Me date 15 tetor 2024 ne Shkozet te Durresit u perurua hapja e Medreses se re “Mustafa Varoshi” dega e djemve. Ne kete aktivitet ishin te pranishem Kryetari i KMSH-se H.Bujar Spahiu , Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Adnan El Gunejm, Drejtori i Fondacionit Miresia Korab Kaja, perfaqesues te Bashkise Durres , Shijak etj si dhe disa Myfti nder te cilet dhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani.
Aktiviteti u çel me kemdim te Kur’anit te bekuar per te vijuar me fjalen e mireseardhjes nga Drejtori i Fondacionit Miresia Korab Kaja.
Aktiviteti u pershendet nga kreu i KMSH-se H.Bujar Spahiu , I ngarkuari me Pune ne Ambasaden e Shtetit te Kuvajtit ne vendin tone Adnan El Gunejm etj.
Ashtu sikurse Medreseja e vajzave ne Durres edhe Medreseja e Djemve do administrohet nga Fondacioni Miresia.