Historik i shkurter mbi Mejtepin e xhamise se fshatit Iballe.
Ne shekullin XVI feja islame ne Shqiperi filloj te perhapej masivish duke u pranuar jo vetem nga fshatrat por edhe nga elita qytetare dhe intelektuale. Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane Shkodra ishte islamizuar ne masen pothuajse 90%, po ashtu edhe qytet e tjera si Prizreni, Peja etj.
“Sipas nje relacioni te kreut te Arkipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar ne vitin 1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %.”
Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres – Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Sipas kujteses se besimtareve xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1660-1670. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise.
Sipas besimtareve mysliman te fshatit, Mejtetpi eshte hapne fillim nga hoxhallaret levizes per te ardhur ne vitin 1900 ku dhane mesim hoxhallare vendas si Isuf Arif Hoxha (1820-1919) Rreth ndertimit te xhamise ish antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: “Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje “ode“[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920.”[5]
Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se rreth vitit 1912-1915 mesohet te kene marr mesime islame,ashere te Kur’ani, shkrim dhe kendim shqip rreth 30 femije. Ndersa nga viti 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14vjec.
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga Xhamia e Koder Hanit Puke. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend si dhe qe ka dhene mesim eshte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku edhe filloj te praktikohej si myezin si fillim dhe me pas si imam sidomos ne muajin e Ramazanit. Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Kjo beri qe Mejtepi i Iballes dal ngadal te mbyll dyert e veta, por duke lene pas nje kontribut te vyer ne arsimimin e banoreve te asaj zone. [7]
Pergatiti
Gezim Kopani
__________
[1] Rruga Shkoder – Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me “Medaljen per Veprimtari Pariotike”.
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit 2005.