Tema: Historia e besimit mysliman ne fshatin Flet
Fshati Flet ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të Pukës. Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë.
Sipas të dhënave rreth vitit 1888 ky fshat thuhet të ketë pas rreth 35 shtëpi myslimane nga të cilat 4 të besimit katolik.[1]
Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve 1920-1929 del se fshati Flet të ket pasur rreth 34 shtëpi nga të cilat 9 të besimit katolik.[2]
Si myslimanët ashtu edhe katoliket janë fis me Iballen, ku myslimanët quhen “Buçagjegjaj” ndërsa katoliket “Përgjegjaj”.[3]
Nga ana administrative fetaro-islame fshatrat si; Trun, Flet, Lejthizë, Sakat(Blerim), Xathë dhe Kulumri mbuloheshin nga hoxhallarët e Myftinisë së rrethit të Pukës. [4]
Fshati Kulumri në vitin 1888 mësohet të këtë pas rreth 35 shtëpi myslimane. Nga të dhënat popullore fjala “Kulumri” vjen prej fjalës “Kulm” “kulmi i lodhjes” , “mri” [5] në pikun e lodhjes” . Ndërsa nga ana shkencore del se fjala “Kulumri” vjen nga fjala “kulm” nga ku del edhe fjala “Kal” që do të thotë “Udhë”.[6]
Fakti që Udh Madhja lidhte Shqipërin me Kosoven bëri që fshati Kulumri të bëhet një pik pushimi dhe referimi për udhëtarët. Sipas të dhënave popullore kemi se; në fshatin Kulumri ishte pike e rëndesishme pushimi madje ata vendosen edhe një mesxhid [7] ku të kryenin ritet fetare. Pas disa vitesh ushtarët Osman të mbeshtetur edhe nga banorët e fshatit Kulumri vendosen të ndërtonin xhamin e fshatit Kulumri. Xhamia u ndërtua në Kulumri për faktin se ndodhesh në mes të rrugës Udhe Madhe si dhe të fshatrave myslimane. Xhamia e fshatit Kulumri kishte një kapacitet prej 100 personash. Xhamia ka qenë dy kateshe. Ka pas Hajatin e Myezinit si dhe një hytbe të gdhëndur me dru arre. Xhamia shërbente për fshatrat: Kulumri, Lejthizë, Sakat, Xathë e Flet.[8]
Sipas të dhënave në fshatin Flet paskan qënë tre vellezer; 1. Përgjegji, 2. Gegë Gjegji dhe Buç Gjegji. Ky i fundit u ba mysliman.
Sipas të dhënave të grumbulluara në vitin 1929 del se “Buçgjegjaj” janë bërë 30 shtëpi. Sipas këtij shënimi fshati Flet ishte i ndar në 3 lagje myslimane e një lagje katolike.[9]
Edhe sot në fshati Flet ndodhen 3 lagje myslimane të cilat quhen; 1. Sylaj 2. Xhauri dhe Velaj dhe një lagje katolike që quhet Kolaj.[10]
Të dhënat sipas lagjeve në fshatin Flet është simëposhtë:
Në lagjen “Sylaj” ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht që bërbëhen nga:
1.Qazim Baftija
2.Miftar Mustafa
3.Qamil Rexha
4.Basri Selmani
5.Agron Syla
6.Muharrem Halili
7.Beslim Rexhepi
Në lagjen “Xhauri” ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që bërbëhen nga:
1.Ismail Arifi
2.Agim Xhauri
3.Riza Huli
4.Sali Bajrami
5.Istref Mustafa
6.Bujar Isufi
7.Nezir Ismaili
Ndërsa në lagjen “Velaj” ndodhen rreth 9 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që bërbëhen nga:
1.Ali Haxhia
2.Myrte Islami
3.Alfred Islami
4.Beslim Islami
5.Durim Hyseni
6.Vebi Hyseni
7.Halit Zeqa
8.Riza Zeqa
9.Xhemal Bejta
Ndërsa në lagjen katolike “Kolaj” aktualisht jetojnë rreth 4 familje. [11]
Fshati Flet si edhe fshatrat e tjerë si Xathi, Truni,Sakati, Fleti e Kulumria ishtin të lidhur ngusht me njeri-tjetrin.
Sipas Ali Zmakës (ish-banor i fshatit Flet) kemi se: “Ne xhamin e fshatit Kulumri kan shërbyer si hoxhë Osman Hoxha, Azman Hoxha, Zenel Hoxha dhe Mehmet Hoxha. Hoxhë Mehmeti e ka pas shtëpin midis fshatit të Fletit.Ndërsa Baram Haziri dhe Isen Hoxha ka qënë Myezin. Mbaj mend se për bajrame u mbushte xhamia dy kateshe.Ma do mendja rreth 150 burra faleshin bajramin. Nga kallaballëku i madh janë kan fal edhe jasht. Për faljen e bajramit vinin nga Kulumria, Lejthiza, Xathi, Fleti, Sakati. Ka past raste qe vinin edhe prej fshatit Pistë.Fshati Kulumri, Flet, Xathe e kan pas për zakon me marr hoxhën për me këndu “mevlud” nëpër shtëpia. I veçantë ishte muaji Ramazan ku u organizoheshin faljet e namazit të “teravive” në disa shtepi të Fletit si dhe në xhami. Fletasit thirrnin hoxhen dhe ai fillonte sipas kërkesës duke ju shërby me namazin e teravive si edhe duke ju lexu salavte dhe Kur’an. Kur vinte festa e bajramit u bashkoshim të gjithë burrat e fshatit dhe udhëtonim në këmbë për me fal namazin e Bajramit në xhamin e Kulumrisë.” [12]
Vitet e fundit Myftinia e rrethit Pukë ka treguar kujdes të veçantë në grumbullimin e fakteve historike të besimit islam në rrethin e Pukës.
Përgatiti
Gëzim Kopani
(Myfti i Pukës)
Pukë më; 25 nentor 2014
______________
[1] Shënime nga imam Gezim Kopani, “Historia e besimit mysliman në fshatin Flet” viti 2006.
[2] Karma,Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28
[3] Karma, Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28
[4] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[5] Mri; arrit.
[6] Mesxhid, vend ku myslimanët gjatë udhetimeve kryejnë rite fetare.
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani, “Historia e xhamisë Kulumri” viti 2006.
[8] Shenime nga imam Gezim Kopani, “Historia e xhamisë Kulumri” viti 2006.
[9] Karma, Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28.
[10] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë.
[11] Shenime nga imam Gezim Kopani “Historia e besimit islame në Flet” viti 2014.
[12] Shënime nga imam Gëzim Kopani “Histori i xhamisë Kulumri” viti 2011.