Mejtepet

Mejtepi i fshatit Qerret dhe rëndësia e tij.(1892)

Elez Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret,Puke)
Elez Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret,Puke)

Sipas të dhënave Mejtepi i fshatit Qerret-Pukë ka filluar që shek. XVIII ose XIX-të .Ka të dhena të tjera që falsin se Mejtepi ka filluar rreth vitit 1892.

Në fillim Mejtepi u zhvillonte brenda ambjenteve të xhamisë së fshatit Qerret. Sipas Elez Tafilakut  “Xhamia e fshatit Qerret është ndërtuar në një tokë e dhuruar nga vetë banorët e fshatit Qerret. Xhamia ka pas minare me gurë të gdhendur.Unë kam bërë Mejtep në xhamin e fshatit Qerret. Në kohen time kemi qenë rreth 30 fëmijë. Përveç mësimit të Kur’anit (duke mësuar sure) kena pas mësuar sallavate, tekbire, dua të ndryshme si dhe Mevlud. Në fakt në kohën time kena pas hoxhë Imam Qazim Nushin. I cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëpër fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku në Xhamin e Qerretit. U bashin rreth 20 burra. Hoxhen e thirrnin për iftarë disa shtëpi të fshatit. Ai kishte raste që shkonte në xhamin e Kabashit, Kodër Hanit në Pukë etj. Në fakt me sa di unë, në xhamin e fshatit Qerret përveç Qazim Nushit kan pas shërbyer  edhe hoxhallarë nga Shkodra dhe Kosova.” [1]

Ndërsa Ahmet Dunga [2] tregon: “Me sa di unë, ma do mendja xhami ma të bukur pas Shkodrës në zonën tonë nuk ka pas. Minarja e saj ka ken shumë e bukur, me do gur të kuq të gdhëndur shumë bukur, gdhëndur tamam në formen e harkut të rrubullaket siç e do një minare.” E njejta gjë thuhet edhe nga Elez Dunga (vëlla me Ahmet Dungen) i cili thotë: “Mejtepin e kena pas ba në katin e dytë të xhamisë“. Ndërsa Ahmet Dungashton: “Mesimet islame na bante imam Qazim Nushi. Unë kam marr mesime prej tij mbi 4 vjet. Në kohen time mësimin e banim pasdite pasi u hap shkolla e fshatit Qerret u ban dy orare, paradite zhvillohej mesimet e gjuhës shqipe , ndërsa pasdite mësimet islame.”

Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015
Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015

Datën e saktë se kur është hapur Mejtepi i Qerretit-Pukë nuk ndodhet e përcaktuar,  por sipas të moshuarve të këti fshati thonë se kan marr mësime në Mejtepin e xhamisë së Qerretit që në vitin 1892. Njëri nga nxënësit e Mejtepit thotë: “Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret ka qenë i hapur që në vitin 1892” [3] Ndërsa sipas të dhënave të tjera del që është i shekullit të XVIII ose XIX-të.

Xhamia e fshatit Qerret ishte dy kateshe. Në zonen e Pukës mësohet se vetem Xhamia e fshatit Qerret dhe Kodër Hani kan pas minare.[4] Në fillimet e veta Mejtepi  i Qerretit ka filluar në katin e dytë të xhamisë së fshatit Qerret. Tek vendi që populli i thotë “Hajat“[5] qëndronte mësuesi (imami & hoxha) dhe nga aty zhvillonte mësimet islame nxënësve.

