Urimi i Myftiut të Pukës Gëzim Kopani me rastin e Kurban Bajramit

 MESAZH URIMI I MYFTIUT TË PUKËS ME         RASTIN E KURBAN BAJRAMIT 2018

          Bismilahir Rahmanir Rahim !

 

 

        Të nderuar mysliman të rrethit Pukë !

        Es Selamu Alajekum (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ju) !

        Neser datë 21 gusht 2018 është dita e parë e Kurban Bajramit. Kjo festë është shembulli i sjelljes së myslimanit. Ajo na fton në kryerjen e adhurimeve ndaj Allahut, në bërjen e punëve të mira. Kjo festë na fton që të jemi solidar ndaj njëri-tjetrit. Te flasim mirë për njëri-tjetrin, dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

        Këto janë këshilla pozitive të cilat ndikojnë në të mirë të familjes, shoqëris dhe vendit tonë.

         Andaj, me këtë rast dëshiroj të uroj të gjithë myslimanët e rrethit Pukë Gëzuar festen e Kurban Bajramit!

        Zoti na dhëntë shëndet, mirëqenje, dashuri e gëzime në familjet tona!

        Urim i veçantë shkon për myslimanët pukjan  dhe jo vetem që ndodhen apo që jetojnë jasht Atëdheut, duke i uruar shëndet, punë dhe çdo të mirë.

       Edhe një herë gëzuar festen e Kurban Bajramit!

Myftiu i rrethit Pukë

Gëzim KOPANI

 

 

 

Pukë më; 20 gusht 2018

 

Leave a Reply

Viti i ri Hixhri

Përkujtimi i hixhretit në fillimin e çdo viti, na bën më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm për rëndësinë e përpjekjes në rrugën e Zotit, në rrugën e përcjelljes së mesazhit Islam, në rrugën e paqes dhe tolerancës, dashurisë dhe respektit të thellë ndaj çdo njeriu. Besimtarët e ndershëm duhet ta jetojnë hixhretin, duke ruajtur […]