mejtepin e Pukes 35, ne Mejtepin e Rrapes 16 nxenes, ne Mejtepin e Fushe Arrezit 27, ndersa ne Mejtepin e fshatit Iballe ende nuk eshte hapur mesimi si pasoj te motit.

Rrape

10 mars 2019

Leave a Reply