Sipas të dhënave në Mejtepin e fshatit Qerret merrnin mësime shumë fëmijë të fshatit dhe se ishte Mejtepi që kishte më së shumti nxënës.[6]

Hoxha ose thënë ndryshe imami me i njohur i këtij fshati ka qenë imam Qazim Nushi i cili ka shërbyer si imam për rreth 33 vjet. Me mall dhe nostalgji nxënesi i tij Elez Tafilaku thotë: “Ai ishte njeri i mirë. Ka shërbyer shpi në shpi në të gjithë fshatin. Ai ishte shumë i varfer. Dha kontribute të mëdha për xhamin dhe mejtepin e fshatit tonë. Ai u qëndronte pranë çdo kujte dhe ishte i ashper ku bëhej fjalë për parimet islame. Në mejtepin tonë kan marr mesime islame edhe vajzat. Mbaj mend se pothuajse të gjitha grat e fshatit kan qenë me shami.“[7]

Ndërsa Ahmet Dunga tregon: “Në e kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt (në shejë familjaritetit të tre fëmijeve të imam Qazim Nushit.”[8]

Ajo që bie në sy është vjertërsia e fshatit Qerret. Siç e përmenda edhe më siper flitet që Mejtepi i fshatit Qerret ka filluar aktivitetin e vete që në vitet 1800 apo 1892. Nxënësit e këtij Mejtepi edhe sot arrin të permendin disa nga nxënësit e vjeter si:

1.Ram Neziri 2.Syl Dani 3.Xheladin Januzi 4.Rexhep Januzi 5.Ali Myftari 6.Nezir Zmali 7.Kadri Syla  8.Bajram Cena 9.Murat Musa [9]. Nxenesit e vjeter qe jetojne edhe sot unanimisht permendin shoket e tyre te Mejtepit si dhe hoxhen e tyre Imam Qazim Nushin te cilat jane:

Xhemal Ahmet Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015
Xhemal Ahmet Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015

1.Elez Tafilaku, 2. Ahmet Dunga, 3 Xhemal Tafilaku, 4. Elez Dunga, 5.Xhemal Toska, 6.Musa Bytyçi, 7.Islam Bytyçi, 8.Beqir Adem Cena, 9. Mustaf Adem Cena,10.Uk Dunga, 11.Muharret Qarri,12Xhemal Dialoshi.

Kishte edhe nga ato që nuk shkonin rregullisht por që kan marr mesime islame si: 1.Jah Tafilaku, 2.Rexhep Neziri, 3.Selim Neziri, 4.Mustaf Ademi etj.

Imam Qazim Nushi ka zhvilluar mesim në mësueve të tjerë si: Nik Draga[10] dhe Idriz Qanga [11]. Nxënësi i Mejtepit Xhemal Ahmet Tafilaku[12]thotë se: “Edhe mësues Idriz Qangaka dhënë mësim në Mejtepin e xhamisë Qerret krahas mësimeve të shtetit, pasi ai kishte muhabet me hoxhën e Qerretit“.

Nxënesit që kanë marr mësime islame me imamQazim Nushi mbaj mend edhe sot duatë që kan mësuar heren e parë. Ata edhe pse të moshuar fillojnë ti thonë përmëndësh duat dhe suret. Njëri fillon nga “Rabbi jesir (dhe vijon), tjetri fillon “Amentubilahin (dhe vijon) ndërsa tjeteri fillon “Elif , Be , Te,The.. (dhe vijon deri ne fund), si dhe dhjetë suret e fundit të Kur’anit.[13]

Jo vetem nxënësit e imam Qazim Nushit por i gjithë fshati Qerret edhe sot respekton vlerat kulturore dhe islame që ka dhënë Mejtepi i Xhamisë së fshatit Qerret.

Sipas të dhënave nga Mejtepi i Xhamisë Qerret kan dale figura si: Bajram Cena i cili ka shërbyer në xhamin e Qerretit por edhe në xhamin e fshatit Mllojë[14]. Figura të tjera që kan dal nga ky mejtep janë edhe: Syl Dani [15], Ram Neziri[16], Murat Musa [17] etj.

Pergatiti: Gezim Kopani

Fotografi: Gezim Kopani

Date; 20 maj 2015

Shënim: Ky material u pergatit në kuadër të seminarit “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame” I  zhvilluar më datë; 23 maj 2015 në qytetin e Pukës.

