Ky mejtep mbahet mend per dy fakte. I pari, aty u arsimua Nel Ismail Aga, imam i ardhshem i Kryeziut. I dyti, deri nga mesi i shek XX afer mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Simbas Halim Hoxhes (Avdylit) mejtepi kishte permasa 8×10 m. Ishte njekatesh. Aty arsimoheshin femijet e Zotnive per mesim besimi islam. Mejtepet ne kete kohe ishin mesonjetore filloe,katerklaseshe. Krahas besimit islam mesonin edhe turqishten dhe njohuri fillestare gjeografike e historike. Tekstet ishin ne turqisht. Mesimet ua zhvillonin imam shetites, te ftuar per mesimet e mejtep. Si imam Zeneli, mejtepin e drejtonte ai. Mbas tij, i biri, Malush Hoxha, deri ne vitet 1945. Ky mejteo ka luajtur rol ne forcimin e besimit islam jo vetem tek djemte, por te tere familjet. Djemte e tyre me familjaret udhehiqenin lutjet Kur’anore dhe u mesonin si lutjet, si abdesin para se te zhvillonin lutje.