Pas 58 vitesh fillon lidhja e Nikahut (kurorëzimit islam) në xhaminë e Koder Hanit, Pukë

Momente nga vendosja e nikuhut ne xhamin e Koder Hanit (27.7.2025)

Me një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, u zhvillua pas 58 vitesh lidhja e Nikahut (kurorëzimit islam) në xhaminë e Koder Hanit, Pukë. Kurorëzimi i sotshëm u krye mes çiftit Sadedin Laçi dhe Suada Mehmeti, dhe u drejtua nga vetë Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani.
Para se të ndërtohej Xhamia Kodër Hani Pukë , Nikahu mes çifteve është zhvilluar në xhaminë e qytetit të Pukës, por nga sot e tutje, nikahu (kurorëzimi islam) kryesisht do të mbahen në xhaminë e Koder Hanit, duke i dhënë kësaj xhamie një rol të rëndësishëm në jetën fetare dhe familjare të besimtarëve mysliman.
Urojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për shumë çifte të reja që do të kurorezohen në këtë xhami!
Urime çiftit të ri !
Allahu u dhëntë çdo të mirë !

Datë, 27 korrik 2025

Leave a Reply