____________

[1] Elez Tafilaku; nxënës i imam Qazim Nushit, ndihmës myezin i Xhamisë së fshatit Qerret.I pari telegrafist pukjan në rrethin e Pukës.Fotografi e vitit 2012.

[2] Ahmet Dunga; nxënës i Mejtepit të fshatit Qerret.I datëlindjes 5 janar 1931.Nga viti 1956-1988 ka punuar në zyrat e Petetes në qytetin e Pukës. Po ashtu telegrafist.

[3] Ahmet Dunga; i cili thotë që “Që i vogel babai ime Syl Dani ka shku në xhami si dhe në mesimet e Mejtepit të Xhamisë Qerret dhe babai im ështëi datëlinjdes të vitit 1892.Pra e ka gjet Mejtepin e xhamisë së Qarretit.

[4] Pa përfshirë këtu xhamiat e Malit të Zi (Dukagjinit)

[5] Hajat, populli quante vendin ku qëndronte myezini.

[6] Elez Tafilaku, viti 2012

[7] Elez Tafilaku, viti 2012

[8] Syl Dani është vëlla me Asllan Danin dhe që kan qënë nxënës në mejtep.Në atë kohë mësohet që hoxh ka qenë një imam nga Shkodra.

[9] Emra të përmendur nga Ahmet Dunga (viti 2015)

[10] Nik Draga, Mësues nga Shkodra emruar mësues në shkollen e re të fshatit Qerret.

[11] Idriz Qanga, Po ashtu mësues në shkollen e fshatit Qerret.

[12] Xhemal Tafilaku; Nxënës i Mejteptit të xhamisë se fshatit Qerret.

[13] Sinkronë me njeri tjetrin nxënësit e imam Qazim Nushi si: Elez Tafilaku (viti 2012), Elez Dunga dhe Ahmet Dunga përmendin edhe sot me nostalgji suret dhe duat e mësuara.

[14]Shpjegim i autorit; Gezim Kopani: “Në atë kohë edhe fshati Mllojë mbulohesh nga Myftinia e rrethit Pukë. Sipas Ahmet Dungës tregon se: “Bajram Cena perveç xhamisë së Qerretit ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Mllojë“.

[15] Syl Dani, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.

[16] Ram Neziri, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.

[17] Murat Musa, imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.

_______________________________________________________

Informacion shtese

Mejtepi i fshatit Qerret 

Pamje e xhamise se vjeter te fshatit Qerret.
Pamje e xhamise se vjeter te fshatit Qerret.

Ne rrethin e Pukes kan funksionuar disa Mejtepe (Shkolla Islame) ku nder me kryesoret radhitet Mejtepi i fshatit Qerret (1892),Kabash dhe Micoj.

Fshati Qerret eshte i vetmi fshat i cili eshte 100% mysliman. Per shkak edhe te besimit por edhe te etnise se tyre ne kete fshat ka te ardhur edhe nga viset e tjera shqiptare.  Fshati luftoi kuder pushtimeve Serbo Malazeze,Italiane etj .

Pas vitit 1350 ku filloi te behet edhe konvertimi ne fene islam ne Shqiperi edhe rrethi i Pukes pati konvertime ne besimin mysliman.  Vendet e para qe filloi perhapja e besimit islam ishin: Puke, Qerret, Kabash,Kryezi et.

Ne ate kohe shtepiat myslimane numeroheshin me gishta. Besimi islam ne fshatin Qerret u be 100% duke e renditur keshtu te vetmin fshat me nje fe (ate islame).

Duke qene i tille  banoret e fshatit Qerret moren vendim per te ndertuar Xhamin e tyre. Ato fillimisht u bashkuan dhe moren vendim per te dhuruar toke vakuf mbi 15 dylym Xhamise . Ne te njejtin vendim banoret vendoset ti dhurojne Xhamise kullotat e saj “Livadhi i Xhamise“, “Livadhi i Hoxhes“, Ara e Xhamise”, madje edhe malin e vet. Edhe sot banoret e fshatit Qerret permendin “Mali i Xhamise“.

