Bazuar vetem ne vendimin e Gjykates Ushtarake Shkoder 19 gusht 1881 edhe te akteve gjyqsore te Ministrise se Luftes, percjelle me shkrese prej Kryeministrit turk Pallatit Perandorak ne Stanboll, del se Ismail Salih Age Kryeziu, ne bashkepunim me imamin e Xhamise se Pukes, Haxhi Musa Et’hem Dizdari dhe te Muhamet Bytyçit, imami i fshatit Bytyç, dhenderr i Ismail Ages, organizuan percjelljen dhe sigurine prej Prizrenit deri ne Shkoder te Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetari i Komunitetit Drejtues te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per Haxhi Ymer Prizenin ishte leshuar urdheri per kapjen e tij (arrestimin), si organizator “i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte pergatite ai“, gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881.
Nepermes ketyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare per Liri dhe Pavaresi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i Xhamise se Pukes, Hoxhe Puka, del jasht kuadrit krahinor, Kazase se Pukes, sepse merr shtrirje me permasa kombetare, me perpjekjet ne bashkepunim per te shpetuar Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetarin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, nje prej figuarave me te rendesishme te Rilindjes Shqiptare.
Hoxhe Puka, edhe pse kishte mosmarrveshje me Ismail Age Kryeziun per postin e kajmakanit te Pukes, te cilin e kerkonte per deren e tij, te birin, Et’hemin, kapter i xhandarmerise se Pukes, kur erdh puna per interesa kombetare ne kuadrin e Lidhjes Shqiptare te Prizenit,iu be krah Ismail Age Kryeziut dhe i vuri ne sherbim te birin e vet,Et’hemin, rival me Ismail Kryeziu per postin e kajmakamit te Pukes.
Mahmud Bytyçi, i cili nen petkun e imamit udhetoi per ne Prizren, ku me shoqeruesit e vet, e mori ne mbrotje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaloi ne Bytyç te kulla e vet, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukes per ta percjelle ne Kryezi. Ne Kryezi e priste i biri i Ismail Age Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i Xhamise se fshatit Kryezi. Ne vazhdim, haxhi Ymer Prizeni percillet ne siguri te plote prej ketij imami te Xhamise se Kryeziut, Zenel Hoxhes, per te kulla e Hoxhe Pukes, Dizdarit.
Per kete perkrahje perj imameve pukas, merren masa te ashpa prej qeveritareve turq kunder Ismail Age Kryeziut, Hoxhe Pukes dhe te bijve, te cilet arrestohen dhe dergohen ne gjyqin ushtarak Shkoder, sepse me veprimtarin e tyre kane “guxuar te nxise veprimet kryengritse dhe antishteterore.” Dhe me kete akuze gjykohen dhe denohen “te internohen jasht vendit te tyre.”Edhe Kryeministri ne shkresen e tij, shoqeruar aktet gjyqesore Pallatit Perandorak, Sulltanit thekson se: “Ismail Agai dhe hoxha i Pukes, Musa efendiu, kane qene nga njerezit e rrezikshem qe paten turbulluar dhe prishur qetesine e vendit.” Sulltani, ne pergjigjen e tij 15 nentor 1881, i cili thekson se: “Shkresa e larte e shkelqesise Suaj, zotni Kryeminister…. Si edhe aktet e tjera, u pane nga Madheria e Tij” (Sulltani) i cili urdheroi qe te zbatohet vendimi i gjykates ushtarake per internimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Perfundimisht u internuan “me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Merash”. Ne Kryezi tregonin se perfunduan ne Halep te Sirise, ku u mbajten ne internim per afro pese vjet, pa pase asnje perkrahje, shteterore, vec sa u shperblye Hoxhe Puka prej vendasve, te cilet ishin shume te kenaqur prej sjelljes se tij me tad he per sherbimet fetare qe u kryente.
(Akademia e Shkencave, Instituti i Historise, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet Osmane 1878-1991)
Zenel Hoxha u ka pri ne namaz edhe Shefqet Turgut Pashes, korrik 1910, ministerit te brendshem turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashes, vere 1912, por ne hytbe u eshte shprehur; “Allahu e ka dhene qe cdo popull te jete i lire ne vendin e vet.” Gjithashtu ka nxite e perkrahe frymen liridashese te luftetareve qe luftonin per Liri e Pavaresi gjate Kryengritjes se Pergjithshme 1912 dhe per karakterin demokrati te shtetit.
Jeta e tij ka qene shembull virtyti: gjithmon bujar, popullor, imam me cilesi te larta per ndergjegjesimin e besimtareve ne mesimin dhe zbatimin e normave te besimit islam, por gjithnje me respektimin e cdo besimi tjeter, unitetin e popullit si komb e Atdhe i perbashket. Prej tij mesuam imam te ardhshem si: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha, Sahit Hoxha, Shaban Rexha etj., te cilet edukuan besim,respect,unitet, ndjenja atdhetarie. (Dr. Sulejman Sula,Zenel Hoxhe Mehaj, Tirane 2005)
Kushtrimin e fillimit te luftes ne Malzi e dha i pari Sadik Hoxha, imam dhe banues ne fshatin Dukagjin te Maliziut, sot me rrethin e Kukesit. Mbas imam Sadik Hoxhes filluan pushken qe prej Vaspasit, Pistes etj.
