U zhvillua ne xhamin e Koder Hanit Puke mesime kushtuar muajit te bekuar Rexheb dhe nates Regaib

Në kuadër të muanjt Rexheb dhe Natës se Mirë Regaib u zhvillua në xhaminë e Kodër Hanit, Pukë aktiviteti “Frytet e Besimit”.
Me këtë rast , pas faljes së namazit të akshamit Myftiu Gëzim Kopani uroj mirëseardhjen për ligjeratë Erjol Haxhiu (Drejtori i Thirrjes Islame në KMSH), Kliton Malaj (Imam i xhamisë Mahmud Vrapi Tiranë) dhe Shpëtim Seranaj (Drejtor i Mardhënieve me Besimtarët dhe xhematin)
Në përmbyllje të aktivitetit, u shpërndanë dhurata për fëmijët që ndjekin mësimet në Mejtep, si dhe çmime mirënjohjeje për katër nxënësit më të dalluar në mësime, duke i inkurajuar ata në rrugën e dijes dhe edukimit.
Përveç KMSh-së , edhe këtë herë dhuratat për fëmijët e Mejtepeve u mundësuan nga Xhemal Bexheti dhe Armir Huseini. Zoti i pranoftë lutjet dhe veprat e mira të gjithëve!

Pukë , më 25 dhjetor 2025

Leave a Reply