Me dhurimin e kesaj siperfaqja banoret filluan te grumbullojne te holla per te ndertuar  Xhamin e fshatit por ne te njejten kohe edhe Mejtepin e fshatit ku fillimisht ka qene ne katin e dyte te xhamise.

Me vone sipas te dhenave Mejtepi u ndertua karshi Xhamise se fshatit. Fillimisht Mejtepi i fshatit Qerret kishte vetem nje dhome me pas u ben dy dhoma. Ne ate kohe Mejtpi ishte i vetmi vend ku femijet e fshatit  mesonin lexim e shkrim shqip si dhe duate islame.

Sipas nxenesit te ketij mejtepi Ahmet Dunga thote: “Fillimisht mbaj mend se kemi pas mesuar duan “Rabi jesir…”(e thote deri ne fund permendesh) etj.”

Sipas te dhanave Myftinia e rrethit Puke e drejtuar nga Myftiu imam Zenel Hoxha i dha perparsi mesimit te femijeve ne Mejtepet e Pukes, Qerretit, Kabashit, Micoj, Kryezi e Iballe. Gjate vizitave qe zhvillonte Myftiu furnizonte Mejtepet me libra islam, lapsa, defter (fletore) madje ka pas raste edhe me ndihma te tjera.

Sipas banoreve te fshatit Mejtepi i Qerretit rregullisht ka funksionuar nen kujdesin e imamit te Xhamise se fshatit imam Qazim Nushi i cili njekohesisht ka qene edhe mesues. Sipas banoreve kemi qe : “Mejtepi i fshatit Qerret ka filluar qe ne vitetin 1800-1850.”

Ndersa sipas nxenesit te ketij mejtepi Ahmet Dunga thote: “Babai ime qe i vogel ka shku ne Xhami e fshatit si dhe ne mesimet e Mejtepit. Ai ka qene edhe Myezin i xhamise se Qerretit

Imamet e Xhamise se fshatit Qerret kane qene nga: Kosova, Shkodra dhe Puka.

Hoxha me i njohur qe ka sherbyer me se shumti ne fshatin Qerret ka qene imam Qazim Nushi e me pas nga Bajram Cena.

Per rreth 33 vjet Qazim Nushi ka sherbyer si imam por edhe si mesues ne Mejtepin e fshatit. Ne mejtepin e Qerretit Hoxhallaret pervec mesimeve islame kan dhene mesim ne: mesimin e gjuhes shqipe, shkrim ne gjuhen shqipe.

Me formimin e shtetit Shqiptare filloi edhe ndertimi i shkollave te para shqipe. Fillimisht shkolla e fshatit Qerret u be ne Mejtepin e Xhamise se fshatit. Me nje leje te dhene nga Myftinia e rrethit Puke filloi per here te pare punen shkolla e fshatit Qerret e cila per disa vite vazhdoi punen ne Mejtepin e Xhamise se fshatit Qerret.

Ne kohen e Zogut, edhe ne shkollen e fshatit Qerret Hoxha jepej mesime islame. Ne ate kohe numeroheshin deri ne 30 nxenes qe mesoshin ne Mejtepin e fshatit Qerret. Mejtepi kishte ecuri te larta sidomos ne kohe e veres pasi mesimet ne ate kohe zhvilloheshin ne vere. Sipas konkurseve te ndryshme qe zhvilloheshin nga Myftinia e Puke mes Mejtepeve per gjate muajit Ramazan Mejtepi i Qerretit dhe i Kabashi dalloheshin pasi kishin nxenes shume dhe nxenes qe mesonin.

Sipas te dhenave nxenesit me te vjeter qe mbahen mend jane ato te viteve 1890 e ne vazhdim. Me konkretisht:

Xheladin Januzi

Rexhep Januzi

Ali Myftari

Syl Dani

Kadri Syla

Bajram Cena

Ram Neziri

Murat Musa 

Sipas te dhenave Mejtepi i fshatit Qerret vazhdoi rregullisht deri ne vitin 1940. Pas demokracise Myftinia e rrethit Puke pergjate viteve 19992000200420102012 ka organizuar kurse dhe takime me nxenes dhe te ri te ketij fshati.