Imam Osman Hoxha ( 1847 – 1912 ), banues dhe hoxhe ne fshatin Flet, Kulumri dhe ne tere Udhemadhen, bashke me Baram Hazirin, muezzin, dhane nje shembull burreror e te guximshem, me fillimin e luftes kunder pushtuesve serbe me 12 nentor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me te gjitha forcat pushtuesin serbe, te cilet po kryenin krime te vazhdueshme ne Kosove, sic i vune zjarrin edhe Malziut, ku vetem ne Gdheshte theren e masakrun 72 pleq, femije e gra.
Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina” arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit,u vuri pushken. Ne befasi vrau tre ushtare serbe, te cilet i qiten rrethimin dhe e plagosen rende. Osman Hoxha i thirri mezininBajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”
Baram Haziri leshoi kushtrimin: “Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhen!” dhe shtiu drejt kolones serbe qe po i ngjitej lugines se Fletit. Mbas kushtrimit e pushkes se tij e gjithe lugina e Fletit u ndiz flake prej armeve te fletasve dhe sakajaneve te Vaspasit, te terhequr mbas luftimeve te ashpra qe kishin zhvilluar me pararojen e ushtrise serbe, ku mbeten te vrare 20 ushtare dhe komandati i tyre, perballe istikamit (pozicionit) te Ismail Arfit, i cili ra deshmor i Atdheut, por u perjetesua ne kenge, si edhe fletasit me Osman Hoxhen e Baram Hazirin:
Kurse per luten e Fletit me serbe, mund te shkepusim keto vargje:
(Visaret e Kombit, vll. IV. Tirane, 1939, f.58-59, mbledhe ne Lume,Kukes) Ne nje kenge tjeter, moterzim, mbledhe ne Kabash, me 1969, kendohet:
Imam Sadik Prishtina e Qazim Nushi, kosovare te persekutuar prej pushtuesve serbe,sepse nuk u pajtuan me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovare. Sapo erdhen ne Puke, u caktuan imam ne Kabash dhe Qerret, te cilet gjate sherbimit ne besimin islam edukuan dashurine per Atdheun, Kombin, flamurin e gjuhen e shkruar amtare, mohuar ne Serbi,Crnagore, Maqedoni e Greqi. Ne vazhden e ketyre traditave atdhetare te klerit mysliman ne Puke, do te vazhdojne edhe imamet, Myftite te Pukes: Haxhi Elez Hoxha dhe i vellai Hazhi Ibrahim Hoxha.
Haxhi Elez Hoxha (1912-2005), “Qytetar Nderi” i Bashkise se Pukes, sherbimin e imamit fillimisht e filloi neDelvine, ku tregoi kujdes ne edukimin e unitetit nderfetar, unitetit te popullit, respektin reciprok per interes te Atdheut.
Gjate pushtimit nazifashist Haxhi Elez Hoxha, perkrahu fuqishem njesitet partizane dhe urrejtjen ndaj pushtuesve. U shqua vecanerisht ne Kuvendin e Shtate Bajraeve te Pukes,Kabash, 3 tetor 1943, ku me nje oratori popullore shtroi kerkesen per forcimin e unitetit te popullit, rezistencn mbar popullore kunder pushtuesve nazifashist deri ne clirimin e Atdheut. ( Dr.S.Sula, Puka vazhdimsi vlerash,Elez Hoxha-kerik atdhetar dhe demokrat.Tirane, 2008,f.129-157)
Edhe haxhi Ibrahim Hoxha, “Myfti Nderi i Myftinise Puke”, predikoi urrejtjen kunder pushtuesve nazifashist dhe rezistencen e vendosur kunder tyre. Vete ai dha shembullin e guximshem atdhetar si qytetar dhe si imam me vrrosjen e trimave: Kadri Zogu dhe Ismail Ibrahimi, deshmore te Atdheut, rene ne luften e Rrapes, me 2 nentor 1944, pa u terhequr para kercenimeve te forcave naziste qe ishin egersuar prej humbjeve ne Rrape.
Keto jane dis shenime per rolin atdhetar te klerit mysliman pukjan krahas klerit katolik ne Puke per Liri dhe Pavaresi te Atdheut, qe duhet ti vlersojme, sic po vlersohen sot ne kete seminar, organizuar me nismen dhe kujdesin e imam Gezim Kopani, Myfti i rrethit te Pukes, perkrah prej Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
______________________
Pergatiti: Xhemal Meçi, studiues, “Mjeshter i madh i punes”, Pergjegjes i Muezeut Historik te Pukes, Antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
Shenim: Keto materiale jane grumbulluar nga Prof.Xhemal Meci pas nje vendimi te marr nga Myftinia e rrethit Puke mbi vlersimin e Hoxhallareve Pukjan per Atdhe dashuri.
Kjo kumtese eshte mbajtur nga Prof.Xhemal Meci ne seminarin me teme: “Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi” date 25 nentor 2012