Ne kuader te muajit Ramazan 2017 Ambasada e Kuvajtit ne Shqiperi mbeshteti Myftinine e Pukes me disa pako me ushqime te cilat ju shperndane familjeve ne nevoj ne qytetin e Pukes.
Ne shperndarjen e pakove me ushqime mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Jaser Al Bader. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoj popullin e Kuvajtit per mbeshtetjen e dhe ne ndihme te familjeve ne nevoj ne qytetin e Pukes duke e vlersuar kete akt si nje vlere vellazerore mes dy popujve. Ndersa Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Jaser al Bader nder te tjera tha: “Kjo dhurate vjen per popullin vella te Shqiperise ne kuader te muajit Ramazan. Falenderojme Myftinine Puke per bashkepunimin duke uruar nje muaj te mbar per te gjithe njerezit e kesaj zone.”
Prej disa vitesh shteti i Kuvajtit nepermjet Amabasades se saj ne Shqiperi ka mbeshtetur projektet sociale te Myftinise Puke si dhe projekte te tjera kryesisht ne infrastrukture te cilat do jene fryt i bashkepunimit ne te ardhmen.