_________

Pergatiti: Gezim Kopani

Burime shtese: Elez Tafilaku, Ahmet Dunga, Ali Pema, Faik Velia (Kryeplak), Arkivi i Myftinise Puke

Date: 02 tetor 2012

Marr nga linku: http://gezim-kopani.blogspot.com/2012/10/mejtepi-i-fshatit-qerret.html

_______________________________________________________

 

 Mejtepi i fshatit Kryezi

Ky mejtep mbahet mend per dy fakte. I pari, aty u arsimua Nel Ismail Aga, imam i ardhshem i Kryeziut. I dyti, deri nga mesi i shek XX afer mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Simbas Halim Hoxhes (Avdylit) mejtepi kishte permasa 8×10 m. Ishte njekatesh. Aty arsimoheshin femijet e Zotnive per mesim besimi islam. Mejtepet ne kete kohe ishin mesonjetore filloe,katerklaseshe. Krahas besimit islam mesonin edhe turqishten dhe njohuri fillestare gjeografike e historike. Tekstet ishin ne turqisht. Mesimet ua zhvillonin imam shetites, te ftuar per mesimet e mejtep. Si  imam Zeneli, mejtepin e drejtonte ai. Mbas  tij, i biri, Malush Hoxha, deri ne vitet 1945. Ky mejteo ka luajtur rol ne forcimin e besimit islam jo vetem tek djemte, por te tere familjet. Djemte e tyre me familjaret udhehiqenin lutjet Kur’anore dhe u mesonin si lutjet, si abdesin para se te zhvillonin lutje.

_______________________________________________________

 Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke dhe kontributi i tyre per mesimin e gjuhes shqipe.

Myftinia e rrethit Puke ne kuader te ketoj viti jubilar te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise organizon kete seminar per te nxjerr ne pah ndihmen qe kan dhene Mejtepet e rrethit Puke per mesimin e gjuhes shqipe.

Xhamia e fshatit Kabash
Xhamia e fshatit Kabash
Myftinia e rrethit Puke fillesat e saj i ka qe ne kohen pushtimit Osman ne Shqiperi. Ajo u zyrtarizua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperisse ne vitin 1929. Sipas te dhenave Myftiu i pare ka qene imam Zenel Hoxh Mehaj,me pas Haxhi H.Elez Hoxha duke vazhduar me H.Ibrahim Hoxha i cili ka vazhduar detyren e Myftiut deri ne vitin 2005 ku pas tij ne vitin 2005 Komuniteti Mysliman i Shqiperise emron Myfti te rrethit Puke imam Gezim Kopani.
Ne shumicen e rasteve Myftinite e Komunitetit Mysliman administronin: Xhamiat,Mejtepet dhe aktivitetet fetare.
Ne vitin 1900 e ne vazhdim deri ne vitet 1945 – 1946 Myftinia e rrethit Puke sipas Arkivit Shteterore Tirane administronte keto Xhami:
1.Xhamia Koder Hani Puke,
2.Xhamia e fshatit Qerret,
3.Xhamia e fshatit Kabash,
4.Xhamia e fshatit Lajthize,
5.Xhamia e fshatit Rrype,
6.Xhamia e fshatit Micoj,
7.Xhamia e fshatit Kryezi,
8.Xhamia e fshatit Iballe,
9.Xhamia e fshatit Kulumri,
10.Xhamia e fshatit Petkaj,
11.Xhamia e Dukagjinit,
12.Xhamia e Spac,
13.Xhamia e Piste,
14.Xhamia e Kalimashit,
15.Xhamia e Shikaj,
16.Xhamia e Molle etj.
Pas vititi 1946 Xhamia e Petkaj, Dukagjinit, Spacit, Pistes, Shikaj Molle etj kaluan ne administrim te Myftinise Kukes.
Ne zonene Myftinise Puke pervec Xhamiave u ndertuan edhe Mejtepet (Mejtep do te thote shkolle e ciklit te ulet islam) Mejtepet u ndertuan ne:

