Modestia e hz.Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)

Profeti Muhammed a.s. edhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriun me modest se te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin hz.Muhammed a.s. vazhdonte te ishte edhe me modest.

Hz.Muhammed a.s. ka thene:

“Jane tre lloje njerezish me te cilet, diten e kiametit, Allahu xh.sh do te flase, te cilet nuk do ti shohe fytyren dhe nuk do ti nxjerr te paster. Dhe per ata do kete nje ndeshkim. Shoket e pyeten hz.Muhammedin a.s. kush jane keto? Hz. Muhammed a.s. tha: Jane ata qe ecin duke hequr zvarre rroben me mendjemadhesi, qe mbahen te medhenje per te miren qe kan bere duke u betuar ne genjeshtera, perpiqen ta shesin mallin me nje cmim te mire.” (Muslimi)

Allahu xh.sh porositi hz.Muhammed a.s. e me pas edhe besimtaret ne Kur’an qe te sillen me thjeshtesi.

Allahu xh.sh thote:

“Sillu me thjeshtesi ndaj besimtaareve qe te ndjekin ty.” (Shura 26/215)

Nje dite i Derguari i Allahut xh.sh ishte ulur dhe po kuvendonte sebashku me Xhebrailin. Ne nje cast nga qielli zbriti nje melek. Xhebraili a.s. tha se ishte hera e pare qe ai melek zbriste nga qielli, Meleku tha: “O Muhammed ! Mua me dergoi Zoti i Madheruar tek ti! Ai te pyet: A deshiron te jesh  pejgamber sundimtar, apo nje pejgamber rob i Zotit? Hz. Muhammed a.s. po nga Xhebraili dhe ai duke ia bere me shenje thjehtesine tha: O i Derguari i Allahut! Tregohu i thjeshte ndaj Zotit te Madheruar! Atehere, i Derguari i Allahu xh..sh tha: “Deshiron te jem pejgamber i devotshem, rob i Zotit!” (Ibn Hambel)

Thjeshtesia eshte nje nder elementet me te rendesishme te myslimanit. Ai qe eshte modest ka nje nder virtytet e besimtarit “rob te Allahut xh.sh”. Me thjeshtesi myslimani fiton kenaqesin e Allahut xh.sh.

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Ata qe , per hir te Allahut xh.sh tregon nje grade thjeshtesi, edhe Allahu xh.sh e larteson nje grade.” (Ibn Maxhe)

Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote:

“Allahu xh.sh me urdheroi: Behuni aq te thjeshte saqe askush te mos i mbahet i madh ndaj askuj dhe askush te mos i beje padrejtesi askujt.” (Muslimi)

Tregohet ne nje rast se hz.Muhammed a.s. urdheroi shoket qe te thernin nje qeng e ta piqnin. Nje nga shoket i tha: O i Derguari i Allahut xh.sh ta ther une? Tjetri tha: ta rrjep une? Tjetri tha: ta pjek une? Atehere hz.Muhammed a.s. tha: Meqe qenka puna keshtu, mua me mbetet te mbledh dru!

Teme e mbajtur nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje takimi me intelektual ne qytetin e Pukes

Nentor 2014

Leave a Reply