 

1.Mejtepi Koder Hani Puke
2.Mejtepi i fshatit Kabash
3.Mejtepi i fshatit Qerret
4.Mejtepi i fshatit Micoj
5.Mejtepi i fshatit Kryezi
6.Mejtepi i fshatit Iballe
7.Mejtepi i fshatit Kulumri
Xhamia Koderhani (Viti 1916)
Xhamia Koderhani (Viti 1916)
Po ashtu ne kohen qe permenden me siper Myftinia e rrethit Puke administronte edhe keto Mejtepe:
1.Mejtepi tek Xhamia Dukagjin
2.Mejtepi tek Xhamia Piste
3.Mejtepi tek Xhamia Spac
Ne mejtepet e Pukes mesim jepnin hoxhallare Pukjan, Shkodran dhe Kosovar. Konretish permendim:
1.Sadik Prishtina
2.Zenel Hoxha
3.Shaban Rexha
4.Hoxh Bisha
5.Abdullah Hoxha
6.Qazim Nushi
7.Beqir Laci
Mejtepet ishin zakonisht 3 vjecare dhe mesimet zhvilloheshin gjate kohes se veres. Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke zhilloheshin keto lende: 1.ilmihal (lende islame per mesimin e riteve islame)2.Mesim Kur’ani (Lutjet ne ritet islame) 3. Mesim i gjuhes Shqipe ne shkrim dhe lexim.
Sipas arkivit te Myftinise Puke por edhe te dhenave te ardhura nga besimtaret mysliman ne Mejtepet e Pukes kemi keto te dhena:
1.Mejtepi i Koder Hanit Puke:   20 djem dhe 4 vajza, mosha: 7-13
2.Mejtepi i Kabashit:                  17 djem dhe 6 vajza,mosha 7-15
3.Mejtepi i Qerretit:                   17 djem dhe 5 vajza, mosha 7-13
4.Mejtepi i Iballes:                    12 djem dhe 2 vajza, mosha 8-14
5.Mejtepi i Kryeziut:                 12 djem dhe 3 vajza, mosha 7-13
6.Mejtepi i Micojt:                   18 meshkuj dhe 4 femra 7-14 dhe 20.
7.Mejtepi i Kulumrise:            8 djem dhe 0 vajza mosah 7-13.
Zenel Hoxh Mehaj
Zenel Hoxh Mehaj

Ndryshe nga zakoni feja Islame i trajtonte burrat dhe grate ne menyre te barabarte dhe kete e veme re ne prezencen e vajzave ne mesimet qe zhvilloheshin ne Mejtepet e Pukes.

Pervec lendeve qe mesoheshin ne keto Mejtepe kemi edhe disa grupe te vecanta per moshat e medha.Keto grupe ndaheshin ne dy grupe a).Grupi i burrave dhe b).grupi i grave.
Grupi i burrave mesonte kenge islame qe quhen “ilahi” po ashtu edhe “salavate dhe tekbire”. Kete kenge perdoreshin gjate muajit te “Mevludit”(ditelindja e Profetit Muhammed a.s. myslimanet ne kete muaj perkujtojne thenjet dhe veprat e Muhammedit a.s.), muajit Ramazan dhe ne festen e Bajramit te madhe dhe te Kurban Bajramit. Keto kenge ose thene ndryshe ilahi ne disa raste shoqeroheshin me daulle.Ne disa te dhena gojore del se edhe vallia e Kabashit u krijua nga burrat e fshatit qe festonin festen e Bajramit. Vallia e Kabashit ne menyre te organizuar per here te pare u luajtu nga burrat e Xhamise se fshatit Kabash. Kjo valle edhe sot vazhdon te luhet me rastin e festes se Bajramit te madh dhe te kuban Bajramit.Grupi i grave mesonin mbi ritet e morteve dhe te martesave. Grate mesoheshin nga bashkeshortia e Hoxhes se fshatit.

Mejtepet pervec aspektit mesimor islam dhe te gjuhes shqipe luajten nje rol te rendesishem edhe per takime te vecanta ku permendim: Mejtepet nga Hoxha per pajtimin e familjeve qe ishin ne hasmeri.Mejtepi ndihmohte familjet qe kishin veshtirsi ekonomike duke i ndihmuar nga ana financioare por edhe duke i arsimuar ato.Ne disa raste Mejtpet e Myftinise Puke kan luajtur edhe rolin e strehimit te luftetareve Pukjane ne mbrotje te atedheut ku kemi pas raste qe Hoxha ka marr pjese edhe vete ne lufte sebashku me Pukjanet e tjere.

Mejtepet e Myftinise Puke gjate vitve 1900 deri ne vitin 1937 luajten nje rol te rendesishem per arsimimin e Pukjaneve. Myftinia e rrethit Puke ishte nder te pakta Myftini te Komunitetit Mysliman te Shqiperise qe hapi dyert mejehere per mesimin e gjuhes Shqipe.
Rast te till kemi Mejtepin e Kabashit ku nepermjet Sadik Hoxhes nxenesit mesun shkrim e kendim.Ky mejtp luajti rol te vecante edhe per pergatitjen e imameve te ri Pukjan.
Nga Mejtepi i Koder Hanit dhe Mejtepi i Kabashit dolen keto Hoxhallare:
1.Zenel Hoxha
2.Shaban Rexha
3.Asllan Hoxha
5.Beqir Laci
Me nje vendim te vencant Myftinia e rrethit Puke lejoi imamet e Pukes per mesimin e gjuhes Shqipe. Mejtepi qe hapi dyer i pari ishte: Mejtepi i Kabashit,Qerretit etj.
Mejtepi i Qerretit u kthye totalisht ne sherbim te arsimit te gjuhes Shqipe dhe te lendeve te tjera shkencore sebashku me lendet islame.
Hoxha me kontribut te madh ishte imama Qazim Nushi i cili kishte ardhur nga Kosova. Imam Qazim Nushi sherbeu per 33 vjet si Hoxha i fshatit Qerret si dhe mesues neMejtepin e Qerretit.
Mejtepi i Qerretit sherbeu si shkolla e pare e shtetit ne kete fshat dhe vazhdoi keshtu per mbi 5 vjet.
Kontribut te vecante i adhur nga Mejtepet e Myftinise Puke qe Mejtepi i Xhamise Micojme ne krye me Shaban Rexhen. Imam Shaban Rexha duke shikuar nevojen e banorve pervec mesimeve islame kerkoj te hapet shkolla e shtetit ne kete fshat.
Me 21 janar 1976 imam Shaban Rexha i dergon nje shkrese zyrtare Kryemesuesit te rrethit Puke,Ministrit te Arsimit Hil Mosi ku shkruan:
Imam Shaban Rexha
Imam Shaban Rexha
Une i nenshkruemi Shaban Rexha, lindun ne katundin Lajthize te qendres se qytetit Puke me 09.11.1901, deklaroj si vijon:

Ne marreveshje me pleqesine e katundit Micoj u vendos me hape shkollen, me zhvillue mesime fetare dhe ne mesimin e gjuhes shqipe vullnetarisht.Mesimet vullnetare i kam pas fillue ne frue (shkurt) te vjetit 1924.

Me ane ten je lutje qe i drejtove ish-inspektorise se Arsimit Shkoder me 30 gusht 1925. Inspektoria mbasi e pati percjelle lutjen time ne favor te punes qe pata vazhdue, lutja kje pranue dhe u emnova mesuez zyrtarisht tue fillue na 1 nendori 1925.”
Pas kesaj Ministri i Arsmit te Shqiperise Hil Mosi e miraton kerkesen per te hapur Shkollen Micoj dhe duke e emruar mesues imam Shaban Rexhen.
Fillimisht mesimi per disa kohe u zhvilluan ne Mejtepin e fshatit Micoj.
Duke shpresuar qe kjo kumtes tju kete sjell informacione te dobishme dhe duke ju falenderuar per degjimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat!
Pergatiten:
Myftiu i Pukes: Gezim Kopani
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke
Ylli Hadroj
Shenim: Burimet e kesaj kumtese u morren nga: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Antari i Keshillit te Myftinise Puke Prof.Xhemal Meci,Antare te tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Idriz Ahmeti.

 

Kjo kumtes ehte mbajtur ne seminarin me teme: “Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi” Puke me 25 nentor 2012

________________________________________________________

Mejtepi i Kabashit

Mejtepi i Kabashit (1900-1918)

Kur mund te jene hapur saktesisht Mejtepi i fshatit Kabash, Puke, Iballe dhe Kryezi, nuk dihet, por te dhenat e Myftinise Puke tregohet qe jane hapur qe ne kohen e Perandorise Osmane. Mejtepi i Kabashit eshte rihapur rreth shek.XIX (1990). Te vertetuara japen prej deshmive te ish-nxenesve te ketyre mejtepeve dhe te ndonje dokumenti. Ka te dhena qe Mejtepi i Kabashit eshte hapur para vitit 1900 per te vazhduar me rihapjen e tij  me ardhjen e imam Sadik Prishtines (Luma). Ai erdhi si emigrant politik me 1912, ne perpjekje per ti shpetuar persekutimit serb.
Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, rihapi edhe Mejtepin me 1914, qe duhet te merret edhe si fillesa e arsimit ne fshatin Kabash ne fillimi te shek XX. Burimet arkivore te kohes e pqsqyrojne kete fakt me rendesi, ku del se mejtepi ka vazhduaredhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918).
Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: ” Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja.”
(S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Mesimi i turqishtes del se ishte pjese e programit mesimore ne ate “Shkolle e mesimit muhamedan” (mysliman).
Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregonin se krahas turqishtes mesonin shkrim, kendim shqip bashke me njohuri fillestare historike e gjeografike.
Me 1917 imami Sadik Prishtina (luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht edhe mesues ne shkollen fillore te Kabashit. Godina e mejtepit u perdor per shkollen ku me vone ju vendos edhe nje kat mur, veshur me derrasa nga jashte simbas modelit “shpi me çardak.” Ne vitin 1918 Mejtepi i Kabashit u kthye ne shkolle shteterore.

Disa nga nxenesit qe kan marr mesim ne kete Mejtep:

1.Shaban Rexha

2.Sahit Hoxha

3.Sahit Islami

4.Syle Isufi

5.Gjoke Matia (nga Dedajt)

6. Bejaze Brahimi

 

Pergatiti: Gezim Kopani
Libri: Kabashi, Puka qe ne lashtesi, fq. 234-235.

________________________________________________________

Mejtepi i fshatit Micoj

Mejtepi i fshatit Micoj u krijua ty nga viti 1923-1924 nga Imam Shaban Rexha.  Mejtepi fillimisht u hap ne xhamin e fshatit Micoj, per te vazhduar me vone rreth 10 m larg xhamise. Ne vitin 1925 Mejtepi i fshatit Micoj u kthye ne shkolle shqipe.Nga kjo shkolle ne vitin 1928 doli brezi i pare i nxenesve.

Ja dhe disa nxenes te Mejtepit te Kabashit

1. Hysen Bajrami

2. Arif Islami

3. Hasan Osmani

4. Veli Bejtja

5. Zog Hyseni

6. Rruste Rexhepi

7. Halil Cana

8. Aishe Kadria

9. Sinane Velia

10. Hate Rama

11. Raze Sadik Osmani

_______

Pergatiti

Gezim Kopani (Myfti i Pukes)

 

Viti: 2006

Leave a Reply